Lajmet

​Erdogani iu drejtohet delegatëve përpara bisedimeve Ukrainë-Rusi në Turqi

Ai theksoi se nga një armëpushim i menjëhershëm do të përfitonin të gjithë.

Published

on

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan thotë se tani është koha për të pritur rezultate konkrete nga raundi i fundit i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Para takimit Ukrainë-Rusi, Erdogani u shpreh se u takon të dyja palëve të ndalojnë këtë tragjedi. Ai theksoi se nga një armëpushim i menjëhershëm do të përfitonin të gjithë.

“Ne mendojmë se jemi në një periudhë ku duhet të presim rezultate konkrete nga negociatat. Ju po vendosni themelet e paqes me direktivat e liderëve tuaj”, tha ai, duke theksuar se nga një armëpushim i menjëhershëm dhe paqja do të përfitonin të gjithë.

Ndërsa Turqia është një anëtare e NATO-s dhe Erdogan e karakterizoi pushtimin si “të papranueshëm” në fillimin e tij, presidenti është përpjekur të pozicionohet si një ndërmjetës i mundshëm për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

Erdogan u tha gazetarëve të premten se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur një “mirëkuptim” për katër nga gjashtë temat e diskutuara gjatë negociatave, duke përfshirë qëndrimin e Ukrainës jashtë NATO-s si dhe pranimin e gjuhës ruse si gjuhë zyrtare.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha javën e kaluar çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë do të duhet të vendoset përmes një referendumi dhe jo vetëm nga ai.

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Rossi ndan rrugët me Romën

Published

on

Daniele De Rossi ka ndërprerë kontratën me Romën, një vit pas shkarkimit të tij si trajner, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Marrëveshja pritet t’i kursejë Romës rreth 4 milionë euro.

Skuadra italiane Torino, që po kalon një fillim të vështirë sezoni në Serie A, dhe Monza, aktualisht në vend të 9-të në Serie B, janë destinacionet e mundshme të ardhshme për ish-lojtarin e kombëtares italiane.

42-vjeçari De Rossi pritet të vendosë së shpejti për klubin e tij të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yakin flet për Albian Hajdarin pasi la Zvicrën për Kosovën

Published

on

Trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas vendimit të lojtarit Albian Hajdari për të luajtur për Kosovën, duke lënë pas përfaqësuesen zvicerane.

Yakin thekson se vendimi i Hajdarit është i respektueshëm dhe se nuk mund të ndikojnë mbi zgjedhjen e tij.

“Ne e pranojmë vendimin e tij; nuk mund ta ndikojmë atë,” tha Yakin, duke shtuar se komunikimi me lojtarin ka qenë i qartë dhe transparent.

Trajneri gjithashtu ka folur për rastin e lojtarit tjetër, Cameron Puertas, i cili dëshiron të luajë për Zvicrën, por ende nuk ka pasaportën zvicerane.

Procesi i natyralizimit të tij po vazhdon dhe autoritetet zvicerane pritet të japin një përgjigje në tetor.

“Aplikimet janë dorëzuar,” tha Adrian Arnold, duke konfirmuar se pasaporta e Puertas mund të merret së shpejti.

Yakin nënvizoi se Federata Zvicerane nuk do të ndryshojë qasjen për të nxjerrë lojtarë vetëm për shkak të përfitimeve të menjëhershme sportive.

“Ne nuk duam të nxjerrim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi te merita. Pak ndeshje të luajtura nuk e lejojnë këtë. Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme,” përfundoi trajneri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë.

Shtypja e fletëvotimeve është bërë në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë, nën mbikëqyrjen e anëtarëve të KQZ-së dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.

Gjithashtu janë shtypur broshurat e kandidatëve të Zgjedhjeve Lokale 2025, të cilat do të shpërndahen në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale do të shtypen gjithsej 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për secilën lloj të zgjedhjeve. Ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe rezervat.

Në këtë proces zgjedhor, është paraparë që të prodhohen 13% më pak fletëvotime krahasuar me numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ arrin në 2,069,098 votues. Kjo nënkupton një reduktim prej 268,688 fletëvotimesh nga shifra totale.

Sipas të dhënave të Listës Votuese 2,025,105 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime prej të cilave 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvoitme të caktuara për votimin e rregullt, ndërkaq 38 Qendra të Votimit me githsej 54 vendvotime për votimin me kusht./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara