Sport

​Florian Marku e zbulon vendin dhe datën e luftës së radhës

Kundërshtari ende nuk është mësuar dhe pritet të zbulohet javën e ardhshme.

Published

on

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do ta zhvillojë luftën e radhës në muajin e ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë vet boksieri në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku ka bërë te ditur se meçi do të zhvillohet në Shqipëri, përkatësisht në stadiumin “Air Albania”.

Megjithatë, kundërshtari ende nuk është mësuar dhe pritet të zbulohet javën e ardhshme.

Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Më datën 25 Gusht ju pres të gjithëve në “Air Albania”. Kundërshtari dhe informacionet rreth biletave do dalin këtë javë. Ju premtoj qe do jap shpirtin për të ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës”, ka shkruar Marku.

Sport

​Rikthehet Championsi, derbi i madh zhvillohet në “Stamford Bridge”

Published

on

By

Sonte zhvillohen disa sfida tejet interesante në kuadër të fazës së ligës së Ligës Kampionëve, duke sjellë përballje mes klubeve më të mëdha të Europës. Dita e Champions League hapet në orën 18:45 me dy takime: një përballje klasike mes dy skuadrave me histori, Ajax kundër Benfica, si dhe sfida mes Galatasaray dhe Royale Union SG.

Më pas, në orën 21:00, vëmendja do të zhvendoset te supersfidat e mbrëmjes. Padyshim, kryendeshja është ajo mes Chelsea dhe Barcelona, një përballje mes dy gjigantëve që premton emocione të forta.

Në të njëjtën kohë, Manchester City pret në shtëpi Bayer Leverkusen, ndërsa Juventus udhëton në veri për të luajtur kundër Bodo/Glimt. Takime të tjera me peshë përfshijnë duelin mes Dortmund dhe Villarreal, si dhe përballjen mes Marseille dhe Neëcastle.

Së fundi, Napoli kërkon fitoren kundër Qarabag, ndërsa Slavia Prague do të masë forcat me Ath Bilbao./KP

Continue Reading

Sport

Shpëtim Babaj jep dorëheqje nga KF Prishtina e Re

Published

on

Shpëtim Babaj nuk do të vazhdojë të jetë trajner i KF Prishtina e Re. Lajmin e bëri të ditur vet Babaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Aktualisht, Prishtina e Re gjendet në vendin e fundit të renditjes dhe është skuadra më e rrezikuar për t’u larguar nga Superliga këtë sezon.

Reagimi i plotë i Babajt: Sot jap dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetrajnerit të KF Prishtina e Re. Ky vendim vjen pas një analize të situatës aktuale dhe pas ndeshjes së fundit, duke konsideruar të gjitha aspektet profesionale të punës sime. Edhe pse dorëheqjen e kam paraqitur më herët (dy herë), këtë herë vendimi është përfundimtar. Gjatë periudhës së angazhimit tim kam punuar me seriozitet të lartë, përkushtim të plotë dhe profesionalizëm maksimal, pavarësisht sfidave të shumta dhe faktorëve të ndryshëm që kanë ndikuar në dinamikën e punës. Në çdo moment kam vepruar me integritet dhe me synim të vetëm për të kontribuar në zhvillimin e ekipit .

Falenderoj drejtuesit për besimin qe kishin e vazhdonin ta kishin te une, dhe të gjithë futbollistat që kanë kontribuar pozitivisht gjatë kësaj periudhe. KF Prishtina e Re ka potencial te madhe për të arritur objektivat, nëse sigurohet qartësi, stabilitet e bashkimi në të gjitha strukturat. Dorëheqja ime është një akt profesional dhe i menduar me përgjegjësi të plotë, me bindjen se ky ndryshim do t’i shërbejë energjisë së re e progresit të klubit. Falenderim i veqant shkon për kryetarin Rrustem Pacollin e gjithe kryesin e klubit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

​FC Prishtina mbyll bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi

Published

on

By

FC Prishtina ka konfirmuar sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Arsim Thaqi, një vendim i arritur me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Klubi kryeqytetas e ka falënderuar Thaqin për kontributin e dhënë dhe ka theksuar se dyert mbeten të hapura për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Arsim Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr Prishtinën drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe sigurimit të pjesëmarrjes në arenën evropiane. Nën drejtimin e tij në këtë sezon, pas 14 xhirove, FC Prishtina kryeson renditjen e Superligës me 26 pikë, tre më shumë se ndjekësi më i afërt.

Klubi bardhekaltër i ka uruar trajnerit Thaqi suksese në karrierën e tij të ardhshme profesionale dhe personale./KP

Continue Reading

Sport

​Ky është “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e 14-të të kampionatit. Këtë herë, vlerësimi i ka takuar sulmuesit të KF Llapit, Muhamet Hyseni, pas paraqitjes së tij vendimtare në fitoren 2:4 kundër FC Ballkanit në Suharekë.

Hyseni u shqua me dy gola dhe një asistim gjatë 81 minutave të qëndrimit në fushë, duke qenë lojtari kyç në triumfin e rëndësishëm të llapjanëve. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, të cilët e kanë cilësuar Hysenin lojtarin më influent të javës.

Pas marrjes së çmimit, sulmuesi llapjan u shpreh i lumtur për këtë vlerësim dhe për rikthimin e formës së tij në elitën e futbollit kosovar.

E zhvilluam një ndeshje të vështirë në Suharekë, por përgatitja e mirë dhe angazhimi kolektiv na sollën fitoren. Edhe pse nuk e kemi nisur kampionatin siç duhet, tashmë kemi hyrë në një ritëm më pozitiv dhe po i marrim rezultatet që na duhen,” tha Hyseni.

Ai shtoi se rikthimi në Superligë ka qenë i veçantë për të:

“Jam i lumtur që po shënoj gola dhe po kontribuoj për ekipin. Objektivi ynë është pozicionimi në pjesën e epërme të tabelës dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen,” përfundoi ai për faqen zyrtare të FFK-së./KP

Continue Reading

Të kërkuara