Lajmet

​Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës

Ambasada ka shkruar në Facebook se kjo është dhuratë e veçantë nga Gjermania në prag të 14-vjetorit të Pavarësisë.

Published

on

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Ambasada ka shkruar në Facebook se kjo është dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Përzemërsisht, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin”, thuhet në njoftim.

Vendi

Qeveria në detyrë mblidhet sot në orën 12:00

Published

on

By

Qeveria në detyrë do të zhvillojë sot, në orën 12:00, një mbledhje të saj. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje mbi agjendën apo arsyet e thirrjes së mbledhjes./D.B

Continue Reading

Lajmet

Moti sot

Published

on

By

Sot (e martë) pritet të mbajë mot i vranët me reshje lokale shiu.

Era do të jetë me shpejtësi nga 20 deri 55km/h.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 5 deri në 7 gradë Celcius kurse ato maksimale nga 10 deri 13 gradë Celcius./D.B.KP

Continue Reading

Rajoni

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit E.M nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 11.08.2025 rreth orës 21:25 në Gjakovë Rr. “Gasper Karaqi”, i pandehuri me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon, substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që derisa i pandehuri ka qenë duke lëvizur përgjatë rrugës së lartcekur me automjetin e tij Audi A6 me targa të regjistrimit …., në një pik kontrolli është ndalur nga zyrtarët policor të NJRSH-së, ku gjatë kontrollit në çantën e të pandehurit gjenden dhe sekuestrohen gjashtë (6) qese të mbushura me substancë narkotike.

Ashtu që nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, një peshore digjitale, dy palë gërshërë, një lugë metalike, shirit ngjitës, shkrepës dhe qese të vogla të zbrazëta, të cilat kanë shërbyer për përgatitjen dhe më pas shitjen apo shpërndarjen e substancës narkotike, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor, me ç’rast pas ekzaminimit nga AKF sipas raportit është konstatuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë të përgjithshme 342.06 gram”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se gjithashtu i pandehuri nga data e pa vërtetuar e deri më datë 11.08.2025, rreth orës 21:25 në Gjakovë, ka mbajtur në pronësi armë në kundërshtim me Ligjin për Armë Nr.05/L-022, dhe atë një pistoletë me gaz të llojit Zoraki dhe një karikartor, e sekuestruar nga ana e policisë.

Me këto veprime i pandehuri E.M., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara