Lajmet

​Dita Ndërkombëtare pa Makina shënohet me disa aktivitete në kryeqytet

Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin makinat e tyre.

Published

on

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bashkë me Komunën e Prishtinës, dhe organizatën “Marakli t’Bicikletave” kanë shënuar 22 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare pa Makina me disa aktivitete.

Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin makinat e tyre, në mënyrë që të ruhet sa më shumë ambienti.

Zëvendësministrja e MMPHI-së, Linda Çavdarbasha tha se janë 15 komuna të Kosovës që u janë bashkuar kësaj iniciative.

Ndërsa tha se si ministri janë duke punuar në strategjinë e transportit multi modern, e cila sipas saj do t’i ndihmojë jo vetëm nivelit qendror por edhe nivelit lokal për siç tha ajo, tranzicionin e ngadalshëm drejt orientimit të një transporti sa më të gjelbër.

Çavdarbasha tha se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Ajo tha se duhet filluar përdorimi i mjeteve të cilat janë më pak të dëmshme për publikun.

Është shumë mirë që ne të investojmë që të fillojmë dhe të edukohemi se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Mundemi me ecë ën këmbë nëpër distanca të ndryshme mirëpo gjithashtu edhe të përdorim mjete të tjera të cilat janë më pak të dëmshme për mjedisin, e sidomos gjatë periudhës së dimrit ku e kemi edhe krizën energjetike dhe po hasim në shumë probleme me ndotjen e ajrit”, tha ajo.

Drejtori i shërbimeve, Ilirik Musliu tha se në bashkëpunim me komunën kanë bërë që sot transporti publik me qenë pa pagesë, me qëllim që të stimulojnë dhe të vetëdijwsojnë qytetarët për të përdorur transportin publik.

Qëllimi është të bëjmë më të mirën e mundshme dhe sa më shpejtë të implementojmë edhe planin e mobilitetit, por dhe të bëjmë maksimumin që ta ruajmë ambientin të ndikojë në ruajtjen e ajrit, jemi në rangim shumë të keq. Jemi një prej kryeqyteteve me ndotjen më të madhe të ajrit andaj të gjithë bashkë duhet të bëjmë maksimumin për me ndryshua gjendjen që e kemi tash”, tha ai.

Musliu ka treguar edhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në kuadër të kësaj dite, ndër të cilat tha se do të ketë edhe aktivitete për fëmijë.

Ai ka shtuar se si komunë janë duke i shfrytëzuar edhe mjetet tjera të cilat ndihmojnë në implementim sa më të shpejtë të planit të mobilitetit. Ai tha se këtu ndërlidhen edhe shtigjet e biçikletave, projektet me efiçiencë siç është rasti i soliterave në Ulpianë, dhe shtrirja e rrjetit të Termokosit. Sipas tij, të gjitha kwto do të ndihmojnë në kohë sa më të shkurtër në vetëdijësim të qytetarëve dhe ruajtjen e cilësisë të ajrit.

Sipas tij, shifrat e personave që vozisin vetura janë mjaftë të mëdha, ndërsa ka thënë se duhet ndryshuar ky numër me qëllim për ta ruajtur ambientin.

Shifrat që janë tani për momentin janë shqetësuese nëse shohim përdorim të veturave për kokë të banorit por të njëjtin kohë edhe pronar të veturave, dhe mendojmë në një të ardhme për të ndryshuar këta numra me qëllim ta ruajmë ambientin dhe të rritët efikasiteti në mobilitetet me lëvizje të lirë”, tha ai.

Berat Rakovica nga organizata “Marakli t’Biciklave”, ka treguar qëllimin e aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të kësaj dite. Sipas tij, duhet të ketë hapësirë të njëjtë për biçikletat ashtu siç është edhe për veturat.

Hapësirë për biçikleta sa kanë veturat duhet të kemi edhe ne, sepse fillimisht kemi qenë ne para veturave, pasi kemi qenë këmbësorë, pastaj jemi bërë çiklistë dhe pastaj drejtues të veturave, kështu ish dashtë me shku ën proporcion më kërkesën e qytetareve”, tha ai.

Ai po ashtu tha se kërkesa e qytetareve për ta përdorur biçikletën është shumë e madhe, ndërsa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të krijojnë më shumë kushte për biçikleta.

Qytetari, Ilir Konjuha ka thënë për KosovaPress se njerëzit kanë nevojë më shumë për aktivitete të tilla, po ashtu ka shtuar se duhet të ketë edhe më shumë hapësira për biciklista dhe respektim nga veturat për lëvizje.

Hapësira duhet të ketë sa më shumë dhe kisha lutë nga ata me vetura të na respektojnë më shumë, sepse nuk po na respektojnë shumë”, tha ai.

Edhe qytetari, Gëzim Krasniqi është shprehur për KosovaPress se duhet të këtë më shumë hapësirë dhe aktivitete për biçikletat.

Hapësirë për biçikleta duhet të ketë në çdo rrugicë dhe rrugë të Kosovës, sipas standardeve evropiane… Nga Komuna duhet të këtë aktivitete për shkak se nga projekti apo nga ajo që e ka paraparë para zgjedhjeve ka qenë si prioritet i komunës kjo çështje dhe mendoj se duhet të vazhdojë dhe duhet të këtë më tepër”, tha ai.

Pëllumb Bajqinovci tha se nevoja për lëvizje alternative është shumë e madhe. Ai kërkon nga komuna që të ketë rritje të shtigjeve, pasi sipas tij në këtë formë do të rritet më shumë siguria në komunikacion.

Nevoja për lëvizjen alternative është shumë e madhe. Deri tash dhe mundësitë kanë qenë të kufizuara, andaj mendoj se me këtë programin e mobilitetit duhet të krijohen mundësi të reja për lëvizje. Rritja e shtigjeve për biçikleta, pasi me ato shtigje rritet edhe siguria në komunikacion për çiklistët dhe mundemi me ja arrit qëllimit”, tha ai.

Ndryshe, me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare pa Makina”, në kryeqytet do të ketë një mori aktivitetesh me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë, udhëtimit me transport publik dhe formave të tjera alternative të transportit.

Vendi

Kosova U19 nis kualifikimet për Euro 2027 me barazim ndaj Armenisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U19 ka ndarë pikët me Armeninë në ndeshjen hapëse të Grupit 2 (Liga B), të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027.

Ndeshja e zhvilluar në Turqi përfundoi me rezultatin 1-1.

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të përmes Lorik Mehmetit, por pavarësisht dominimit në pjesën e parë, nuk arritën ta gjenin golin e dytë për të siguruar fitoren.

 

 

Continue Reading

Vendi

REL: Presidentja i kërkon sqarim Kushtetueses për emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se partitë parlamentare kanë propozuar më shumë kandidatë seç parashikohet me Kushtetutën e vendit.

Osmani, të cilës i mbaron mandati më 4 prill, nuk i ka emëruar ende anëtarët e rinj të KQZ-së, pavarësisht se afati ligjor po kalon, paralajmërojnë ekspertët.

Kabineti i Osmanit i tha Radios Evropa e Lirë të martën se ajo do t’i emërojë ata “sapo të marrë përgjigje” nga Kushtetuesja.

“Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa që parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje Gjykata para se të vijohet tutje”, thuhet në përgjigje.

Kabineti nuk deshi të tregojë se cilat parti kanë bërë më shumë propozime seç lejohet.

Si emërohen anëtarët e KQZ-së?

KQZ-ja është një organ i përhershëm i pavarur dhe është përgjegjës për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve në Kosovë. Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, pra kryetari dhe 10 anëtarë të tjerë.

Sipas Kushtetutës, gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare shqiptare, ndërsa një anëtar emërohet nga deputetët të cilët mbajnë vende e garantuara për komunitetin Serb, dhe tre anëtarë nga deputetët të cilët mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera joshumicë.

Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë, sipas Kushtetutës.

Derisa kabineti i presidentes nuk tregoi se kush sa kandidatë ia ka propozuar asaj, raportohet se partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, i ka propozuar tre.

Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha për REL-in se i ka propozuar dy kandidatë, ndërsa partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se e ka propozuar një kandidat.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se partia e Kurtit nuk mund t’i propozojë më shumë se dy kandidatë.

“Tash, sa i përket përbërjes së KQZ-së, modeli që aplikon Kosova është strikt, e jo proporcional, që nënkupton se grupet parlamentare me të drejtë përfaqësimi propozojnë nga një anëtar, pavarësisht fuqisë politike apo numrit të deputetëve. Edhe në situata kur numri i grupeve parlamentare është më i vogël, nuk kalohet në ndarje proporcionale, sepse formula mbetet e njëjtë dhe duhet të zbatohet në mënyrë konsistente”, shkroi Cakolli në Facebook ditë më parë.

Sipas tij, bazuar në përbërjen e tanishme të Kuvendit të Kosovës, “ndarja është e qartë: LVV duhet t’i ketë dy anëtarë, PDK-ja gjithashtu dy, ndërsa LDK dhe AAK nga një anëtar”.

Ai përmendi edhe rastet e mëparshme kur Gjykata Kushtetuese ka sqaruar këtë çështje, duke thënë se në secilën prej dy rasteve për situata shumë të ngjashme, ajo ka konfirmuar zbatimin e modelit të rreptë të përfaqësimit në përbërjen e KQZ-së.

“Madje, rasti i vitit 2021 është veçanërisht ilustrues, kur LVV kishte mbi 50% të votave, por kishte të drejtë propozimi vetëm për dy anëtarë”, shtoi ai.

Osmani u kishte kërkuar partive parlamentare më 9 mars t’i propozonin kandidatët për anëtarë të KQZ-së.

Ato kishin kohë deri më 16 mars që t’i përgjigjen kërkesës së saj, duke i dhënë presidentes pesë ditë kohë për t’i emëruar apo jo të propozuarit.

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultateve.

Rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit u certifikuan më 9 shkurt.

Në fillim të muajit, koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), i kishte bërë thirrje presidentes të përshpejtojë me emërimin e anëtarëve të rinj brenda afatit ligjor. /REL/

 

Continue Reading

Vendi

Gllogjani nderon dëshmorët në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Published

on

By

Me rastin e 24 marsit, qytetarë të shumtë vizituan varrezat e dëshmorëve në Gllogjan për të nderuar 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, duke kujtuar betejën e vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, raporton Ekonomia Online.

Në këtë përvjetor, u lartësua sakrifica e dëshmorëve Him Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht gjatë rrethimit të fshatit.

Qytetari Ragip Gegaj theksoi rëndësinë e këtij vendi duke u shprehur se “kombi nuk ka nevojë me shku në Qabe, sepse Qaben e kanë në Dukagjin e në Drenicë”, duke shtuar se vizita te varret e dëshmorëve është detyrim për të mos harruar ditët më të vështira të Kosovës.

Ndjenja e krenarisë u reflektua edhe nga vizitorë të tjerë, si Gani Çeku nga Irzniqi, i cili u shpreh se homazhet në Prekaz e Gllogjan janë një privilegj për çdo qytetar.

“Këtu ne jemi të privilegjuar sa herë që vijmë këtu dhe bëjmë vizita, homazhe. Vendi i shenjtë, jo vetëm për mua, po për krejt popullin e Kosovës. Prekazi edhe Gllogjani. Unë jam shumë, shumë krenar që vizitoj këto varreza të dëshmorëve”, tha ai.

Ndërsa Shefqet Demhasaj nga Carrabregu nënvizoi se “tërë Kosova ia ka borxh Dukagjinit” për rezistencën e madhe që mundësoi lirinë e popullit.

Pjesë e këtij përvjetori ishin edhe brezat e rinj, si nxënësja Sumeja Lajçi e cila recitoi vargje për dëshmorët, duke dëshmuar se kujtimi për betejën e 24 marsit 1998 mbetet i gjallë dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

Të kërkuara