Kuriozitete

​Dinamiti për herë të parë para 154 viteve

Publikuar

Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, më 14 korrik të vitit 1867, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin.

Ai arriti të bëhej më i pasur por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze.

Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të linte pas diçka që të kujtohej për të mirë.

Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime përmes zbulimeve shkencore në laboratore “për të mirën e mbarë njerëzimit”.

Krahas çmimeve për Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe, çmimi për Ekonomi u krijua nga Akademia Suedeze e Shkencave më 1969 për nder të Nobelit, dhe quhet Çmim Nobel për ekonomi edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Syzet që do të shiten miliona dollarë

Publikuar

nga

Dy palë syze të shekullit të 17-të pritet të shiten miliona dollarë në ankand muajin e ardhshëm. Syzet e veshura me xhevahire, dhe lente prej diamanti dhe smeraldi, besohet se fillimisht i përkisnin mbretërve në Perandorinë Mughal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin Indian.

Sipas kryetarit të shtëpisë së ankandeve Sotheby’s në Lindjen e Mesme dhe Indi, Edward Gibbs, syzet janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë i mjeshtërisë së bizhuterive Mughal.

Me sa dimë ne, nuk ka të tjera si ato”, thotë ai.

Lentet e të ashtuquajturave syze “Halo of Light”, besohet se janë marrë nga një diamant i vetëm 200 karatësh i gjetur në Golconda, një rajon në shtetet e sotme indiane të Andhra Pradesh dhe Telangana. Sotheby’s vlerëson se diamanti origjinal ishte ndoshta më i madhi i gjetur ndonjëherë.

Syzet që do të shfaqen në publik për herë të parë, janë të dizajnuara për të ndihmuar personin që i mban “të arrijë dritën” dhe “të shmangë të keqen”.

Gurët e çmuar ishin shumë të vlerësuar në traditat islame dhe indike, ku kishin lidhje të forta me spiritualitetin. Sipas Gibbs, diamantet lidheshin me “dritën qiellore” dhe “ndriçimin” në shoqëritë indike. E gjelbra është gjithashtu një ngjyrë e lidhur ngushtë me parajsën, shpëtimin dhe jetën e përjetshme në Islam, feja e praktikuar nga sundimtarët Mughal.

Perandoria Mughal ishte e njohur për mjeshtrinë e bizhuterive në të gjithë Azinë Jugore. Në shekullin e 17 -të, nënkontinenti Indian ishte “burimi i vetëm i diamanteve në botë”, sipas Gibbs. Rajoni ishte, pra, shtëpia e disa prej teknikave më të përparuara të epokës.

Sotheby’s vlerëson se të dy palët e syzeve do të shiten për nga 2.1 milion dollarë deri në 3.5 milion dollarë secila. Dhe megjithëse mund të jenë shekullorë, ato duken jashtëzakonisht të kohës dhe trendi.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Restaurohet varri i mbretit të lashtë egjiptian Djoser

Publikuar

nga

Varri i mbretit të lashtë egjiptian Djoser, një faraon që ka jetuar para 4 mijë e 500 vjetësh në Egjiptin antik, u hap për vizitorët pas 15 vitesh restaurime.

Struktura – e njohur si varri i jugut – është kryesisht nëntokësore dhe përfshin një labirint korridorësh, të zbukuruar me gdhendje dhe pllaka hieroglifike.

Sidoqoftë, faraoni nuk u varros në këtë varr, por u vendos në piramidën aty pranë, që ishte ndërtur nga arkitekti i tij personal, Imhotep.

Besohet që ky varr që u ndërtua mes viteve 2667-2648 para Krishtit, u ndërtua për arsye simbolike, ose ndoshta për të mbajtur organet e brendshme të Djoser, tha Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.

Ministria e Antikiteteve dhe Turizmit e Egjiptit tha se hapja e “varrit të jugut” shënoi përfundimin e punës së restaurimit që filloi në vitin 2006. Gjatë restaurimit u përforcuan korridoret nëntokësore, u rinovuan, si dhe u instaluan drita në tunelet dikur të errëta.

Egjipti është i prirur për të ringjallur turizmin pas pandemisë dhe kanë bërë një seri zbulimesh të reja dhe një muze të ri muajt e fundit./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Maska e arit rreth 3 mijë vjet e vjetër zbulohet në Kinë

Publikuar

nga

Një maskë ari që daton mbi 3 mijë vjet është në mesin e qindra relikëve që u zbuluan së fundi në Kinën jugperëndimore.

Gjetjet u bënë në Sanxingdui, një vend arkeologjik 4.6 kilometra jashtë Chengdu që ka prodhuar mijëra objekte të lashta.

Maska e artë, e cila u zbulua në qershor, por u shfaq publikisht për herë të parë në këtë muaj, peshon rreth 100 gram. Mendohet se kjo maskë vjen nga dinastia e vonë Shang, e cila përfundoi në vitin 1046 para Krishtit.

Ky artefakt është një nga rreth 500 artikujt e zbuluar nga gropa muajt e fundit, sipas mediave shtetërore kineze. Reliket e Fildishtë ishin gjithashtu mes zbulimeve, siç ishte një thikë, një anije “zun” dhe disa figura prej bronzi./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Dy vjet nga vjedhja e tualetit të arit, asnjë i akuzuar

Publikuar

nga

Ende nuk dihet asgjë për tualetin 18-karatësh të arit dhe askush s’është akuzuar për vjedhjen që ndodhi dy vite më parë.

Tualeti i titulluar Amerika, u vodh nga një ekspozitë arti në Pallatin Blenheim në Oxfordshire, në orët e para të 14 shtatorit të vitit 2019. Në atë kohë kishte vlerën 6 milionë dollarë. Shtatë persona të dyshuar janë arrestuar lidhur me rastin, por asnjëri nga ta s’u akuzua.

Një bandë theu shtëpinë e shekullit të 18-të dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme meqë tualeti ishte i ngjitur në ndërtesë.

Ishte në pronësi të një personi dhe ishte pjesë e një ekspozite të artistit Italian, Maurizio Cattelan për dy ditë, para se ta vidhnin.

Policia e Thames Valley tha se të gjithë të arrestuarit ishin liruar, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë dhe asnjë akuzë nuk u ngrit./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara