Sport

​FFK e gatshme të strehojë disa futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre

FFK ka shprehur gatishmërinë që në rast nevoje të strehojë në Kosovë disa futbollistë ukrainas.

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës i ka ofruar edhe njëherë mbështetjen e plotë Federatës së Futbollit të Ukrainës pas agresionit rus në këtë shtet.

FFK ka shprehur gatishmërinë që në rast nevoje të strehojë në Kosovë disa futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre në këto ditë të errëta për vendin e tyre pas shpërthimit të luftës si pasojë e agresionit të Rusisë.

“Ne jemi një vend me plagë të freskëta të luftës, prandaj e dimë se sa e vështirë dhe e dhimbshme është kjo periudhë për qytetarët e Ukrainës. Andaj, me këtë rast duam t’ua shprehim gatishmërinë tonë për strehimin e qytetarëve tuaj të dashur dhe Kosovën ta konsideroni si shtëpinë tuaj të dytë. Ky është një moment vendimtar që ne dhe bota të bashkohemi me zë të lartë dhe qartësisht t’i dënojmë veprimet e Rusisë. Ne lutemi për ushtarët tuaj në vijën e parë të frontit, për të gjithë fëmijët dhe familjet dhe të gjithë ata që po vuajnë nga pasojat e kësaj lufte të pakuptimtë!”, thuhet ndër të tjera në shkresën që FFK ia dërguar Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Sport

Tronditet pozita e Infantinos, shumica e federatave kundër mandatit të katërt

Published

on

By

Pozita e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është tronditur ndjeshëm, vetëm pak javë pasi ai konsiderohej favorit absolut për të fituar një mandat të katërt në drejtimin e organizatës.

Sipas BBC Sport, aktualisht vetëm 73 nga 210 federatat anëtare të FIFA-s janë në mbështetje të Infantinos, ndërsa 124 janë kundër tij. 13 federata të tjera ende nuk kanë përcaktuar qëndrimin e tyre.

Megjithatë, këto shifra mund të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, përpara zgjedhjeve.

Situata për Infantinon është përkeqësuar pas kundërshtimeve të forta ndaj planit të tij, tashmë të braktisur, për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë e të drejtave komerciale të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s.

UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), të cilat së bashku përfaqësojnë 136 federata, kanë kritikuar ashpër FIFA-n dhe Infantinon, duke i akuzuar për shkelje të besimit dhe “mashtrim” lidhur me mënyrën se si është menaxhuar plani.

Kështu, ajo që deri vonë dukej si një garë e sigurt për Infantinon, tashmë është shndërruar në një betejë të pasigurt për mbijetesën e tij në krye të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Sigal Prishtina mirëpret David Krizanic: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve”

Published

on

By

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e David Krizanic.

Klubi prishtinas e ka prezantuar lojtarin e ri përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e mirëpritur me mesazhin: “Mirë se vjen në shtëpinë e kampionëve, David Krizanic.”

Me këtë përforcim, Sigal Prishtina vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, me synimin për të mbrojtur trofetë dhe për të mbetur në majën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Drita përforcohet me Eduard Rrocën

Published

on

By

Eduard Rroca është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka zyrtarizuar të martën transferimin e sulmuesit 33-vjeçar, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas një eksperience të gjatë jashtë vendit.

Rroca së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Ankara, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për disa klube të tjera në Turqi, si dhe në Shqipëri.

Me ardhjen e Rrocës, Drita synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv dhe të forcojë skuadrën për sezonin e ri.

Klubi gjilanas po ashtu ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë. Të hënën, Drita riktheu Ardian Nuhiun në postin e trajnerit, me të cilin synon të vazhdojë objektivat e saj për edicionin e ri.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara