Lajmet

​Fauci: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

Ai e bëri këtë vlerësim gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi pandeminë.

Published

on

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi të mërkurën se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se “pjesa më e madhe e botës” mbetet në fazën e pandemisë.

Dr. Fauci, këshilltar i presidentit amerikan, Joe Biden dhe Drejtori i Sëmundjeve Infektive në Institutet Kombëtare të Shëndetit, e bëri këtë vlerësim gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi pandeminë.

“Do të jetë shumë e vështirë, të paktën në të ardhmen e afërt dhe ndoshta përgjithmonë që të eliminohet ky virus shumë i transmetueshëm”, tha ai.

Duke dhënë një perspective historike dr. Fauci tha se “ka pasur vetëm një sëmundje njerëzore që është zhdukur dhe kjo është lija”.

Ai tha se “pjesa më e madhe e botës” është ende “në disa drejtime në fazën e pandemisë”, por “po sheh tani një rënie të ritmit” të rasteve të reja.

Dr. Fauci tha se ekspertët e kujdesit shëndetësor “po përpiqen për një shkallë të kontrollit të virusit që do të na lejonte të jemi në gjendje t’i kthehemi normalitetit që të gjithë e presim me padurim”.

Ai theksoi se një nivel i përshtatshëm kontrolli mund të arrihet përmes vaksinimeve për të cilat ai shpreson që përfundimisht të ulin rastet e reja ditore në “më pak se 10 mijë”.

Ai vuri në dukje se ShBA ende ka “rreth 66 milionë persona që kanë të drejtën të vaksinohen, që mbeten të pavaksinuar”.

“Kemi të bëjmë me një situatë ku kemi një virus shumë të transmetueshëm dhe me 80 deri në 90 mijë raste në ditë. Nuk jemi aty ku duhet”, tha ai.

ShBA vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi, më shumë se 717 mijë dhe të infeksioneve të reja me gati 44.6 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Strategjia e Ekonomisë Kreative në Kosovë drejt miratimit në Qeveri

Published

on

Para fillimit të konferencës “Beyond”, në Manchester, është zhvilluar një takim me Tara Solesbury, themeluese dhe drejtoreshë e Beyond Studios, si dhe Kate O’Connor.

Gjatë takimit është prezantuar puna e bërë për Strategjinë e Ekonomisë Kreative në Kosovë, e cila tashmë është finalizuar dhe pritet së shpejti të miratohet nga Qeveria.

Strategjia është hartuar me mbështetjen e British Council dhe UNDP-së. Në takim është diskutuar edhe për hapat e ardhshëm drejt zbatimit të saj, si dhe mundësitë për bashkëpunim.

Konferenca “Beyond” paraqet gjithashtu një mundësi për të njohur nga afër përvojat dhe modelet ndërkombëtare të zhvillimit të ekonomisë kreative./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara