Lajmet

​Gashi: Pozicionimi i Kurtit është i dëmshëm dhe i rrezikshëm në bisedime me Serbinë

Ai ka komentuar deklarimet e sotme të Albin Kurtit, i cili është shprehur se marrëveshja e cila po negociohet nuk është finale.

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pozicionimi i kryeministrit është i dëmshëm dhe i rrezikshëm në bisedime me Serbinë.

Ai ka komentuar deklarimet e sotme të Albin Kurtit, i cili është shprehur se marrëveshja e cila po negociohet nuk është finale. Gashi në konferencë për media tha se katër faktet e përmendura nga ai, kanë lëvizur në mënyrë drastike boshtin e qëndrimeve institucionale të Kosovës.

“Sot e kemi thirrë në vazhdën e seancës e cila pat zhvillime të paparashikueshme dhe deklarime te jashtëzakonshme nga ana e kryeministrit. I cili deklaroi se marrëveshja e cila po negociohet nuk është marrëveshje finale, nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka garanci ndërkombëtare sa i përket njohjes reciproke. Këto ishin katër fakte për të cilat ne i morëm vesh sot zyrtarisht nga kryeministri i Kosovës. Të cilat e lëvizin në mënyrë drastike boshtin e qëndrimeve politike dhe qëndrimeve institucionale të Kosovës dhe të cilat ne vlerësojmë që e dëmtojnë shumë pozicionin e Republikës së Kosovës në bisedime me Serbinë”, ka thënë Gashi.

Gashi theksoi se do të kërkojnë që të hënën të diskutohet në seancë plenare për këto çështje dhe se për këtë mund të diskutohet edhe me dyer të mbyllura.

“Ne kërkuam dhe propozuam në mënyrë formale pas deklarimeve të kryeministrit që është i gatshëm të diskutojë çështjen në detaje, propozuam që të kemi pikë të rendit të ditës çështje të karakterit urgjent sipas rregullores së punës së kuvendit dhe të diskutojmë lidhur me bisedimet me Serbinë por e çuditshme edhe pse kryeministri e premtoi publikisht qe është i gatshëm të bisedojë, refuzoi duke i kërkuar deputetëve të LVV-së që të votojnë kundër këtij propozimi për të trajtuar këtë çështje, e cila ishte e karakterit urgjent sepse këto katër fakte kanë qenë të paditura për opinionin publik dhe për politikën në Kosovë. Ne jemi insistues që debati të mbahet sa më shpejtë dhe do të kërkojmë përsëri që debati të mbahet ditën e hënë dhe besojmë që në këtë debat do të marrim më shumë informacione…. Do të shohim për çështjen e sensibilitetit a do të jetë me dyer te hapura apo të mbyllura”, u shpreh ai në konferencë për media.

Shefi i deputetëve të LDK-së shtoi se deri më tani kërkesat kanë qenë për njohje reciproke por këtë e ka ndryshuar vet kryeministri Kurti.

“Propozimi që ka qenë në tavolinë deri më tash ka qenë propozim për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, me garanci ndërkombëtare, me njohje reciproke. Në momentin kur kryeministri ka filluar të rihap të 33 marrëveshjet e negociuara, prej tyre tri i ka hapur, i ka rinegociuar dje i ka mbyll me të njëjtin proces pa asnjë ndryshimi, ka ndryshuar baza e negocimit dhe mënyra e platformës se Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Dëmi qe i është bërë Kosovës ne këtë rast është nga kryeministri i Kosovës sepse ka kërkuar një proces tjetër dhe të ndryshëm nga ajo që ka qenë në marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare e pranuar nga Serbia”, ka përfunduar ai.

Gashi ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit, i cili ka thënë se opozita duhet të deklarohet para Escobarit ashtu siç po shprehet para tij. Ai tha se LDK është deklaruar kudo në takime ndërkombëtare.

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara