Lajmet

​Fitorja e rastit kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Klinë, sot jepen detaje

Sot mbahet konferencë për media prej orës 11:00.

Published

on

Pas më shumë se tri vjetësh, qytetarët e Klinës kane fituar në betejën e tyre për drejtësi kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc.

Siç njofton Veton Raci, udhëheqës i banorëve kundërshtues në ndërtimin e fabrikës se çimentos, së fundmi Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim në lëndën gjyqësore në mes të Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Komunës së Klinës.

“Nga fillimi qytetarët e organizuar për kundërshtimin e fabrikës se çimentos në Kline kishin diktuar shumë parregullsi në procesin e pajisjes me dokumentacion për operatorin ekonomik. Bazuar në këto shkelje të proceduarve ishte kundërshtuar ashpër fillimi i punimeve për ndërtim te kësaj fabrike. Nisur nga shkeljet e mësipërme si dhe një seri shkeljesh të tjera gjatë procedurës së pajisjes me dokumentacion, si dhe bazuar në mos marrjen parasysh të kundërshtimeve të banoreve, ne banoret kundërshtues kemi organizuar disa aktivitete dhe dy protesta gjithë popullore, njëra në 14.05.2022 dhe tjetra më 25.07.2023, në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës së çimentos”, citohet në komunikatë Raci.

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, duke ditur rëndësinë ruajtjes se ambientit, përmes pasqyrimit të aktiviteteve tona në media, do të mban konferencë për media më 29.08.2023, në Shkollën Fillore “Zgjimi”, në fshatin Gremnik të Klinës, prej orës 11:00.

Në këtë konference do të publikohet aktvendimi Gjykatës Themelore në Prishtinë në kontestin gjyqësor në mes të Ministrisë së Pushtit Lokal dhe Komunës së Klinës.

Lajmet

Vazhdon sot seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për akuzat për spiunazh

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Seanca e mëparshme, më 13 nëntor, u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025, duke i ngarkuar Shabanin dhe Qerimin se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe.

Sipas PSRK-së, informacionet kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

Prokuroria thotë se qëllimi i këtyre veprimeve ishte krijimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në Kosovë, përhapja e një narrative të pavërtetë që të lidhej Spitali Ushtarak i UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për trafikim organesh, dhe vënia në dyshim e së vërtetës për masakrën e Reçakut.

Muharrem Qerimi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 63-të nga pozita e 65-të.

Mungesa e fitoreve në miqësore dhe humbjet në takimet e fundit zyrtare kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj rënieje.

Analistët sportivë theksojnë se ekipi ka pasur probleme të dukshme në finalizim dhe stabilitet në mbrojtje, elemente që kanë kushtuar rëndë në rezultatin përfundimtar të vlerësimit.

Edhe përkundër sigurimit të fazës “playoff” për Kupën e Botës 2026 Shqipëria nuk ka arritur të mbledh pikët e nevojshme për ngritje apo mbajtje të së njëjtës pozitë që e kishte herën e fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Osmani sot mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas raportimit të mediave takimi është thirrur për në orën 10:30.

Ky zhvillim vjen pasi në seancën e sotme, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Bislimi pjesë e darkës joformale ministrore BE-Ballkani Perëndimor

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë Besnik Bislimi mori pjesë në darkën joformale ministrore BE-Ballkan Perëndimor, ku falënderoi shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe komisionaren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos për ftesën.

Bislimi theksoi rrezikun që shfaqin për demokracinë dhe zhvillimin kërcënimet e sigurisë dhe sulmet e vazhdueshme hibride dhe rëndësinë e unitetit në përballjen ndaj tyre.

Bislimi tha se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën dhe arritja e konsensusit në vendimmarrjen brenda BE-së përbën një hap kyç në këtë proces dhe mesazh të fuqishëm uniteti”, tha Bislimi.

Ai theksoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës sfidohet e sulmohet në vazhdimësi nga Serbia përmes letrave të depozituara në BE dhe akteve terroriste në terren të sponsorizuara nga Beogradi zyrtar.

Bislimi tha se Kosova ka arritur avancim në shumë fusha, si uljen e papunësisë, rritjen e shtesave për fëmijë dhe nënat lehona, progresin në zbatimin e reformave drejt integrimit në BE dhe luftimin e korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Ai uroi Shqipërinë dhe Malin e Zi në avancimin e rrugëtimit të integrimit evropian dhe hapjes së kapitujve drejt anëtarësimit në BE, si dhe përkushtimit të Ukrainës dhe Moldavisë ndaj integrimit në unionin evropian. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara