Lajmet

​Gjashtë të vdekur nga të shtënat në një pronë të largët australiane

Kryeministri Anthony Albanese e quajti atë një “ditë të mërzitshme” për Australinë.

Published

on

Gjashtë persona, përfshirë dy oficerë policie, janë qëlluar për vdekje pas një prite të dyshuar në një pronë të largët australiane.

Policia tha se ata kishin qenë në kërkim të një personi të zhdukur në Wieambilla – 270 km (168 milje) në perëndim të Brisbane, Queensland – kur u qëlluan.

Pas një rrethimi të gjatë, tre të dyshuar u qëlluan për vdekje nga policia. Një motiv mbetet i paqartë, thanë autoritetet, shkruan BBC.

Kryeministri Anthony Albanese e quajti atë një “ditë të mërzitshme” për Australinë.

Katër oficerë policie – të cilët janë të armatosur në Australi – fillimisht shkuan në pronë të hënën pasdite me orën lokale, pas një kërkese nga policia e Uellsit të Ri Jugor, përcjell KosovaPress.

Policët Matthew Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McCrow, 29 vjeç, u qëlluan për vdekje teksa i afroheshin pronës. Një tjetër oficer pësoi një dhe i katërti u arratis pa lëndime fizike, tha policia.

Një fqinj, 58-vjeçari Alan Dare, u vra nga të dyshuarit pasi shkoi në pronë për të hetuar.

Rrethimi përfshinte “shumë armë” dhe vazhdoi për orë të tëra, përpara se të dyshuarit – dy burra dhe një grua – të qëlloheshin nga oficerë të trajnuar posaçërisht, thanë autoritetet.

Njëri u identifikua si Nathaniel Train, 46 vjeç, një ish-drejtor shkolle dhe person i humbur.

Të tjerët ishin vëllai i tij Gareth Train, 47 vjeç, dhe gruaja e Gareth, Stacey Train, 45, të cilët ishin bashkëpronarë të pronës.

Komisionerja e Policisë së Queensland, Katarina Carroll e përshkroi sulmin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe humbjen më të madhe të jetës së forcës në një incident të vetëm në shumë vite.

“Ata oficerë nuk patën asnjë shans. Fakti që dy dolën të gjallë është një mrekulli”, tha ajo pasi vizitoi vendin e ngjarjes të martën.

Oficeri i padëmtuar – një fillestar i betuar vetëm disa javë më parë – arriti të gjejë mbulim dhe të thërrasë për ndihmë.

Të dyshuarit më pas u përpoqën ta nxirrnin jashtë duke ndezur një zjarr, tha presidenti i Unionit të Policisë në Queensland, Ian Leavers.

“Ajo nuk e dinte nëse do të qëllohej, apo [nëse] do të digjej e gjallë”, i tha ai Australian Broadcasting Corporation (ABC).

“Unë e di se ajo u dërgonte mesazhe njerëzve të dashur, duke thënë se ishte në një pikë ku mendonte se ishte koha e saj. Çfarë po kalonte në mendjen e saj, askush nuk mund ta kuptojë”.

Më pas mbërriti policia e specializuar dhe mori përsipër operacionin.

Lajmet

Arrest shtëpiak ndaj katër të pandehurve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Gjakovë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve A.B., E.B., A.L. dhe A.K., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Sipas kërkesës, gjatë viteve 2018 dhe 2019, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.B., Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, dhe E.B., Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në Komunën e Gjakovës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe në bashkëkryerje, me dashje dhe në kundërshtim me interesin publik, kanë lëshuar pëlqime për parcelim të paligjshëm të pronave publike në dobi të palëve të treta A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke u mundësuar këtyre bartjen e pronës publike në emër të tyre dhe duke dëmtuar pasurinë e Komunës së Gjakovës dhe KBI-së në Gjakovë.

Po ashtu, ekziston dyshimi se gjatë vitit 2019, A.L., Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, dhe A.K., jurist, kanë tejkaluar kompetencat duke miratuar regjistrime të reja të parcelave në kundërshtim me ligjin për kadastër dhe atë për të drejtat e pronës së paluajtshme, duke i bartur në mënyrë të kundërligjshme parcela dhe objekte në emër të palëve A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke dëmtuar interesin publik dhe pronën e institucioneve publike.

Me këto veprime të gjithë të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje”, thuhet në njoftim.

Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e katër personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Të pandehurit do të mbahen në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 23 gusht 2025.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus

Published

on

By

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se pas kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme, siç thuhet në njoftim, menaxhmenti ka pranuar dhënien e një bonusi prej 400 euro neto, për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

Ky vendim sipas kësaj sindikate, përbën një njohje të merituar për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve.

Ky vendim përbën një njohje të merituar për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve, të cilët çdo ditë përballen me sfida dhe sakrifica të mëdha”.

Falënderojmë stafin menaxhues për reflektimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në funksion të interesit të punëtorëve dhe rritjes së mirëqenies në vendin e punës. Në fundvit do të kemi sërish mundësinë për të avancuar më tej në drejtim të ngritjes së mirëqenies së punonjësve”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Spalletti: Futbolli më ka shkatërruar jetën

Published

on

Luciano Spalletti ka folur pas dorëheqjes nga Kombëtarja e Italisë, duke pranuar se përvoja e fundit e ka rënduar shumë psikologjikisht. Spalletti pranoi se ndoshta kërkoi shumë nga lojtarët, duke u përpjekur të ushqente ndjenjën e identitetit dhe krenarisë.

“Futbolli më ka shkatërruar jetën. Nuk mund të fle pas humbjes me Norvegjinë. Kur më kërkuan të drejtoja Italinë, nuk fjeta për dy ditë. Gabimi im ishte se e shtyva shumë fort këtë ndjenjë përkatësie. Por lojtarët e mi janë të klasit të parë dhe nuk kam asnjë pendesë për zgjedhjet e bëra.”-tha ai.

Ai foli edhe për presionin e madh gjatë Kampionatit Evropian, mungesën e disa lojtarëve kyç si Chiesa dhe për dëmtimet e shumta që e vështirësuan punën. “Nga marsi deri në qershor, pësuam gola që dukeshin të pabesueshëm. Presioni ishte i jashtëzakonshëm,” shtoi ai.

Spalletti nuk i kurseu fjalët as për të kaluarën te Napoli duke shtuar se De Laurentiis i bëri një shërbim të keq dhe se fyerja më e madhe ishte që nuk i lejuan të parakalonin me autobus pas Scudetto-s.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

Published

on

By

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shtetasin shqiptar, Lulzim Halili, i arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit serb.

Sipas mediave në Serbi, Halili dyshohet për përfshirje në “organizim dhe nxitje të kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”. Pas arrestimit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të Svilajnacit.

Nga ana tjetër, autoritetet kosovare shprehen se nuk janë informuar zyrtarisht për zhvillimet rreth këtij rasti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur se, deri më tani, nuk ka marrë informacione nga pala serbe në lidhje me arrestimin dhe akuzat ndaj Halilit.

Sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes” thuhet në një njoftim nga MPJD.

Rasti ka ngjallur shqetësime lidhur me të drejtat e të arrestuarit dhe transparencën e autoriteteve serbe në raport me institucionet kosovare.

 

Continue Reading

Të kërkuara