Sport

​Gliha: Lojtarët duhet të vdesin në fushë për Kosovën

Tekniku slloven ka shtuar gjithashtu se ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian.

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ka deklaruar se nën drejtimin e tij lojtarët duhet të japin maksimumin dhe të jenë të gatshëm të vdesin në fushë për kombëtaren.

Tekniku slloven ka shtuar gjithashtu se ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian do të shfrytëzohen për të ndryshuar mentalitetin krahasuar me ndeshjet e kaluara.

Sa i përket largimit të sulmuesit Arbnor Muja drejt Kombëtares së Shqipërisë, menaxheri i kombëtares, Bajram Shala deklaroi se FFK ka bërë gjithçka që ai të jetë pjesë e Kosovës, por ishte dëshira e lojtarit që të luajë për Shqipërinë.

Sa i përket ndeshjes me Zvicrën, Gliha ka deklaruar se është një sfidë shumë e komplikuar por që do të provohet të merret një rezultat pozitiv. Ai ka shtuar se kjo ndeshje mund të shërbejë për ta kthyer entuziazmin në kombëtare.

Ai pranoi se sa i përket kualifikimeve, tashmë situata është shumë e komplikuar, por që “duhet siguruar që secili nga ne dhe lojtarët të jenë të gatshëm të japin gjithçka nga vetja e tyre për fanellën e Kosovës”.

Sport

Ndahet nga jeta lojtari i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Botën e futbollit amerikan e tronditi lajmi i ndarjes së papritur nga jeta i lojtarit të Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland.

Mbrojtësi 24-vjeçar u gjet i vdekur në Frisco të Texasit, duke lënë pas familjen, të fejuarën Catalina dhe shokët e skuadrës në dhimbje të thellë.

Dallas Cowboys e përshkruan Kneeland si një shok të dashur dhe shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e tij.

“Me shumë trishtim njoftojmë se Marshawn humbi jetën në mënyrë tragjike,” thuhet në komunikatën zyrtare.

Kneeland ishte zgjedhja nr. 56 në raundin e dytë të Draftit të 2024 dhe sapo kishte shënuar touchdown-in e tij të parë në NFL në ndeshjen e fundit të Cowboys ndaj Arizona Cardinals.

Sipas policisë së Dallasit, ai u gjet i vdekur tre orë pas një aksidenti rrugor, pas të cilit kishte dërguar mesazhe lamtumire për familjen dhe shokët. Autoritetet tentuan ta kontaktonin përmes telefonit, mesazheve dhe madje përdorën dron për ta lokalizuar.

Ngjarja la gjurmë të thellë në komunitetin sportiv. Në homazh, skuadra e Denver Broncos mbajti një minutë heshtje gjatë ndeshjes ndaj Las Vegas Raiders, duke nderuar kujtimin e Kneeland duke treguar se sporti bashkon njerëzit edhe në momente tragjike. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Lajmet

​Lojërat Mesdhetare: Një delegacion ndërkombëtar inspekton impiantet sportive në Prishtinë

Published

on

Nga 4 nëntori deri më sot është zhvilluar në Prishtinë vizita e parë në terren e përfaqësuesve të RCAG, kompanisë fituese për hartimin e projektit për Lojërat Mesdhetare 2030.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte nisja e bashkëpunimit praktik në fazën përgatitore të projektit dhe krijimi i një kuptimi të përbashkët mes palëve për pritshmëritë dhe drejtimin që duhet të marrin punët që duhet të përfundohen.

Delegacioni në fjalë ka parë nga afër infrastrukturën aktuale sportive në Kosovë duke inspektuar disa prej impianteve kryesore sportive si stadiumin “Fadil Vokrri”, Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Bulevardet e Prishtinës (lokacioni i garave të 3×3 basketbollit), Lokacionin e kompleksit olimpik të notit, Parkun Kombëtar të Gërmisë, Zonën e parashikuar për Fshatin e Sportistëve, Qendrën e Komitetit Olimpik të Kosovës, si dhe hotelet e parashikuara për “Games Family”.

“Janë dy nivele kyçe në të cilat ata do të fokusohen. Numër një është plani i operimeve dhe i shërbimeve të cilat ne do t’i ofrojmë familjes mesdhetare e cila sot ta vizitojë Kosovën dhe natyrisht ajo pa të cilën nuk mundemi dhe kjo është infrastruktura sportive dhe infrastruktura e përgjithshme e cila duhet të krijohet për t’i organizuar Lojërat Mesdhetare. Një nga temat shumë të rëndësishme do të jenë burimet njerëzore, pra si do ta arrijmë nivelin që sa më shumë staf profesional lokal të jetë i kyçur në Lojërat Mesdhetare dhe plani ynë dhe parashikimet tona janë që mbi 500 persona të rinj nga Kosova do të jenë të angazhuar në nivele të ndryshme të memaxhmentit të organizimit të Lojërave Mesdhetare”, bëri të ditur Aliti.

Rekomandimet e dala nga kjo vizitë, sipas Fidan Shatrit nga Ministria e Sportit, do të përfshihen në masterplanin e Lojërave Mesdhetare.

“Ideja e vizitës është nga kompania përfituese e masterplanit që të jenë fizikisht këtu për t’u informuar për detaje të ndryshme që të marrin sa më shumë informata që hyjnë në funksion të hartimit të masterplanit për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’. Në këtë kontekst ne e kemi një bazë pasi që marrja e këtyre lojërave është një dokument i cili fillimisht është hartuar në atë kohë, pra libri i kandidimit dhe pastaj kontrata e kryeqytetit që është njëkohësisht edhe garanci e qeverisë së Kosovës për zhvillimin ose kandidimin në atë kohë dhe marrjen e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030′”, theksoi Shatri.

Ndërsa shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Prishtinës Vllaznim Osmani theksoi se pas kësaj vizite, do të bëhet më e qartë se në cilat pika infrastrukturore sportivet duhet të intervenohet menjëherë.

“Ky është takim fillestar dhe normal është e kuptueshme që disa prej objekteve ekzistuese në kryeqytet dhe jo vetëm është mirë të shikohen se cilat janë intervenimet që duhet të bëhen për të pasur mundësi që këto arena të shfrytëzohen për këto lojëra. Mirëpo ne e dimë prej studimeve që i kemi bërë vet si kryeqytet që këto nuk janë të mjaftueshme dhe janë shumë të limituara, mirëpo është mirë që të bëhet një analizë e mirëfilltë prej kompanisë e cila ka eksperiencë të madhe në këtë fushë për ta kuptuar se cilat janë ato elemente që ne duhet t’i rregullojmë për të pasur mundësi t’i shfrytëzojmë dhe cilat janë nevojat adekuate për të investuar në infrastrukturë të re”, deklaroi Osmani.

E përfaqësuesi i kompanisë RCAG, Rob Clarke, thotë se është momenti që Kosova të nis menjëherë me punët konkrete në terren për Lojërat Mesdhetare.

“Mendoj se përshtypja jonë është se koha është e mirë. Tani është momenti për të filluar me strategjinë dhe planin e zbatimit. Besoj se periudha prej katër deri në katër e gjysmë vjet ofron një mundësi të mirë për të menduar në mënyrë të hollësishme për ndikimin që do të ketë trashëgimia e Lojërave. Pra, jo vetëm planifikimi për Lojërat, por edhe mendimi për trashëgiminë. Kjo përfshin aspektin fizik, trashëgiminë infrastrukturore. Së fundi, ne kemi diskutuar pikërisht planet e zhvillimit të infrastrukturës për lojërat. Po ashtu, duke menduar edhe nga aspekti ekonomik, cilat janë mundësitë e mundshme të biznesit për kompanitë vendore që të ndihmojnë me ofrimin e mallrave dhe shërbimeve për lojërat.”, tha Clark.

Agjenda përfshinte prezantimin e palëve kryesore të përfshira në projekt, njohjen me qytetin dhe ambientet sportive, si dhe harmonizimin e objektivave për fillimin e zbatimit të fazave të ardhshme të planifikimit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

FIFA publikon nominimet për “Lojtarin më të mirë të vitit 2025”

Published

on

FIFA ka shpallur listën e lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari më i mirë i vitit 2025”.

Në mesin e emrave të njohur janë Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë, dhe bashkëlojtarët e tij të PSG-së, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Vitinha.

Nga Barcelona janë nominuar Lamine Yamal, Raphinha dhe Pedri, ndërsa nga Premier League emrat e Mohamed Salah dhe Cole Palmer të Liverpool dhe Chelsea.

Po ashtu, Kylian Mbappé dhe Harry Kane kompletojnë listën e nominimeve.

Lionel Messi mbetet lojtari më i suksesshëm në këtë kategori, duke e fituar çmimin tri herë (2019, 2022, 2023)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Skandal në futbollin turk: Arrestohen 17 gjyqtarë dhe një president klubi

Published

on

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 21 personave, mes tyre 17 gjyqtarë dhe presidenti i një klubi të Super Ligës, si pjesë e një hetimi për baste të paligjshme në ndeshje futbolli.

Hetimi vjen pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit (TFF) javën e kaluar për të pezulluar 149 gjyqtarë dhe asistentë, pasi u zbulua se shumë prej tyre kishin llogari bastesh. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, deri tani janë ndaluar 18 prej tyre.

Zyra e prokurorit të Stambollit tha se gjyqtarët dhe zyrtarët e dyshuar akuzohen për manipulim rezultatesh dhe shpërdorim detyre. Një ish-pronar klubi dhe një ish-president i një shoqate futbolli janë gjithashtu nën hetim.

Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e quajti rastin “një krizë morale për futbollin turk”. Hetimi i federatës zbuloi se mbi gjysma e gjyqtarëve aktivë në ligat turke kishin llogari bastesh, ndërsa disa prej tyre kishin vendosur baste mijëra herë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara