Lajmet

​Gjatë këtij muaji pritet të finalizohet strategjia për arsim

Në kuadër të strategjisë 2022-2026 do të jenë pesë objektiva strategjike.

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi, me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft strategjinë për arsim 2022-2026.

Në këtë takim, kryesuesi i ekipit hartues nga MAShTI, Haki Sfishta, tha se buxheti për këtë strategji arrin koston totale 322.8 milionë euro, ndërsa ka shtuar se në buxhetin e vitit 2023 është aprovuar edhe një buxhet prej 6 milionë eurove për digjitalizim.

Sfishta tha se gjatë këtij muaji pritet të finalizohet strategjia, e cila ka pesë objektiva.

Në kuadër të strategjisë 2022-2026 do të jenë pesë objektiva strategjike: rritja e përfshirjes dhe qasjen e barabarte për edukimin në fëmijërinë e hershme, arsimi para universitar, aftësimi profesional, arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit. Ndërsa ka shtuar se kanë synim të arrijnë rritjen e numrit të arsimit parashkollor dhe ngritjen e çerdheve.

Faze e përgatitjes së dokumentit ka filluar ne gusht dhe kemi punuar ne analizën e gjendjes në periudhën tetor-nëntor dhe gjatë analizës janë shqyrtuar gjitha të gjeturat dhe që kanë nevojë të përfshihen në dokumentin e ardhshëm. Me vonë është përcaktuar vizioni, sistemi i objektivave në grupet punuese dhe presim që gjatë këtë muaji të finalizohet strategjia dhe të aprovohet në Qeveri”, tha ai.

Ndërkaq zëvendësministri i MAShTI-t, Dukagjin Pupovci, tha se draft strategjia është në linjë me dokumentet ndërkombëtare që paraqesin bazë për ndërtimin e politikave arsimore ne vend.

Lirie Lokaj, nga GIZ-i gjerman, tha se Qeveria gjermane është e fokusuar në punësimin e të rinjve dhe orientimin e tyre në tregun e punës.

Qeveria Gjermane është e fokusuar në rritjen e punësimit te të rinjve përmes përmirësimit, orientimit në karrierë, përfshirjes së shtuar së sektorit privat në arsim dhe aftësim profesional dhe në përgjithësi orientim më të mirë në tregun e punës për të rinj… Roli ynë si GIZ në hartimin e strategjisë së arsimit ka qenë më shumë si pasivitues përderisa MASHTI e ka pasur rolin udhëheqës gjatë gjithë procesit… Sot ne kemi para vetes një version pothuajse final të strategjisë dhe uroj që të përfitojnë të gjithë sa më shumë nga ky takim duke ofruar kontributet tona të çmueshme, finale të cilat do të pasurojnë dhe perfeksionojnë me tepër këtë dokument. Ne si GIZ do të qëndrojmë të përkushtuar dhe pranë partnerit tanë, pranë ministrisë arsimit edhe në vitet e ardhshme duke kontribuuar në zbatimin e kësaj strategjie”, tha ajo.

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara