Shëndeti
Erëza për një kujtesë më të mirë
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNjë mënyrë jetese e vrullshme, stresi dhe mosha ndikojnë negativisht në kujtesën, por kjo mund të ndryshohet nga marrja më e madhe e erëzave. Ato janë të pasura me antioksidues që përmirësojnë punën e konvolucioneve cerebrale, dhe përparësia e tyre është se janë të lira dhe mund t’i shtoni në çdo pjatë.
Origano
Një lugë çaji origano të thatë përmban më shumë antioksidues sesa një filxhan boronica, të cilat njihen si ushqim për trurin. Ato ngadalësojnë humbjen e kujtesës dhe përshpejtojnë punën e trurit.
Përveç kësaj, origano përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila përmirëson rrjedhën e oksigjenit në tru, zvogëlon presionin e lartë të gjakut dhe i jep trupit më shumë energji.
Shafran i Indisë
Kjo erëz është një aleat kryesor i qelizave të shëndetshme të trurit që ndihmon në rinovimin e tyre.
Antioksiduesit në shafran i Indisë stimulojnë qelizat burimore të trurit të quajtura NSC që më vonë kthehen në neurone dhe luajnë një rol të rëndësishëm në shërimin e trurit pas sëmundjes ose goditjes në tru.
Kjo erëz parandalon akumulimin e pllakës në enët e gjakut dhe mundëson një rrjedhje më të mirë të oksigjenit në tru.
Kanellë
Përveç rritjes së rrjedhës së oksigjenit në tru, kanella ul nivelin e sheqerit në gjak. Kjo erëz është e pasur me vitaminë B, e cila përmirëson punën e konvolucioneve cerebrale. Studimet kanë treguar se njerëzit që nuhatën kanellë treguan rezultate më të mira në testet e përqendrimit, kujtesës dhe shpejtësisë së reagimeve mendore.
Borziloku
Eliminon lodhjen mendore, përmirëson përqendrimin dhe kujtesën dhe fshin pasojat negative të stresit. Kjo zvogëlon rrezikun e imunitetit të dobësuar, dhe kështu të problemeve njohëse, shkruan All Women Stalk.
Sherbela
Kjo erëz, si kanella, përmirëson kujtesën dhe përqendrimin, veçanërisht te të moshuarit. Sherbela parandalon zhdukjen e acetilkolinës, një substancë që shoqërohet me kujtesën dhe vëmendjen.
Xhenxhefil
Redukton në mënyrë drastike proceset inflamatore në trup që mund të zvogëlojnë aftësinë e trurit për të përpunuar informacionin. Kjo erëz përmirëson funksionin e trurit dhe ngadalëson plakjen.
Një studim tajlandez mbi gratë e moshës 50-60 vjeç që rregullisht merrnin xhenxhefil për gjashtë muaj konfirmoi se funksionet e tyre njohëse dhe kujtesa u përmirësuan dukshëm.
Shëndeti
Jetëgjatësia, shtoni 9 vjet të jetën suaj me vetëm një lëvizje
Published
1 hour agoon
November 15, 2024Kush nuk do të donte të jetonte sa më gjatë? Ekziston një besim i zakonshëm se njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë për të kontrolluar se sa do të jetojnë, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Ka shumë që mund të bëni për të siguruar vite më të gjata e më të shëndetshme të jetës, duke filluar nga pjata juaj.
Miratimi i një diete të shëndetshme mund t’i shtojë deri në 8.5 vjet jetë gruas 40-vjeçe dhe 9 vjet shtesë për një burrë. Kjo është sipas një studimi të ri britanik të publikuar në Nature Food, duke theksuar se zëvendësimi i ushqimeve jo të shëndetshme me opsione më të mira është lëvizje e dobishme për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga mosha.
Në veçanti, studimi vuri në dukje se ndërhyrja më e rëndësishme dietike që mund të bëni është të zvogëloni konsumin e pijeve me sheqer dhe të mishit të përpunuar, si salcice dhe proshutë, duke i zëvendësuar ato me ushqime të tilla si arrat dhe drithërat. Kjo ndërhyrje bazohet në udhëzuesin dietik Eatwell të Sistemit Kombëtar të Shëndetit (NHS) në Angli, i cili rekomandon që njerëzit të konsumojnë pesë porcione frutash dhe perimesh, ushqime të mjaftueshme me niseshte dhe të pasura me proteina çdo ditë dhe, në të njëjtën kohë, të reduktojnë marrjen e ushqimeve me përmbajtje të lartë, natriumi dhe sheqeriyndyre.
“Një dietë e shëndetshme parandalon rreziqe serioze për shëndetin, si sulmi në zemër a goditje në tru, të cilat çojnë në vdekje të hershme”, tha profesor Lars Thadnes nga Universiteti i Bergenit, i cili drejtoi studimin. Njerëzit që rregullojnë dietën e tyre në një model sa më të shëndetshëm që të jetë e mundur kontribuojnë ndjeshëm në qëllimin e reduktimit të vdekjeve të shmangshme, thekson ai.
“Prioriteti kryesor është kufizimi i konsumit të pijeve me sheqer, si pijet joalkoolike dhe mishi i përpunuar dhe rritja e marrjes së drithërave dhe arrave,” shtoi ai.
Shëndeti
Kur duhet pastruar dhëmbët, para apo pas ngrënies së mëngjesit?
Published
7 hours agoon
November 15, 2024Mbajtja e higjenës orale është thelbësore jo vetëm për të pasur një buzëqeshje tërheqëse, por edhe për të shmangur problemet shëndetësore.
Megjithatë, është ngritur një diskutim se a duhet pastuar dhëmbët para apo pas ngrënies së mëngjesit, shkruan Express.co.uk.
Por, kur duhet t’i pastrojmë?
Stomatologia, Maria Rubio ka dhënë këshillën e saj se kur duhet pastruar dhëmbët, ekspertja rekomandon që të hani pastroni dhëmbët para se të hani mëngjesin, duke argumentuar pse. Ajo shpjegoi se derisa flemë, goja jonë përjeton reduktim të rrjedhës së pështymës, duke i lejuar bakteret të rriten më lirshëm.
“Natën, fluksi i pështymës tonë është shumë më i ulët dhe kjo do të bëjë që në mëngjes kur zgjohemi, bakteret të jenë në kulmin e tyre”.
Kjo baktere ushqehet me mbetjet e ushqimit që ne hamë, duke prodhuar acide të cilat mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të nxisin lezione të tilla si kavitetet e frikshme.
“Nëse hamë mëngjes, i ushqejmë ato baktere, duke i bërë më aktive dhe duke gjeneruar acide janë të dëmshme për dhëmbët tanë, duke nxitur kështu lezione si kavitetet”, tha dentistja.
Ajo përfundoi: “Prandaj, është më mirë të lahen para se të hamë mëngjes”. /UBT News/
Gështenjat që piqen mbi zjarrin e hapur tingëllojnë si skena perfekte nga filmat e festave, por shumë persona pyesin nëse i’a vlen t’i bëjnë ato, të pasura me antioksidantë dhe minerale. Përveç kësaj, ata vlerësohen për shkathtësinë e tyre në kuzhinë.
“Ato mund të përdoren në gatime të ëmbla dhe të shijshme ose thjesht të hahen vetë”, shpjegon dietologia Barbara Kamp.
“Ndryshe nga arrat e tjera, gështenjat kanë shumë më shumë ujë dhe shumë pak yndyrë”, thotë Liz Applegate nga Universiteti i Kalifornisë, Davis. Duke marrë parasysh këtë, gështenjat kanë përqindje më të vogël të proteinave.
Gështenjat përbëhen nga karbohidraten dhe për shkak të kësaj kanë më pak kalori për gram sesa yndyrat (4 kalori kundrejt 9 kalorive), gështenjat janë më të ulëta në kalori në krahasim me arrat e tjera. Gjysmë filxhani gështenja ka vetëm 175 kalori, ndërsa gjysmë filxhani me bajame përmban deri në 414 kalori.
Ato janë të pasura me antioksidantë
Mungesa e yndyrës në gështenja do të thotë se nuk ofrojnë të njëjtat përfitime kardiovaskulare si arrat tjera, si përmbajtja e lartë e yndyrave të pangopura dhe mono të pangopura të shëndetshme për zemrën, profili ushqyes i gështenjave vlen të përmendet.
Në gjysmë filxhani gështenja, merrni sasi të përshtatshme mangani, mineral i rëndësishëm për funksionin e qelizave dhe shëndetin e kockave dhe bakër, që ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut. Gështenjat përmbajnë vitaminë C, acid folik, kalium dhe 3.6 gram fibra, që është 13 për qind e sasisë së rekomanduar ditore. Gështenjat janë të pasura me antioksidantë, veçanërisht acidin ellagik, i cili gjendet edhe tek manaferrat, mjedrat, arrat, etj. /UBT News/
Shëndeti
Po përdoret me të madhe, por çka ndodh me trupin kur ndalon përdorimin e Ozempic?
Published
1 day agoon
November 14, 2024Një studim i ri ka zbuluar se shumica e personave që ndaluan përdorimin e semaglutidit, përbërësi aktiv i medikamenteve të njohura për humbje peshe, si Ozempic, fituan përsëri rreth dy të tretat e peshës së humbur dhe shfaqën përkeqësim të treguesve shëndetësorë, duke përfshirë rritje të presionit të gjakut, kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Si funksionon Ozempic?
Wegovy dhe Ozempic janë të njohura si agonistë të receptorëve GLP-1 dhe shkaktojnë humbje peshe duke imituar veprimet e GLP-1, një hormon në tru që rregullon apetit dhe ndjenjat e ngopjes. Sipas studimit rreth 12 përqind e të rriturve në SHBA, raportohet se kanë përdorur të paktën një agonist të receptorëve GLP-1, ndërsa 6 përqind kanë treguar se po përdorin aktualisht.
Rreth 85 përqind e personave që kishin filluar përdorimin e medikamenteve si Ozempic e ndërprenë përdorimin brenda dy vitesh, dhe 71 përqind e ndaluan brenda vitit të parë, për dy arsye: Ose kishin arritur peshën e dëshiruar ose për shkak se ilaçet janë të shtrenjta, me çmim rreth 1,000 dollarë në muaj.
Që kur u shpërnda në treg, semaglutidi ka treguar jo vetëm sukses në trajtimin e diabetit dhe obezitetit, por kërkimet e reja tregojnë se ka rol pozitiv në uljen e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të goditjeve në zemër ose tru. Por, përdorimi i tij për humbje peshe nuk mund të jetë njësoj pozitiv.
Një studim i bërë nga kërkues të Universitetit Northwestern raportoi se, ndërkohë që nuk është e qartë se si ndikon ndalimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 në shëndetin afatgjatë të zemrës, gjetjet sugjerojnë se mund të rrisë rrezikun kardiovaskular.
Duke marrë parasysh normën e lartë të ndërprerjes së medikamenteve e efektet anësore negative që kanë, kërkuesit thanë se është e domosdoshme të studiohet nëse përdorimi i ilaçeve ofron ndonjë përfitim afatgjatë e ul rreziqet shëndetësore ose nëse disavantazhet e ndalimit të ilaçeve janë më larta se përfitimi.
Kërkuesit pas studimit të fundit nuk thanë përfundimisht se pacientët duhet t’i përdorin ilaçet përjetë për të mbajtur nën kontroll sëmundjet, gjetjet tregojnë se njerëzit që përdorin agonistë të receptorëve GLP-1 për menaxhimin e peshës e përmirësimin e shëndetit kardiometabolik kanë nevojë për përdorim afatgjatë.
Çfarë ndodh kur ndërpritet Ozempic? Ndërprerja e përdorimit të saj u lidh me përkeqësim të niveleve të disa faktorëve rreziku për shëndetin kardiovaskular e metabolik, të cilët luajnë rol në shëndetin e zemrës dhe diabetin. Kërkimet kanë zbuluar se pas 68 javësh injeksionesh, pacienti mesatar ka humbur më shumë se 15 përqind të peshës. Brenda 12 muajve nga përfundimi i trajtimit, 300 pacientë fituan përsëri rreth dy të tretat e peshës që kishin humbur.
Kërkuesit shtuan se mjekët dhe pacientët duhet të diskutojnë gjithashtu se çfarë mund të ndodhë nëse terapia ndërpritet.
Dr. Domenica Rubino, drejtoreshë e Qendrës së Menaxhimit të Peshës dhe Hulumtimit në Uashington, i tha BBC-së: “Obeziteti nuk është si infeksion ku merr antibiotikë dhe gjithçka shërohet. Ndryshe nga hipertensioni, diabeti dhe sëmundje tjera kronike që trajtojmë, ku duhet të përdorësh medikamente kronike, si statina për shëndetin e zemrës, ata që ndalojnë përdorimin e ilaçeve mund të përjetojnë pasoja të padëshiruara. Ka pasur raporte të shumta për efekte anësore të rrezikshme tek ata që përdorin semaglutidin aktivisht, si nauze të rëndë dhe të vjella, mendime për vetëvrasje dhe paralizë të stomakut”, tha ajo.
Hyrja e Ozempic në tregun farmaceutik u miratua nga FDA për të menaxhuar diabetin dhe ilaçi i tij “binjak” Wegovy, tani i miratuar për humbje peshe, shënoi një ndryshim të madh në mënyrën si mjekët trajtojnë obezitetin. Këto medikamente kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të humbasin rreth pesë deri 20 përqind të peshës së trupit. Përdorimi i gjerë i medikamenteve ka ndikuar tashmë në normat kombëtare të obezitetit, të cilat kanë rënë me gati pesë përqind në një vit.
Pesë milionë amerikanë i’u dha recetë me semaglutid më 2023, dhe katër në 10 e përdornin për humbje peshe, jo për menaxhimin e diabetit. Studiuesit theksuan: “Përdorimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 ka të ngjarë të rritet shpejt në SHBA kur shtrihen indikacionet e mbulimit, normat alarmante të ndërprerjes së përdorimit të agonistëve të receptorëve GLP-1 duhet të tërheqin vëmendjen e mjekëve, politikanëve e ekspertëve të shëndetit publik.” /UBT News/
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
Jetëgjatësia, shtoni 9 vjet të jetën suaj me vetëm një lëvizje
Kuvendi me seancë të hënën, Osmani pritet tu adresohet deputetëve
Kurti: Qeveria është për familjen, synojmë barazinë dhe nxitjen e punësimit
Studentët e Media dhe Komunikimit në UBT vizitojnë bibliotekën, radion dhe shtypshkronjën e kampusit për praktikën gazetareske
Federata rumune u tregon tifozëve se si të sillen në ndeshjen me Kosovën
FFK ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshje Rumani-Kosovë
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut caktojnë ditën për mbledhjen e përbashkët
Komuna e Prishtinës i reagon ashpër MKRS-së, dëmtoi hapësirat afër Teatrit Kombëtar
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman