Kulturë

​Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405.

Published

on

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit.

Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdis më 17 janarin e 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

Continue Reading

Kulturë

Kosova në Panairin e Librit në Leipzig 2026

Published

on

Kosova prezantohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në Panairin e Librit të Leipzig-ut përmes një programi të pasur të ngjarjeve letrare dhe rreth 100 titujve, përfshirë vepra letrare dhe joletrare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Që nga viti 2019, Biblioteka Kombëtare promovon vazhdimisht autorët nga Kosova dhe letërsinë shqipe në panairin më të madh dedikuar autorëve.
Ngjarjet e organizuara nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK)
KUJTESË E KONTESTUAR, ZËRA TË LIDHUR: LETËRSIA DHE POLITIKA NË BALLKAN
Panelistë: Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi, Nerimane Kamberi
Data: 19 mars 2026
Ora: 10:30–11:30
Vendi: Translate Forum / Salon International (Hall 4, C403)
GJUHË TË VOGLA, HISTORI TË MËDHA: LETËRSIA SHQIPE NË KONTEKST GLOBAL
Panelistë: Arbër Selmani, Meliza Krasniqi, Eli Krasniqi
Data: 20 mars 2026
Ora: 11:00–11:30
Vendi: Global Perspectives Forum (Hall 4, E303)

Continue Reading

Kulturë

Ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë” Hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Published

on

13 mars në orën 19:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të presë hapjen solemne të ekspozitës “Butësia kontrollon fortësinë”, realizuar nga artistet vizuale Anais Horn dhe Verena Walzl, dhe e kuruar nga Blerta Hoçia.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 maj 2026 në hollin e ekspozitave të bibliotekës, duke ofruar një përvojë artistike që eksploron kontrastin mes butësisë dhe fuqisë në artin bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Shfaqja “Nyja e Gidonit” sonte dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Published

on

By

Drama “Nyja e Gidionit”, me autore Johnna Adams dhe nën regjinë e Hana Qenës, ngjitet sonte dhe nesër në skenë për të ofruar një përballje të fuqishme emocionale që zë fill brenda mureve të një klase shkolle.

Kjo hapësirë, që zakonisht simbolizon edukimin, në këtë produksion shndërrohet në një territor tensioni dhe sfide ku takimi mes një nëne dhe një mësueseje tejkalon kornizat e një dialogu të thjeshtë.

Përmes interpretimeve të aktoreve Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic, shfaqja zbërthen në kohë reale një përplasje botëkuptimesh mbi përgjegjësinë prindërore, dhunën dhe bullizmin në shkollë, duke e vendosur publikun përballë një nyjeje të pazgjidhshme morale.

Realizimi i kësaj drame ka bërë bashkë një ekip profesionistësh, ku dramaturgjia është punuar nga Zoga Çeta Çitaku, ndërsa vizualiteti i skenës mban vulën e skenografit Burim Arifi dhe kostumografes Hana Zeqa.

Atmosfera plotësohet nga muzika e kompozitorit Ger Kacerja dhe elementet e veçanta të animacionit, të realizuara nga Flaka Kokolli, Elsa Talla, Leonita Thaqi dhe Diellza Franca.

Pjesë e rëndësishme e projektit janë edhe asistentja e regjisë Fluturë Nishori, inspicientja Nazmije Krasniqi, dizajnerja Nita Qahili dhe fotografi Kushtrim Haxha.

Shfaqja, e cila trajton tematika jetike të sistemit arsimor dhe marrëdhënieve njerëzore, i pret shikuesit sonte dhe nesër me fillim nga ora 20:00.

 

Continue Reading

Kulturë

11 mars 1981 – Kur zëri i studentëve tronditi Kosovën

Published

on

Më 11 mars të vitit 1981 filluan demonstratat studentore në Universitetin e Prishtinës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.

Fillimisht protestat nisën në mensën e studentëve për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe pakënaqësive të shumta me sistemin e kohës. Por shumë shpejt ato u shndërruan në një lëvizje më të gjerë, ku studentët filluan të artikulonin edhe kërkesa politike dhe shoqërore.

Demonstratat u përhapën nga ambientet universitare edhe në qytet, duke përfshirë mijëra studentë dhe qytetarë. Në rrugët e Prishtinës u dëgjuan parulla që kërkonin më shumë të drejta për shqiptarët në Kosovë dhe ndryshime të mëdha politike.

Ngjarjet e marsit 1981 u shtypën nga autoritetet e atëhershme jugosllave me masa të ashpra, arrestime dhe dënime për shumë studentë e intelektualë. Megjithatë, këto demonstrata mbetën një moment i rëndësishëm në historinë e rezistencës dhe ndërgjegjësimit shoqëror në Kosovë.

Sot, 11 marsi kujtohet si dita kur zëri i studentëve u bë simbol i kërkesës për më shumë të drejta, liri dhe barazi.

Continue Reading

Të kërkuara