Lajmet

​Dy eksperte mjekoligjore po dëshmojnë në gjykimin kundër Pjetër Shalës

Ato kanë deklaruar se e bëjnë diagnostikimin dhe trajtimin e personave që kanë përjetuar trauma.

Published

on

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, me dëgjimin e dy dëshmitarëve ekspertë të thirrur nga avokati i viktimave. Psikologu Karin Dune-Prinsen dhe psikiatri Cajenn Lozano Parra nga Instituti Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerësim Mjekësor po dëshmojnë për dëmin fizik dhe psikik që sipas tyre ka pësuar një prej viktimave të pretenduara në këtë çështje.

Në seancë publike ekspertet nga Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek po intervistohen nga mbrojtësi i viktimave, i cili në fillim të seancës i pyeti ato rreth punës që bëjnë.

Ato kanë deklaruar se e bëjnë diagnostikimin dhe trajtimin e personave që kanë përjetuar trauma, derisa kanë theksuar se kanë punuar për organizatën IMO (Organizatë jo qeveritare në Holandë e cila bënë vlerësime mjeko-ligjore të viktimave të pretenduara të torturës apo keqtrajtimet).

Gjithashtu, ato kanë thënë e janë autore të një raporti që i është paraqitur trupit gjykues në këtë çështje gjyqësore.

Avokati Laws: A ju kërkuan të bënit një ekzaminim mjeko ligjor që ju është referuar dhe ne do e trajtojmë si personi TË401 dhe për këtë person u është kërkuar të përgatisni raport. Që të bënit këtë raport a ju dha një dosje që mbante dokumente të çështjes gjyqësore dhe a e takuat personin në fjalë me 16 mars të këtij viti, dje a kryet një ekzaminim të këtij personi në përputhje me protokolli ne Stambollit?

Dëshmitarja: Po.

Pas kësaj, avokati i viktimave ka pyetur për pasojat e mundshme të ndalimit arbitrar apo keqtrajtimit.

“Ne e dimë që jo të gjitha viktimat e torturës apo trajtimit çnjerëzor shfaqin simptoma psikologjike apo simptoma fizike, sepse vare shumë nga lloji i torturës që ka pësuar dikush ,varet nga konteksti ku ka ndodhur dhuna dhe lloji i dhunës së ushtruar. Ajo çfarë dihet është se disa prej simptomave më të zakonta psikologjike të cilat vinë si rezultat i torturës dhe trajtimit çnjerëzor janë shmangia e kujtimeve të ngjarjeve traumatike ose ngjarjeve të tilla, ndryshime negative në mendime dhe ndjenja të fajësisë apo të turpit, zymtësi, sjellje jo tipike të shkëputjes, persona të tillë nuk janë më në realitet por thjeshtë mendojnë atë varësi ka ndodhur”, ka thënë dëshmitarja Prinsen.

Pas kësaj, intervistimi nga mbrojtësi i viktimave ka vazhduar në seancë të mbyllur për publikun. Paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave vjen pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar çështjen e saj.

Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021. Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lajmet

Kaçanik: Arrestohen dy persona pasi u kapën duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje

Published

on

By

Janë arrestuar dy persona Kaçanik, pasi janë hasur me substanca narkotike. Të dyshuarit meshkuj kosovarë ishin duke përgatitur qeset me marihuanë për shitje. 

Policia në raportin 24-orësh gjihtashtu njoftoi se kanë konfiskuar substancën si dhe para në vlerë 295 euro..

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi janë hasur duke përgatitur substancë narkotike për shitje. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar rreth 68 qese të mbushura me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë dhe para të gatshme 295 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtari policor goditet me veturë në Zubin Potok

Published

on

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë gjatë një kontrolli në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 16:25, kur njësiti policor ishte në pikë kontrolli. Gjatë tentimit për ta ndaluar një veturë, drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi duke goditur një nga zyrtarët policorë.

“Vetura e dyshuar nuk është arritur të ndalohet”, thuhet në raportin 24-orësh./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Nora Gjakova në mesin e kampioneve botërore e olimpike në Romë

Published

on

Kampionia olimpike nga Kosova, Nora Gjakova, po merr pjesë në Akademinë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) që po mbahet në Romë të Italisë.

Siç shkruan Federata e Xhudos në Kosovë, Gjakova ka përfunduar me sukses pjesën teorike të shkollimit dhe tashmë po ndjek pjesën praktike të trajnimit, përkrah kampioneve të tjera botërore e olimpike, nën udhëheqjen e Daniel Lascau.

Kjo akademi ka për qëllim licencimin dhe ngritjen profesionale të trajnerëve të xhudos në nivel ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Skandal në Maqedoninë e Veriut, klubi shqiptar suspendohet nga të gjitha ligat!

Published

on

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në basketbollin vendor, pasi Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të suspendojë nga të gjitha ligat klubin shqiptar KB “Shkupi”.

Sipas reagimit të klubit, arsyeja zyrtare e këtij vendimi është borxhi financiar i klubit në vlerë prej 590.000 denarësh.

Megjithatë, drejtuesit e klubit theksojnë se situata është pasojë e mosmarrjes së mjeteve të premtuara nga Ministria e Sportit, fonde të cilat KB “Shkupi” duhej t’i merrte me kohë për të mbuluar obligimet e veta financiare.

Ajo që ka tronditur opinionin sportiv është fakti se për suspendimin e klubit ka votuar edhe anëtari shqiptar i bordit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mbrojtjen e interesave të sportit shqiptar dhe të vetë klubit që përfaqëson një traditë të gjatë në basketbollin e Shkupit.

Me këtë vendim, KB “Shkupi” përjashtohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare të Federatës, gjë që pritet të shkaktojë pasoja të mëdha për lojtarët, trajnerët dhe komunitetin sportiv shqiptar në vend.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra në opinion, ku kërkohet urgjentisht rishikimi i vendimit dhe ndërhyrja e institucioneve përkatëse për të shmangur një dëm të pariparueshëm për sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut./S.K/EO/MK/

Continue Reading

Të kërkuara