Sport

​Edhe Petr Cech largohet nga Chelsea

Cech ka dhënë këshilla dhe udhëzime për të gjitha çështjet e futbollit dhe performancës në të gjithë klubin.

Published

on

Chelsea ka njoftuar se Petr Cech, i cili ishte këshilltar teknik dhe i performancës në këtë klub, do të largohet nga roli i tij efektiv më 30 qershor.

Që nga emërimi i tij, tre vite më parë, Cech ka dhënë këshilla dhe udhëzime për të gjitha çështjet e futbollit dhe performancës në të gjithë klubin, duke forcuar lidhjet midis ekipeve të meshkujve dhe akademisë.

Pas këtij vendimi nga ana e klubit, Chech tha se ishte privilegj për të që ta mbante këtë rol për tre vite te Chelsea dhe se u shpreh i sigurt se me pronarët e rinjë, klubin po e pret një e ardhme e mirë.

“Ka qenë një privilegj i madh të luaja këtë rol te Chelsea për tre vitet e fundit. Me klubin nën pronësinë e re, ndjej se tani është koha e duhur për mua të largohem. Jam i kënaqur që klubi tani është në një pozitë të shkëlqyer me pronarët e rinj dhe jam i sigurt për suksesin e tij në të ardhmen si brenda dhe jashtë fushës”, tha Cech.

Ndërsa, presidenti i ri i klubit, Todd Boehly, tha se Petr është anëtar shumë i rëndësishëm i klubit dhe e ka falenderuar atë për kontributin e dhënë.

“Petr është një anëtar i rëndësishëm i familjes Chelsea. Ne e kuptojmë vendimin e tij për t’u larguar dhe e falënderojmë për kontributin e tij si këshilltar dhe përkushtimin e tij ndaj klubit dhe komunitetit tonë. I urojmë atij më të mirën”, tha ai.

Sport

Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2027

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Dardanet do të përballen me Gjibraltarin dhe Kroacinë në fillim të marsit në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 3 mars në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë kundër Gjibraltarit.

Përballja e dytë është planifikuar më 7 mars në stadiumin Branko Čavlović-Čavlek në Karlovac të Kroacisë kundër Kroacisë.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku krahas Kroacisë dhe Gjibraltarit, pjesë e grupit është edhe Bullgaria.

Ky edicion i kualifikimeve do të jetë një mundësi e mirë për Dardanet që të tregojnë potencialin e tyre dhe të përgatiten për sfidat ndërkombëtare drejt Kupës së Botës 2027.

Continue Reading

Sport

Ylli i Javës-Ruben Silva Richards

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional Ylli i Javës, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e 21-të të këtij edicioni, çmimi shkoi për Ruben Silva Richards të FC Ferizaj, i cili ndihmoi skuadrën e tij të fitojë 3 pikë të rëndësishme me dy gola të shënuar kundër FC Ballkan, në një ndeshje që përfundoi 2:1. Vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së këtij çmimi, Richards u shpreh:

“Mendoj që ka qenë një ndeshje e mirë, ku ekipi funksionoi shumë mirë mes vete. Unë shënova dy gola, por pa përpjekjen e madhe të bashkëlojtarëve nuk do të ishte e mundur, prandaj jam shumë mirënjohës.
Liga është shumë e mirë, me lojtarë taktikë dhe me nivel të lartë. Qyteti dhe shteti i Kosovës janë shumë mikpritës. Jam shumë i lumtur këtu.
Dua ta ndaj këtë shpërblim me kapitenin e ndeshjes, Mexhit Neziri, i cili gjithashtu ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë ndeshje.”

Ky çmim vlerëson jo vetëm performancën individuale të futbollistëve, por edhe përpjekjen e ekipit dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e Superligës së Kosovës. Ruben Silva Richards ka treguar një herë tjetër aftësitë e tij, duke u bërë protagonist në një ndeshje vendimtare për FC Ferizaj.

Continue Reading

Sport

Filippousis: “Prishtina 2030” do të jetë sukses për Kosovën

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), Iakovos Filippousis, ka vlerësuar lart përgatitjet e Kosovës për organizimin e Lojërat MesdhetarePrishtina 2030”, duke e cilësuar këtë edicion si një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin sportiv dhe infrastrukturor të vendit.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe takimeve me drejtues të institucioneve sportive, ai theksoi se puna e Komiteti Olimpik i Kosovës dhe e federatave sportive po zhvillohet në drejtimin e duhur, ndërsa përgatitjet po marrin formë konkrete.

Filippousis nënvizoi se edicioni i 21-të i Lojërave Mesdhetare përfaqëson një mundësi të madhe jo vetëm për organizimin e garave në 28 sporte në nivel të lartë, por edhe për ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe të qëndrueshme sportive. Sipas tij, këto investime do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për atletët, rritjen e standardeve të performancës dhe zhvillimin afatgjatë të sportit në vend.

Ai shtoi se organizimi i “Prishtina 2030” do të lërë një trashëgimi të rëndësishme për Kosovën, duke forcuar kapacitetet institucionale dhe duke e pozicionuar kryeqytetin në hartën e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

Sipas tij, angazhimi aktual tregon se Kosova është në rrugën e duhur për të realizuar një organizim dinjitoz dhe me ndikim afatgjatë për sportin dhe vendin në tërësi.

Continue Reading

Sport

UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius

Published

on

By

Pas incidentit të dyshuar racist në ndeshjen e parë të playoff-it të Liga e Kampionëve, futbollisti argjentinas Gianluca Prestianni i Benfica është pezulluar përkohësisht për ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid. Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i UEFA përpara ndeshjes që zhvillohet këtë të mërkurë.

UEFA bëri të ditur se pezullimi vlen pavarësisht vendimeve të mundshme që organet disiplinore mund të marrin pas përfundimit të hetimit në vijim. Si arsye për masën e përkohshme, institucioni evropian përmendi një shkelje të dyshuar të nenit 14 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, që lidhet me sjellje diskriminuese.

Incidenti ndodhi të martën e javës së kaluar. Pas golit të fitores 1:0 dhe festimit të tij, sipas deklarimeve të lojtarit dhe bashkëlojtarit të tij francez Kylian Mbappé, braziliani Vinícius Júnior është ofenduar në mënyrë raciste. Pretendohet se Prestianni e ka quajtur atë “majmun”.

Argjentinasi i ka mohuar akuzat. Gjatë incidentit, ai ishte parë duke e mbuluar gojën me fanellë.

Continue Reading

Të kërkuara