Sport

​Dukagjini fiton ndeshjen e parë ndaj Istogut në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Publikuar

Dy skuadrat nga Liga e parë e Kosovës Istogu dhe Dukagjini janë ballafaquar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në një teren shumë të vështirë për lojë për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, takimin e fitoi Dukagjini me rezultat 2-1.

Merlaku kaloi Dukagjinin në epërsi në minutën e 26-të të ndeshjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë më dinamike dhe Istogu e barazoi rezultatin 1-1 me golin e realizuar nga Mazrekaj në minutën e 75-të, por vetëm pas dy minutave epërsinë e Dukagjinit e riktheu Basriu dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij para ndeshjes kthyese ndërmjet këtyre dy ekipeve, ku edhe do të mësohet skuadra finaliste e Kupës së Kosovës.

Sport

​Përfundon ndeshja, Llapi shkon në finalen e Kupës së Kosovës

Publikuar

nga

Në një ndeshje shumë të fortë dhe të luftuar deri në sekondën e fundit, Prishtina nuk ia ka arritur që të bëjë përmbysje ndaj Llapit për të kaluar në finalen e kësaj gare.

Rezultati final i ndeshjes kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte 2-2, por ky fitore nuk ishte i vlefshëm për të kaluar më tutje pasi Llapi kishte fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar para dy javësh në “Fadil Vokrri”.

Gavazaj i dha epërsinë Prishtinës në minutën e pestë nga penalltia, pastaj shifrat i barazoi Januzi dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, nga një për secilën skuadër. Për Prishtinën shënoi Pefqeli, kurse për Llapin realizoi Muhamet Hyseni. Kështu Llapi do të luajë në finalen e Kupës së Kosovës ndaj skuadrës nga liga e parë, Dukagjini.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Lojë e zjarrtë në Besianë, Prishtina përmbys rezultatin ndaj Llapit

Publikuar

nga

Ndeshje e paparashikueshme po zhvillohet në Besianë ndërmjet Llapit dhe Prishtinës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti e ka përmbysur rezultatin ndaj Llapit dhe tani është duke avancuar me rezultat 2-1.

Për Prishtinën golin e dytë e realizoi Pefqeli në minutën e 64-të të ndeshjes.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Këto dy skuadra pritet të kalojnë në Serie A për sezonin e ardhshëm

Publikuar

nga

Edhe pesë ndeshje kanë mbetur deri në përfundimin e edicionit 2020/21 në divizionin e dytë të futbollit italian të njohur si Serie B.

Janë tri skuadra të cilat po luftojnë në një garë shumë të ngushtë për t’u bërë pjesë e elitës së futbollit italian për sezonin 2021/22.

Empoli është skuadra që po e kryeson renditjen tabelare me 66 pikë, i ndjekur nga Lecce në vendin e dytë me 61 pikë.

Por në këtë garë është ende edhe skuadra me emrin Salemitana, e cila për momentin renditet në vendin e tretë me 60 pikë të mbledhura.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Llapi – Prishtina, ky është rezultati pas pjesës së parë

Publikuar

nga

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës. Pas 45 minutave të zhvilluara rezultati në Besianë është i barabartë 1-1.

Fillimisht Prishtina kaloi në epërsi me golin e Gavazajt në minutën e pestë nga penalltia, pastaj shifrat i barazoi Januzi në minutën e 16’ të ndeshjes.

Rezultati momental do ta kualifikonte Llapin në finale të Kupës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara