Lajmet
Gazetarët dhe kameramanët tregojnë për sulmet në veri, kërkojnë siguri e kushte më të mira
Ata rrëfyen për sulmet dhe lëndimet që pësuan nga huliganët serbë gjatë së premtes në Leposaviq.
Published
3 years agoon
By
UBT newsGazetarë e kameramanë që përkundër rrezikut, arritën të pasqyrojnë sulmet ndaj tyre në Leposaviq, po kërkojnë siguri dhe kushte më të mira. Ata rrëfyen për sulmet dhe lëndimet që pësuan nga huliganët serbë gjatë së premtes në Leposaviq. Para deputetëve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillimin Rajonal, treguan për dhunën brutale, mos-mbështetjen e KFOR-it dhe ndihmën nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës pas asaj çfarë përjetuan më 16 qeshor.
Gazetarja nga RTK, Venera Xhoxhaj tregoi për ditën e premte, kur ajo dhe kameramani u sulmuan nga protestuesit serbë.
Ajo shtoi se përjetimet nga ajo ditë, po shkaktojnë gjendje jo të mirë emocionale.
“Mendoj që kemi bërë punën tonë në gjendje të jashtëzakonshme atë ditë. Bardhin po e shihni, Pleuratin, Laura po ashtu është bukur shumë e lënduar. Të tjerët që sot nuk janë këtu, por përfshirë edhe mua që kemi pësuar lëndime nga ai rrebesh gurësh, super të mëdhenj, pa mëshirshëm janë gjuajtur në drejtim tonin dhe normalisht e gjithë situata ka ndodhë aq shpejt, por unë i përgëzoj kolegët, kemi marrë shumë lëvdata prej secilit, por me të vërtetë konsideroj që profesioni i gazetarit është mision, po aq sa i luftëtarit, po aq sa i mjekut dhe i secilit. Pavarësisht rekomandimeve, dua ta nënvizoj, sepse situata atë ditë prej mëngjesit ka qenë një tension”, tregoi Xhoxhaj.
Ajo foli edhe për sulmin, një natë para të premtes, ku u sulmua vetura e RTK-së dhe ekipi kishte mbetur në mes të shiut.
Përmes videos që e ka bërë vet, Venera ka shtuar se janë dëshmuar dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve.
“Ne jemi të pozicionuar brenda rrezikut pa asnjë lloj mbrojtje. Keni parë atë ditë reagimin e KFOR-it, realisht ne jemi të vetëdijshëm sepse kemi kryer dhe kemi krijuar përvojë pune dhe i dimë legjislacionet, i dimë rregullat vendore dhe ndërkombëtare, kemi pasur parasysh që KFOR-i është reaguesi i fundit. Mirëpo, megjithatë në atë situatë ti mendon që e ke një zgjidhje. Dhe kolegu nga Dukagjini ka provuar të bëjë zgjidhje emergjente që të mbrohet disi, sepse kemi qenë të mbuluar me gurët që janë gjuajtur prej protestuesve… Të mendohet për mundësitë e krijimit të kushteve të gazetarëve, sepse ne po duam të përmbushim punën tonë për Kosovën tonë, për popullin e Kosovës, t’i informojmë ata. Ne kemi marrë jelekët anti-plumb dhe helmetat, por vendosja e tyre është provokim”, shtoi Xhoxhaj.
Kameramani Bardh Bekteshi nga RTK, shpreson që ekipet tjera që ditëve në vijim do të raportojnë nga veriu, nuk do të kenë fatin e tij që të goditën brutalisht nga serbët.
“Vet ndjenja që shkon atje dhe hyn mes tyre, e nuk përreth ndonjë siguri, nuk është ndjenjë e mirë, as për mu as për familjen. Atë si çdo ditë kemi shkuar me Venerën dhe Mentorin, pritëm se nuk na sulmojnë në atë mënyrë si na sulmuan, pritem se po e kalojnë me ministrin atë të keqen, kur kaloi ministri çfarë mundën u shfryn te ai, pastaj u kthyer tek ne”, u shpreh ai.
Pleurat Salihu, i cili është gazetar në Arbresh.info dhe ka marrë lëndime në krah, tregoi mes-lotëve për provokimin që i është bërë nga një huligan serb.
Ai tregoi para deputetëve se dëgjoi ish-deputetin serb, Slavko Simiq, duke dhënë urdhër për sulm ndaj gazetarëve.
“Atë ditë ne kemi qenë cak për tu ekzekutuar. Sot ne nuk do ishim këtu, sot ju na kishit sjell lule. Atë ditë ne kemi qenë cak pse jemi gazetarë shqiptarë për tu ekzekutuar një nga një. Unë kam pamje se si gazetarë serbë kanë qenë aty dhe nuk kanë qëndruar me neve… Pyetja e parë që më është drejtuar serbisht ka qenë- ‘A ka vdek gazetari në Ambasadën e Arabisë në Turqi’. A e shihni çfarë pyetje? Provokimi i parë aty ka qenë”, tha ai mes lotëve.
Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Isak Shabani ka pyetur gazetarët për kushtet që ofrohen nga mediumet për gazetarët.
Ndërsa, kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani tha se ata që po krijojnë trazira në veri, po tentojnë t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj gazetarëve.
“Ju urojmë shërim sa më të shpejt të gjithë ju gazetarë që keni kryer obligim tuaj në formën më të mirë të mundshme, por falënderim edhe për gjithë ata gazetarë e gazetare që fatmirësisht nuk janë lënduar por kanë arritur dhe po arrijnë që të raportojnë të gjithë ato ngjarje që sot po ndodhin në veri, ku ata po i krijojnë ato trazira atje po mundohen që ato që ju paraqisni në formën më të mirë të mundshme, t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj juve si gazetarë po edhe ndaj atyre makinave apo mjeteve që i kemi parë”, tha Ramadani.
Pas vizitës së ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në Leposaviq, me 16 qershor, bandat kriminale kanë sulmuar gazetarët.
Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup.
Kameramanët Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup.
Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, ndërkaq në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu.
You may like
Lajmet
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Published
2 hours agoon
December 24, 2025By
UBTnews
Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.
Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.
“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është shumë i vështirë”, shtoi ai.
Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janë të larta dhe një rikthim i trazirave do t’i ofronte Rusisë mjete për ta destabilizuar Kosovën.
“Ne kemi një marrëveshje për normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2023, të arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Ne duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes shteteve, të paktën njohje de facto”.
Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Por, për të rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorëzojë Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023.
Kurti tha se shpreson që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bëjnë presion” Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin, ndaj të cilit dhe disa personave të tjerë Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.
Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.
Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.
“Ka shumë lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nëse Rusia vendos ta destabilizojë rajonin, “në marshin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të llogarisë në Serbinë si aleat. Dhe, kjo është shqetësuese për shtetin tonë. Por, ne po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar një gjë të tillë”.
Kosova, që shpreson t’i bashkohet NATO-s, së voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe është pajtuar që të pranojë deri në 50 migrantë nga shtetet e treta që do të dëbohen nga SHBA-ja. Deri më tani, në Kosovë ka arritur vetëm një migrant.
“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, tha Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar SHBA-në, që është partnerja, aleatja dhe mikja jonë”, shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e arritjeve të marrëveshjeve të ngjashme edhe me vendet evropiane.
Lajmet nga UBT
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Published
3 hours agoon
December 24, 2025By
Driton Iseni
Fakulteti i Psikologjisë në UBT, nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi, organizoi me sukses një punëtori statistikore me ligjëruese të ftuar Besjana Krasniqi, kandidate doktorante në Psikologji Zhvillimore të Aplikuar në Universitetin e Maryland, Baltimore County (UMBC), ShBA, si dhe pjesë e Laboratorit për Zhvillimin e Fëmijëve, Familjes dhe Shkollës.
Punëtoria u zhvillua në kuadër të lëndës Metodologji e Avancuar Kërkimore dhe ishte i dedikuar për studentët e programit master në Psikologji. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte avancimi dhe praktikimi i njohurive statistikore, me fokus në përdorimin e modeleve parashikuese përmes analizave të regresionit.
Gjatë punëtorisë, studentët u angazhuan në mënyrë aktive përmes ndërveprimeve dinamike, shembujve konkretë nga kërkimi empirik, testimit të hipotezave kërkimore duke përdorur programin SPSS, si dhe interpretimit të rezultateve statistikore. Ky format praktik u mundësoi studentëve të lidhin teorinë me aplikimin real në kërkimin shkencor.
Ky aktivitet kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve shkencore dhe profesionale të studentëve, duke promovuar njëkohësisht rrjetëzimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me studiues dhe profesionistë nga institucione prestigjioze. Punëtoria është në përputhje me planin strategjik të UBT-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore profesionale, si në nivel institucional ashtu edhe në atë kombëtar.

Lajmet nga UBT
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Published
3 hours agoon
December 24, 2025By
Driton Iseni
Javën e kaluar, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt një ligjëratë me karakter edukativ dhe profesional, e organizuar për studentët e vitit të tretë të programit Dizajn i Integruar – specializimi Enterier. Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Semiotikë dhe Estetikë, nën udhëheqjen e profesoreshës Ardita Rizvanolli.
I ftuar ishte Burim Bajraktari, Arkitekt Kryesor dhe CEO i studios arkitekturore MODIUM, i cili ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale në fushën e arkitekturës dhe dizajnit. Bajraktari ka përfunduar studimet pasuniversitare në Kingston University London në vitin 2011 dhe ka ndërtuar karrierën e tij përmes angazhimeve profesionale në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ligjëratës, ai prezantoi rrugëtimin e tij profesional, duke filluar nga projektet e hershme të vizualizimit 3D, themelimi i shërbimeve arkitekturore në vitin 2008, si dhe procesin e ribrandimit strategjik në vitin 2015, i cili çoi në krijimin e studios MODIUM. Sot, kjo studio njihet për qasjen e saj bashkëkohore, dizajnet e qëndrueshme dhe trajtimin estetik të hapësirës.
Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive, ku studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të njihen më nga afër me sfidat, mundësitë dhe realitetin e profesionit të arkitektit dhe dizajnerit të enterierit. Ky takim shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, duke i motivuar studentët për zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tyre kreative dhe profesionale.
Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së në ofrimin e përvojave praktike dhe frymëzuese për studentët, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit dhe arkitekturës.
Lajmet
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Published
4 hours agoon
December 24, 2025By
UBTnews
Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të fillojë më 24 shkurt të vitit tjetër.
Tutje njoftohet se do të bëhet paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.
“Më 22 dhjetor 2025, pas marrjes së parashtrimeve nga palët, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, që është planifikuar të fillojë më 24 shkurt 2026.Udhëzimet përcaktojnë rregulla praktike për aspekte si karakteri publik i procesit, nxjerrja e dokumenteve, paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe aspekte të tjera procedurale që synojnë garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas.”, thuhet në njoftim
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat
Shpërthim në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy policë
Ndërpritet seanca për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkoi përjashtimin e prokurorit
Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
