Lajmet

​Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit 12 vjet më parë

Sejdiu e bëri publik vendimin e tij për dorëheqje gjatë një konference, drejtuar qytetarëve dhe opinionit.

Published

on

Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator 2010, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin konstatohet se ai kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës me mbajtjen e postit të presidentit dhe atij të kryetarit të LDK-së, ndonëse me funksione të ngrira.

Sejdiu e bëri publik vendimin e tij për dorëheqje gjatë një konference, me anë të së cilës ai u është drejtuar qytetarëve dhe opinionit.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si President i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur“, tha Sejdiu.

Presidenti i dorëhequr, Sejdiu, theksoi se kishte mbajtur postin e kryetarit të LDK-së me funksione të ngrira i bindur se kjo nuk paraqiste shkelje të Kushtetutës.

Sidoqoftë, ai u shpreh se vendimin për dorëheqje e kishte marrë pikërisht për të respektuar Gjykatën Kushtetuese si instanca më e lartë të interpretimit të Kushtetutës së Kosovës.

Para se të publikonte vendimin për dorëheqje, Sejdiu zhvilloi takime të mbyllura me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e vendeve të Kuintit.

Më pas, Sejdiu i komunikoi vendimin edhe kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte Kryesia e LDK-së, që pak më vonë doli me një komunikatë me shkrim, me të cilën përshëndet vendimin e Sejdiut, duke e çmuar atë si akt të lart moral.

Që nga zgjedhja në postin e presidentit, shumë nga analistët, mediat dhe deputetët kishin rikujtuar Sejdiun se po shkelte Kushtetutën me mbajtjen e postit të kryetarit të LDK-së.

Por, nismën zyrtare për të proceduar këtë rast te Gjykata Kushtetuese, e kishte marrë deputeti i pavarur, Naim Rrustemi, i cili tani beson se jo vetëm Sejdiu, por përgjegjës për këtë shkelje janë edhe partneri i tij në koalicion, Hashim Thaçi, dhe i gjithë koalicioni aktual, pasi që, sipas tij, kanë ndërtuar një marrëveshje qeverisëse duke mos e respektuar Kushtetutën.

Lajmet

FC Vushtrria zgjodhi kryesinë e re

Published

on

Klubi Futbollistik FC Vushtrria ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit, ku ka zgjedhur kryesinë e re. Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama u zgjodh kryetar i ri i Vushtrrisë.

Përfaqësues i klubit do të jetë Fazli Muharremi, derisa anëtarë të Bordit u zgjodhën Sh. Mikullovci, Besar Zahiti dhe Rrahman Rama.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 17 shtator 2025, është mbajtur Kuvendi i Klubit të Futbollit FC Vushtrria, ku pas punimeve të rregullta është zgjedhur kryesia e re e klubit.

Pas votimit, struktura drejtuese e FC Vushtrria është si vijon:

Kryetar:

Z.Rrahman Rama

Përfaqësues i klubit:

Z.Fazli Muharremi

Anëtarë të Bordit:

-Z.Sh. Mikullovci

-Z.Besar Zahiti

-Z.Rrahman Rama

FC Vushtrria shpreh mirënjohje për të gjithë kontribuesit dhe mbështetësit ndër vite, si dhe u uron suksese kryetarit dhe anëtarëve të rinj të kryesisë në realizimin e objektivave të klubit dhe avancimin e futbollit në qytetin tonë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Liverpool mposht Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve

Published

on

Liverpooli dha një tjetër kthesë dramatike në fund të ndeshjes me një fitore 3-2 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve në Anfield.

Alexander Isak u prezantua me Liverpoolin, por dukej se skuadra e Arne Slot do të zhgënjehej pasi Atletico barazoi rezultatin nga 2-0.

Mirëpor Virgil van Dijk shënoi golin e fitores me kokë në kohën shtesë.

Ishte një superyll i afirmuar dhe jo fytyrat e reja të Liverpoolit që dhanë frymëzimin, me Mohamed Salah që luajti një rol të rëndësishëm teksa kampionët e Premier League kaluan 2-0 në epërsi brenda gjashtë minutash.

Goditja e dënimit e Salah u devijua vendimtare nga Andrew Robertson te portieri i Atletico-s, Jan Oblak, pas katër minutash, përpara se egjiptiani të përfundonte një shkëmbim me Ryan Gravenberch duke e rrëzuar topin në rrjetë me një finish të qetë.

Atletico arriti të shënonte në kohën shtesë të pjesës së parë kur Marcos Llorente gjuajti ulët nën portierin Alisson, ndërsa Liverpooli kërkoi pozicion jashtë loje.

Isaku i lodhur u zëvendësua pas 58 minutash, ndërsa Liverpooli vazhdoi të dominonte dhe Salah duhej të kishte shtuar një të tretë, vetëm për të goditur shtyllën para The Kop pas një pune të mirë nga Florian Wirtz.

Llorente, i cili shënoi dy herë kur Atletico fitoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Anfield në mars 2020, e përsëriti trukun me një volej që devijoi topin nga Alexis Mac Allister nëntë minuta para fundit të fundit.

Në kaosin që pasoi, trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, mori një karton të kuq pasi u duk se u përfshi në një grindje me mbështetësit pas zonës së tij teknike./S.K/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Paul Williams dëshmon edhe sot në Hagë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje në vitin 1999.

Dëshmia e Paul Williams ka nisur dje dhe pritet që të përfundojë sot.

Gjatë ditës së djeshme, Williams ka thënë para trupit gjykues se Hashim Thaçi u raportonte komandantëve të zonës dhe se ai kontrollohej nga jashtë. Ai në Dhomat e Specializuara në Hagë tha se gjatë qëndrimit në fshatin Rambuje të delegacionit nga Kosova, Hashim Thaçi kishte “trysni dhe presion ideologjik”.

Ky është dëshmitari i dytë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Mbrojtja e Thaçit tha se dëshmia e Williams do të tregojë që “Thaçi nuk e kishte autoritetin për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”. /D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Jahjaga takon Obamën: Kërkova përkrahjen në konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Published

on

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga ka takuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës. Ky takim ndodhi gjatë një samiti global në Erie, Pensilvani, ku ajo adresoi pasojat e luftës.

“Me ftesë të The Jefferson Educational Society, sot mora pjesë në samitin global në Erie, Pensilvani, do flas për adresimin e pasojave të luftës gjatë mandatit tim si Presidente e Kosovës.  Në margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marredhenieve ndermjet SHBA dhe Kosoves, te cilat jane sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kërkova edhe ndihmën dhe përkrahjen e z. Obama në konsolidimin e shtetësisë tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Jahjaga.

Ajo ka ritheksuar edhe historinë  ndër vite të partneriteti dhe mbështetjes amerikane për Kosovën, përcjell Ekonomia Online.

“Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, përfundon shkrimi i ish-presidentes./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara