Kronikë e zezë

​Gjendet i lidhur me litar në skaj të rrugës

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.

Published

on

Një person ishte hasur i lidhur me litar në skaj rrugës, nga dy dëshmitarë në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në rrugë ishte ndaluar nga tre persona të panjohur, të maskuar njëri prej tyre i armatosur, të cilët ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pas para të gatshme dhe me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.

Vendi

Vrasja e gruas në Malishevë: Arma dyshohet se ishte me leje të babait të të dyshuarit

Published

on

By

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e 25-vjeçares shtatzënë në fshatin Kërvasari të Malishevës. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka konfirmuar se arma me të cilën dyshohet se u krye krimi kishte leje dhe i përkiste babait të të dyshuarit.

“Në momentin e marrjes së informatës, njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të lëndimeve shumë të rënda, personat janë transportuar me urgjencë për në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Zogaj për mediat.

Më tej, komandanti i stacionit sqaroi rrethanat e armës së përdorur në këtë ngjarje: “Dyshohet se arma është me leje dhe është e prindit të dorasit. Prokuroria e ka cilësuar rastin si vrasje të rëndë, ndërsa ne jemi në fazën fillestare të hetimeve për të zbardhur të gjitha rrethanat”.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se 25-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas ka mbetur i plagosur rëndë dhe po vazhdon të trajtohet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Hetimet nga organet e rendit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mbi 1 mijë raste të dhunës në familje u raportuan në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026

Published

on

By

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një prej problemeve më serioze sociale në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë raportuar gjithsej 1,341 raste të dhunës në familje, duke përfshirë viktima të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme. Kjo i i bie se në Kosovë mesatarisht raportohen më shumë se shtatë raste të dhunës në familje çdo ditë.

Sipas statistikave për viktimat e përfunduara me fatalitet, janë evidentuar gjashtë persona të vrarë – katër burra dhe dy gra. Ndërkaq, sa i përket dhunimeve seksuale të raportuara brenda familjes, janë regjistruar dy raste, përkatësisht në Pejë dhe Gjilan.

Për sa u përket urdhrave për mbrojtje të përkohshme emergjente, janë lëshuar gjithsej 77 urdhra. Mitrovica shënon numrin më të lartë të shqiptimit të këtyre urdhrave, e ndjekur nga Prishtina dhe Gjakova me nga tetë raste, si dhe Prizreni, Ferizaj dhe Gjilani me nga tri raste secili.

Nga raporti i Ministrisë së Drejtësisë rezulton se numri më i lartë i kryesve të dhunës në familje i përket grupmoshës 30-40 vjeç, ku shumica e viktimave janë gra. Ndërkaq, mosha më e prekur e viktimave i përket grupmoshës 20-30 vjeç.

Sa i përket rajoneve, Prishtina prin me numrin më të madh të raportimeve për dhunë në familje me 441 raste. Pas saj renditen:

  • Mitrovica: 174 raste
  • Gjakova: 165 raste
  • Peja: 162 raste
  • Gjilani: 150 raste
  • Prizreni: 135 raste
  • Ferizaj: 114 raste

 

Continue Reading

Vendi

14 armë të sekuestruara dhe 4,855 gjoba në Rajonin e Prishtinës gjatë një jave

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjatë javës së kaluar 65 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, 47 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një 49-vjeçar pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik

Published

on

By

Një 49-vjeçar ka humbur jetën të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga lartësia gjatë kohës sa po punonte.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, raporton Ekonomia Online.

Sipas policisë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.  /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara