Kronikë e zezë

​Gjykata dënon komandantin e nënstacionit policor në Zhur

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim Dënues ndaj të akuzuarit Z.S., komandant i nënstacionit policor në Zhur, për shkak se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar. Megjithatë, dënimi ndaj tij është vetëm me kusht.

Sipas gjykatës, ai ndryshoi një fletparaqitje të kundërvajtjes.

“I akuzuari, si person zyrtar – Komandant i Nen Stacionit Policor ne Zhur, ne dokumentin zyrtar – Fletëparaqitjen për Kundërvajtje, me numër SHQ……, të datës 27 mars 2021, të lëshuar kundër kundërvajtëses, M.E., nga zyrtari policor V.F., dhe D.K., sipas së cilës fletëparaqitje ajo kishte bërë kundërvajtje dhe për të cilën kundërvajtje të njëjtës i është shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patent shoferit për tre muaj dhe shqiptimi i një pike negative, ashtu që i akuzuari në këtë fletëparaqitje shënon të dhëna të rreme, në atë mënyrë që më datë 29 mars 2021, ndërhyn në fletëparaqitjen duke shënuar se kundërvajtësja ka kryer kundërvajtje, tek pjesa e gjobës ia bën gjobën 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe piken negative duke fshirë me lapsin kimik, fshin edhe tek vendi ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”, ku ka qenë i shënuar numri i patentë shoferit të kundërvajtëses, vendos nënshkrimin e tij tek “Nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe shënon numrin e ID-se se tij, me të cilin nënshkrim vërteton këtë dokument zyrtar që përmban të dhëna të rreme. Këso dore ka kryer veprën penale – Falsifikim i dokumentit zyrtar të Kodit Penal. Andaj gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e gjykon me dënim me kusht ashtu që i vërteton dënimin me burg në kohëzgjatje prej 7 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, në afat prej 1 viti, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit“.

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara