Lajmet

​Edhe qershitë paskan lidhje me zemrën?

Published

on

Mbretëresha e pranverës është padyshim qershia: një frut i vogël me një formë të rrumbullakosur, e tultë, lëkurë të kuqe dhe një shije veçanërisht të sheqerosur, shkruan pazienti.it.

Duke folur botanikisht, qershia i përket familjes Rosaceae, e cila gjithashtu përfshin fruta të tjerë si pjeshkë, kumbulla dhe kajsi.

Qershitë ndahen në dy kategori të gjera: qershi të ëmbla (Prunus avium), që janë ato më të zakonshmet me një lëkurë të kuqe dhe qershitë që janë të hidhura. Pavarësisht nga madhësia, qershitë përfaqësojnë një burim të mirëqenies.

Zemra: Falë pranisë së antioksidantëve të fuqishëm, qershitë një ilaç i vërtetë për shëndetin e zemrës.

Lëndët ushqyese dhe mineralet prej të cilave janë bërë përfaqësojnë kardiombrojtës efektivë, pasi ato lejojnë të mbajnë rrahjet e zemrës të qëndrueshme, me një ulje të dukshme të atakut kardiak. Ato ndihmojnë në uljen e niveleve të presionit të gjakut.

Sistemi imunitar: falë përqendrimit të lartë të vitaminës C, karotenoideve dhe flavonoideve, qershitë janë një mbrojtës i shkëlqyeshëm kundër infeksioneve bakteriale, infeksioneve virale, etheve dhe ftohjeve.

Zorrët: fibrat dietike të pranishme në to parandalojnë dukuritë e kapsllëkut, acidet përkundrazi favorizojnë tretjen dhe vitaminat lejojnë thithjen korrekte të lëndëve ushqyese.

Sistemi nervor: flavonoidet dhe karotenoidet përmirësojnë aktivitetin e trurit dhe në veçanti kujtesën.

Lëkura: prania e vitaminave A dhe C në qershi është një maskë natyrore bukurie për lëkurën, stimulon prodhimin e kolagjenit, jo për asgjë tjetër në treg janë veçanërisht të njohura kremrat e trupit bazuar në qershi.

Sytë: Antioksidantët, me të cilët qershitë janë të pasura, luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve, duke i mbrojtur ato nga procesi i plakjes, infeksioneve dhe thatësisë.

Sistemi muskulor: i pasur me fibra, magnez dhe vitaminë C, ato janë një kurë e shkëlqyeshme për shërimin e muskujve pas ushtrimeve intensive. Nuk është rastësi që suplementet dhe lëngjet me bazë qershie po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara.

Ndihmojnë në mbajtjen konstante të niveleve të kolesterolit në gjak, sheqeri prej të cilit janë bërë përmban levulozë, e cila nuk ka kundërindikacione të veçanta, prandaj janë një frut veçanërisht i përshtatshëm për ata që vuajnë nga diabeti.

Ata kanë një indeks të lartë të ngopjes dhe një vlerë të ulët kalorifike, të shkëlqyeshëm për ata që kanë nevojë të humbin peshë. Ato përmbajnë vitaminë K, e cila është e dobishme për mpiksjen e duhur të gjakut.

Lajmet

Azemi: Paga minimale për punëtorët privat duhet të jetë 600 euro

Published

on

By

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kryeministri dhe ministri i financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi dhe se aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro.

Kështu tha ai teksa hynte në takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati e ku do të diskutohet për pagën minimale.

Ne do të shkojmë në takim të marrim pjesë. Nuk dimë asgjë përveçse që do të bisedohet për pagën minimale, a do të jenë akterët kryesor që do të japin fjalën vet nuk e dimë. Por nëse mua më pyetini, qëndrimi i sindikatës kryeministri dhe ministri e ka në tavolinë që marsi i këtij viti që pagën minimale për punëtorët e sektorit privat të Kosovës duhet të jetë 600 euro”, tha ai.

Ai ka treguar edhe pse nuk pajtohen që paga minimale të jetë 500 euro.

Qeveria mund të marrë vendim për pagën që të jetë 500 euro. Ne e vlerësojmë këtë lëvizje pro ia lëmë dyert hapur sepse kur themi te kompanitë, të gjitha ato që nuk pëlqejnë me këtë pagë kemi të drejtën e grevave. Në bazë të analizave që kam bërë sipas shportës që i takon katër anëtarëve të familjes, një anëtari të familjes i nevojiten 2.80 cent i ka brenda ditës që të ketë edhe ushqim, edhe transport edhe cigare edhe shkollim për fëmijë e shëndetësi. Sa mund të kryhet punë me 2.80 cent për një person mund ta vlerësoni dhe vet”./EO

Continue Reading

Lajmet

Fitore të mëdha për Llapin dhe Drenicën në xhiron e 11-të të Superligës

Published

on

By

Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës solli duele tejet interesante, ku Llapi dhe Drenica regjistruan fitore të mëdha ndaj rivalëve të tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e tabelës.

Llapi e ndali serinë pozitive të Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 2:1. Skuadra e Tahir Batatinës shfaqi lojë të vendosur, duke marrë epërsinë në pjesën e parë me golin e Edon Sadriut, ndërsa Axel Gnap shënoi golin e dytë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren.
Për Prishtinën, goli i vetëm u realizua nga Leotrim Kryeziu, që megjithatë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Ndërsa Drenica arriti një fitore të madhe me përmbysje 3:1 ndaj kampiones aktuale, Dritës. Ronaldo Chacon u bë hero i takimit me dy gola, ndërsa fitoren e kompletoi Kreshnik Uka. Nga ana tjetër, goli i Albert Dabiqajt mbeti vetëm statistikë, teksa Drenica ndërpreu një seri negative, duke ia ndalur njëkohësisht edhe ecurinë pozitive Dritës.

Në një tjetër përballje, Ferizaj triumfoi bindshëm ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3:0. Golat u shënuan nga Sadriu, Berisha dhe Selmani, duke i dhënë skuadrës tri pikë të vlefshme në garën për mbijetesë./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Njohja e Kosovës nga Siria, ambasadori i Gjermanisë përgëzon Osmanin

Published

on

By

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani, dhe popullin kosovar, për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Siria.

Pos tjerash, përmes një postimi në “Blusky”, ambasada gjermane thotë se janë të lumtur për këtë dinamikë të re njohjesh për Kosovën.

Jemi shumë të lumtur me këtë dinamikë të re pasi është njohja e tretë këtë vit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të mërkurën Siria u bë shteti i 120-të që njeh sovranitetin e Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Published

on

By

Në fshatin Likoc të Skenderajt, një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./EO

Continue Reading

Të kërkuara