Kulturë

​“Duje” e Albina Kelmendit, mes këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023.

Published

on

Kënga “Duje” e Albina dhe Familjes Kelmendi është renditur mes këngëve më të klikuara të janarit në Eurovision. Performanca e përfaqësueses shqiptare është e 10 në listën prej 20 performancave më të dëgjuara, të publikuara në kanalin zyrtar të Eurovision Song Contest. Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, teksa duket se tashmë “Duje” ka zënë vend edhe në zemrat e publikut ndërkombëtar.

Pjesë e kësaj liste të Eurovision është edhe një tjetër këngëtar shqiptar, i cili në fakt është renditur i dyti si performanca më e dëgjuar. Bëhet fjalë për Luiz Ejllin me këngën e tij “Zjarr e Ftohtë” me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2006. Luiz Ejlli është bërë kryefjala e mediave kohët e fundit, kjo për shkak të protagonizmit të tij në një reality show.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u hodh edhe shorti, ku u përcaktua se Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë. Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.

Festivali i këtij viti do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, për shkak të luftës./rtsh.al

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta Salih Zogiani, ruajtësi i anekdotave shqiptare

Published

on

Ndahet nga jeta kultivuesi i anekdotave, gojëdhënave dhe i trashëgimisë burimore shqiptare, Salih Zogiani.

Ai nuk ishte vetëm një autor, por një ruajtës i fjalës së urtë, i humorit dhe i mençurisë popullore, i cili me pasion të jashtëzakonshëm mblodhi dhe botoi thesaret më të çmuara të kulturës sonë.

Librat e tij, të pasur me anekdota dhe gojëdhëna të mrekullueshme, do të mbeten një dëshmi e përjetshme e përkushtimit ndaj traditës shqiptare, duke sjellë buzëqeshje dhe reflektim te lexuesit.

Trashëgimia që la pas nuk do të shuhet kurrë; në çdo faqe të veprave të tij do të jetojë zëri i ngrohtë dhe i dashur i Salih Zogianit, që na kujton kush jemi dhe nga vijmë. Kujtimi i tij i përjetshëm dhe fjala e tij e ëmbël do të mbeten burim frymëzimi për brezat që do të vijnë.

Continue Reading

Kulturë

Kanë nisur xhirimet e filmit “Për sa t’ketë det”

Published

on

Kanë filluar xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Për sa t’ketë det”, me skenar dhe regji nga Sovran Nrecaj dhe producente Aurela Kadriu. Ky është projekti i parë i gjatë artistik i regjisorit, i cili po realizohet nga Can and Cam në partneritet me Degjenerata, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Filmi trajton tema të thella njerëzore, duke u fokusuar në dhimbjet e pafolura dhe jetët që mbeten pezull në pritje. I vendosur në një shoqëri që përpiqet të rindërtohet pas luftës, rrëfimi nuk kërkon heronj apo fitimtarë, por eksploron brishtësinë e një familjeje të prekur nga humbja.

Në qendër të historisë është Sadetja, e interpretuar nga Ilire Vinca, e cila jeton një jetë modeste me bashkëshortin e saj Burimin (Alban Ukaj), fotograf, dhe djalin e tyre Lumin (Yzeir Meha). Kur Burimi i bashkohet rezistencës së armatosur dhe zhduket pa lënë gjurmë, Sadetja mbetet vetëm me të birin, duke u përballur me një humbje të hapur dhe pa përgjigje. Mes së tashmes së rëndë dhe kujtimeve që nuk e lënë të qetë, ajo përpiqet të gjejë mënyra për të mbijetuar në një realitet të vështirë shoqëror.

Xhirimet e filmit po zhvillohen aktualisht në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

Eksperiencat dhe kujtimet e Çarshisë së Madhe, Gjakova hap dyert për qytetarët

Published

on

By

Qytetarët e Gjakovës janë të ftuar të marrin pjesë në një takim dhe ekspozitë në kuadër të projektit për hartimin e Planit të Konservimit të Tërësisë Urbanistike “Çarshia e Madhe”.

Takimi synon të identifikojë vendet dhe shënjuesit më të rëndësishëm në qytet dhe në lagjet e komunitetit, si dhe të mbledhë kujtimet dhe përvojat e qytetarëve lidhur me ta.

Në kuadër të aktivitetit, ekspozita e fotografive do të pasqyrojë zhvillimin e qytetit ndër vite, shpërndarjen hapësinore sipas funksioneve kryesore dhe marrëdhënien e njerëzve me mjedisin fizik.

Evenimenti do të zhvillohet të premten, më 27 mars 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, dhe është i hapur për të gjithë.

Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe me mbështetje teknike nga UN-Habitat Kosovë, synon të integrojë trashëgiminë kulturore në planifikimin hapësinor për një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës.

Continue Reading

Kulturë

Pritje e jashtëzakonshme për Teatrin “Adriana” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun

Published

on

Teatri “Adriana” nga Ferizaj ka përfaqësuar me sukses Republikën e Kosovës në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Samsun, Turqi, ku është pritur me shumë ngrohtësi nga publiku vendas.

Shfaqja “9 Shpirtrat”, një komedi që ndërthur humorin me elemente të absurdit, ka arritur të tërheqë vëmendjen e audiencës, duke u shpërblyer me reagime pozitive dhe duartrokitje të shumta. Interpretimi i trupës teatrore është vlerësuar për energjinë, profesionalizmin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun.

Mikpritja e ngrohtë nga organizatorët dhe publiku në Samsun ka lënë mbresa të veçanta për trupën e teatrit, duke e bërë këtë eksperiencë jo vetëm artistike, por edhe kulturore.

Teatri “Adriana” vazhdon të dëshmojë se arti skenik nga Kosova ka potencial të prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara