

Sport
Guardiola beson se do të kualifikohen në gjysmëfinale
Published
4 years agoon
By
Betim GashiTrajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka premtuar fansat e klubit të tij që në ndeshjen e kthimit kundër Borussia Dortmundit, skuadra e tij nuk do të qëndroj duarkryq por do të vazhdojë drejt gjysmëfinales.
City ka një avantazh të vogël në ndeshjen e kthimit kundër Dortmundit, pas golit të mbrëmshëm të Phil Foden në minutën e 90’-të, gol ky i cili ia siguroi fitoren Cityt me rezultat 2:1.
Në tre sezonet e fundit, Manchester City është diskualifikuar tre herë, ku është eliminuar nga Liverpooli, Tottenham dhe Lyoni, por Guardiola ka insistuar që lideri i Premier Ligës do të vazhdojë që të sulmojë në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës gjermane.
“E dimë që ne duhet të shënojmë gola sepse ata kanë kualitetin për të shënuar dhe gjithmonë shënojnë. Do të shikojmë që të punojmë rreth gjërave të cilat nuk mund t’i bënim sot. Do të reflektojmë në mënyrë të qetë, mënyra më e mirë e mundshme, dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë, që kur të zhvillojmë ndeshjen si mysafirë, ta vazhdojmë siç kemi bërë në katër, pesë, gjashtë muajt e fundit, do të shkojmë aty për ta fituar ndeshjen”, tha Guardiola.
“Para ndeshjes, unë ju thash lojtarëve ‘vetëm fitoni në këtë ndeshje, nuk dua asgjë tjetër’, dhe e arritën atë gjë. Tani do të udhëtojmë për në Dortmund vetëm për të sulmuar, absolutisht jo për tu mbrojtur. Do të aplikojmë stilin tonë të lojës, me presion të lartë, të shikojmë skemat rreth formacionit, dhe të mbulojmë mirë pozitat e sulmuesve të tyre, dhe do të mundohemi që të luajmë për 90’ minuta, që të vazhdojmë drejt gjysmëfinales”, shtoi trajneri spanjoll.
Vetëm Real Madridi (26) dhe Barcelona (20) kanë fituar më shumë ndeshje se Manchester City (13) kundër skuadrave gjermane në Ligën e Kampionëve, ku City ka fituar 11-të ndeshjet e fundit nga 12-të të zhvilluara kundër gjermanëve.
Lajmet
Ademi: Avdullahu mund të bëhet Xhaka i Kosovës
Published
13 hours agoon
September 4, 2025By
UBT News
President i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur para ndeshjes kualifikuese mes Zvicrës dhe Kosovës, duke shpjeguar pse Leon Avdullahu vendosi të përfaqësojë Kosovën.
Ademi tha se Zvicra nuk ka arsye të frikësohet, pasi marrëdhëniet mes dy federatave janë të mira.
Ai theksoi në një intervistër për medium zviceran ‘Blick’ se Avdullahu e mori vendimin me zemër dhe është pjesë e një projekti afatgjatë për të ndërtuar një gjeneratë të re lojtarësh që synon Kampionatin Evropian, ku mes tyre ai shihet si lider i ardhshëm.
“Ne kemi sjellë shumë lojtarë të rinj midis 17 dhe 20 vjeç për të formuar ekipin tonë për dhjetë vitet e ardhshme. Qëllimi është të arrijmë Kampionatin Evropian. Dhe Leoni luan një rol veçanërisht të rëndësishëm si udhëheqës. Ne e shohim atë si pjesë të brezit të ri që do të formojë themelin. Ne besojmë se ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës. Sigurisht, ai është ende i ri – dhe nuk duam t’i bëjmë shumë presion. Por mendojmë se ai ende mund të zhvillohet shumë mirë”, ka thënë Ademi.
Duke folur për raportet me Zvicrën, kreu i FFK-së nënvizoi mirënjohjen ndaj këtij vendi për kontributin në zhvillimin e futbollistëve shqiptarë dhe tha se Kosova respekton çdo zgjedhje të lojtarëve me dy shtetësi. Ai nuk përjashtoi që në të ardhmen edhe talente të tjerë si Albian Hajdari të bashkohen me Kosovën.
“Ne nuk e detyrojmë askënd të luajë për ne. Kushdo që ndjehet kosovar dhe dëshiron të kontribuojë është i mirëpritur”, përfundoi Ademi.

Lajmet
Scamacca largohet nga grumbullimi me Italinë
Published
14 hours agoon
September 4, 2025By
UBT News
Gianluca Scamacca është detyruar të tërhiqet nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar të Italisë, pasi ende po ndjen efektet e dëmtimit të rëndë në gju që pësoi sezonin e kaluar, sipas raportimeve të fundit.
Scamacca ishte midis 28 lojtarëve të thirrur në skuadrën e parë të kombëtares italiane nga Gennaro Gattuso që nga emërimi i tij si trajner i përgjithshëm.
Ish-sulmuesi i West Ham ka luajtur si titullar në të dyja ndeshjet e para të Atalantës në Serie A të sezonit 2025-26, dhe tashmë është jashtë formacionit në ligë, pavarësisht se mungoi në pjesën më të madhe të sezonit 2024-25 për shkak të lëndimit.
Skamacca pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL) gjatë një ndeshjeje miqësore para sezonit gushtin e kaluar dhe, megjithëse ishte rikthyer në fushë në janar, ai pësoi një tjetër dëmtim serioz, këtë herë në kofshë, i cili gjithashtu kërkoi ndërhyrje kirurgjikale për t’u zgjidhur.
Edhe pse ishte mjaftueshëm i aftë për të luajtur si titullar për Atalantën në dy ndeshjet e para të sezonit, Scamacca ka vuajtur përsëri nga dhimbjet në gju gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Kjo do të thotë që Scamacca nuk do të jetë i përfshirë në asnjërën nga dy ndeshjet e ardhshme të Italisë, të cilat zhvillohen kundër Estonisë të premten në mbrëmje dhe kundër Izraelit të hënën./S.K/KP/
Sport
Futbollisti francez dënohet me 90 mijë euro për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes
Published
20 hours agoon
September 4, 2025By
UBT News
Ish-reprezentuesi i Francës, Wissam Ben Yedder, u shpall të mërkurën fajtor për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij të ndarë dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej 90,000 €.
Avokatja e tij, Marie Roumiantseva, tha se 35-vjeçari nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit dhe se do të apelojë vendimin.
Kjo është dënimi i dytë për Ben Yedder brenda më pak se një viti. Në nëntor, mori dënim me dy vjet burg me kusht për sulm seksual ndaj një gruaje, të kryer dy muaj më parë. Më 2023, një gjykatë spanjolle e dënoi me gjashtë muaj burg me kusht për evazion fiskal gjatë periudhës 2016–2019 te Sevilla.
Ai është nën hetim, me vëllain e tij Sabri, për përdhunimin e dy grave më 2023, akuza të cilat të dy i mohojnë. Për çështjen e dhunës psikologjike, prokuroria franceze kishte kërkuar një dënim me tetë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 10,000 €.
Në vend të kësaj, gjykata e dënoi me gjobë 90,000 € dhe urdhëroi të paguajë 60,000 € të tjera – gjysmën si kompensim për bashkëshorten dhe gjysmën për shpenzime gjyqësore. Çifti është në proces divorci.
Ben Yedder, ish-kapiten i Monacos në Ligue 1, renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit.
Ai është pa klub që nga një periudhë e shkurtër këtë vit te Sepahan në Iran.

Hulumtimi 75 vjeçar nga Harvardi zbulon faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve

Gjashtë gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë një fëmije

Publiku e injoron! “With Love, Meghan” jashtë top listës së Netflix

Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit – Si t’i parandaloni?

Filmi për vajzën e vrarë në Gaza thyen rekord në Festivalin e Venecias, publiku duartrokiti për 23 minuta

Ambasadori Hargreaves i shkon në zyrë Dimal Bashës

Vdes kreatori i njohur italian Giorgio Armani

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan arrin në 2200

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet1 week ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet1 month ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës