Lajmet

​Estonia ka forcuar kontrollin kufitar për refugjatët nga Ukraina e Rusia

Policia kufitare shpjegoi se personeli shtesë u vendos në kufirin me Letoninë dhe Finlandën.

Published

on

Autoritetet estoneze kanë filluar të kryejnë kontrolle më të detajuara kufitare për qytetarët e Ukrainës dhe Rusisë që shkojnë në Letoni ose Finlandë.

Policia kufitare shpjegoi se personeli shtesë u vendos në kufirin me Letoninë dhe Finlandën dhe theksoi se në këtë mënyrë ata duan të kenë një pasqyrë më të mirë për numrin e refugjatëve nga Ukraina dhe Rusia që mbeten në vend dhe numrin e atyre, të cilët vazhdojnë nga Estonia, transmeton portali Shengen Visa Info.

“Ne krahasojmë të dhënat e pasagjerëve të ardhur me varkë që janë shtetas të Ukrainës dhe Rusisë me të dhënat e pikave kufitare tokësore dhe përdorim sistemin automatik të njohjes së targave për të kontrolluar se cilat automjete me targa ukrainase ose ruse kanë hyrë dhe cilat kanë u larguan nga Estonia”, tha policia kufitare e Estonisë.

Më herët, ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, tha se vendi duhet të rivendosë kontrollin kufitar në kufijtë e brendshëm të Shengenit, për të krijuar një pasqyrë të qartë të numrit të refugjatëve.

“Më shumë se 100 mijë qytetarë ukrainas kanë hyrë në territorin e Estonisë dhe është thelbësore që ne të dimë qartë se ku janë këta njerëz”, tha ministri Reinsalu.

Sipas policisë kufitare të Estonisë, kontrollet e forcuara kufitare nisën të zbatohen më 14 nëntor dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 20 nëntor.

Bota

​Evropa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

Published

on

Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 shtator.

Raporti prej 106 faqesh i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, evidenton mangësi në të gjitha fushat: në prodhim, inteligjencë dhe pajisje ushtarake si raketat me rreze të gjatë veprimi apo në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore.

“Një nga arsyet kryesore për këtë urgjencë më të madhe është kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe pasiguria mbi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve evropianë”, thuhet në raport.

“Teksa vlerësimet strategjike ndryshojnë midis vendeve evropiane për atë se sa shpejt forcat ruse mund të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për NATO-n në Evropë, afatet e tyre zakonisht variojnë nga dy deri në pesë vjet” vijon raporti.

Ndërkaq, Rishikimi global i forcave të Pentagonit pritet të publikohet gjatë këtij muaji dhe të paraqesë një zhvendosje të burimeve ushtarake nga Evropa për në Azi/Paqësor.

/S.K/KP/

Continue Reading

Bota

​Parlamenti i Burkina Fasos voton për të ndaluar aktet homoseksuale, shkeljet deri në pesë vjet burg

Published

on

Parlamenti i pazgjedhur tranzitor i Burkina Fasos në Afrikën Perëndimore ka miratuar një projektligj që ndalon aktet homoseksuale, pak më shumë se një vit pasi kabineti i vendit miratoi një draft të një kodi familjar të ndryshuar që kriminalizonte homoseksualitetin.

Masa e re e votuar unanimisht të hënën vendos dënime deri në pesë vjet burg dhe është bërë pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks në të gjithë kontinentin.

Ministri i Drejtësisë Edasso Rodrigue Bayala njoftoi në median shtetërore se, ligji parashikon një dënim me burg midis dy dhe pesë vjetësh, si dhe gjoba.

Ai shtoi se shtetasit e huaj që kapen duke shkelur ligjin do të deportohen gjithashtu.

Hapi tjetër për legjislacionin është marrja e nënshkrimit të udhëheqësit ushtarak të vendit, Kapiten Ibrahim Traore.

Kapiten Traore mori pushtetin në vitin 2022, pasi detyroi një tjetër sundimtar ushtarak, Lt Col Paul-Henri Damiba, të largohej nga detyra.

Kombi Sahel kishte qenë më parë midis vetëm 22 nga 54 vendet afrikane që lejonin marrëdhëniet e të njëjtit seks, të cilat dënohen me vdekje ose me burgim të gjatë në disa shtete.

Pasi fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1960, Burkina Faso nuk trashëgoi ligje kundër homoseksualitetit, ndryshe nga ish-kolonitë e Britanisë në kontinent.

Vendi është shoqërisht konservator dhe fetar, me më pak se 10% të njerëzve që mendohet se nuk ndjekin asnjë besim fetar.

/S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Komisionerja Kos: Shqipëria e Mali i Zi janë dy vendet kandidate që përparuan drejt anëtarësimit në BE

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi joformal të ministrave për çështje evropiane të organizuar në Kopenhagë, theksoi se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave dhe avancim të konsiderueshëm viteve të fundit.

Sipas tij, Kosova ka arritur mes tjerash rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, ulje të papunësisë nga 23.8% në 10.9% në vetëm katër vite, përmirësim në rangime në indekse ndërkombëtare e dyfishim të investimeve të huaja direkte.

Ai gjatë takimit me temë “Kriteret e Kopenhagës dhe integrimi gradual”, theksoi se aplikimi për anëtarësim në dhjetor 2022 është tregues i synimit dhe gatishmërisë për avancim të mëtejshëm, gjersa Kosova po zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit për gati një dekadë tashmë.

Bislimi nënvizoi se institucionet tona kanë dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes, andaj dhe është e nevojshme vlerësimi i tyre në bazë të meritokracisë, duke pranuar pyetësorin dhe duke marrë statusin e vendit kandidat.

Krahas ministrave, pjesëmarrëse në këtë diskutim ishte edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila pas takimit, në një konferencë për media, tha se Shqipëria e Mali i Zi janë dy vendet kandidate që përparuan më herët drejt anëtarësimit në BE.

Ndërkohë, KOS ka shkruar në X, se bashkë me ministrat e Evropës, kanë diskutuar për ankorimi i respektit për sundimin e ligjit, sjelljen e përfitimeve të hershme për vendet kandidate, përgatitjen e unionit për anëtarët e rinj dhe komunikimin e përfitimeve të zgjerimit për qytetarët e BE-së.

/S.K/KP/

Continue Reading

Bota

​Trump: Do të bëjmë diçka për të ndaluar vdekjet në luftën në Ukrainë

Published

on

Presidenti amerikan i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk është aspak i shqetësuar për boshtin që po formohet kundër SHBA-së, i cili përfshin Kinën dhe Rusinë dhe se mbetet i pakënaqur me presidentin rus Vladimir Putin.

Komenti i presidentit republikan në emisionin radiofonik të Scott Jennings erdhi pasi presidenti kinez, Xi Jinping priti udhëheqësit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, në një samit në Tianjin.

Trump tha edhe një herë se është “shumë i pakënaqur” me Putinin, duke shtuar se administrata e tij planifikon të bëjë diçka për të ulur vdekjet në luftën në Ukrainë.

“Jam shumë i pakënaqur me Putinin, kjo është ajo që mund të them, dhe ne do të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë”, tha Trump.

/S.K/KP/Reuters

Continue Reading

Të kërkuara