Lajmet

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me aktivitete të larmishme në Prishtinë

Komuna e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti” ka organizuar aktivitete të ndryshme, me këngë, valle e balet.

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama u është bashkangjitur sot fëmijëve në aktivitetet e shumta që mbahen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershori.

Komuna e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti” ka organizuar aktivitete të ndryshme, me këngë, valle e balet.

Kryetari Rama tha se gjatë qeverisjes së tij lokale pikë kryesore do të kenë transformimin e hapësirave publike për fëmijët, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të merren me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

“Në të gjithë qendrën e kryeqytetit, siç po shihet kemi një seri të madhe të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve. Ne si qeveri e re lokale, pikë qendrore kemi transformimin e Prishtinës, duke e marrë si pikë kyçe fëmijën. Nëse në krijojmë, zhvillojmë, hapësirat publike, shkollat, rrugët, çdo infrastrukturë e pjesës së jetesës, e cila e ngritë sigurinë edhe vetëbesimi te fëmijët tanë, atëherë ne e kemi përfunduar një punë të madhe për të gjithë shoqërinë. Për këtë arsye sot kemi treguar që hapësirat publike duhet t’iu kthehen qytetarëve, fëmijëve. Kjo është një iniciativë që jemi duke u marrë që pjesë të mëdha të kryeqytetit të bëhen zona publike, pa makina, për këmbësorë, për të rinjtë, me vende për rekreacion, për aktivitete të ndryshme, për performancë të ndryshme siç po e shihni edhe sot në çdo cep të qendrës së Prishtinës”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar se në katërvjeçarin e ardhshëm shtatë shkolla do të rregullohen, ndërsa 50 për qind prej tyre do të bëhen me qëndrim ditor.

“Kemi shtatë shkolla me program për t’i zhvilluar gjatë katërvjeçarit të ardhshëm, po ashtu me 50 për qind të gjitha shkollat t’i bëjmë tërë-ditore, në mënyrë që të mundësojmë aktivitete shtesë dhe që fëmijët të kenë qasje edhe në art, kulturë dhe sporte të ndryshme”, tha Rama.

Kryetari i Prishtinës theksoi se shkollat do të jenë prioritet i qeverisjes lokale.

“Shpresoj se fëmijët po kënaqen sot. Kemi bërë një transformim të qytetit për të mirën e kryeqytetit. Çdo gjë fillon me hapësira publike. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe për këtë arsye shkollave iu kemi dhënë rëndësi të madhe që në programin tonë të bëjmë transformim”, tha ai.

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë në vitin 1925.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Published

on

By

Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.

Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Të kërkuara