Kronikë e zezë

​Dhunimi i 11-vjeçares, kërkohet ashpërsim i ligjit për dhunuesit e fëmijëve

Viktima e mitur e cila u dhunua nga pesë persona aktualisht ndodhet në strehimore.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy prej pesë të dyshuarve për dhunimin e të miturës 11-vjeçare. Ndërsa, për kryesit e këtyre veprave nga Rrjeti i Grave të Kosovës po kërkohet dënim meritor.

Viktima e mitur e cila u dhunua nga pesë persona aktualisht ndodhet në strehimore.

Zëdhënësja për medie në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha se njëri nga të arrestuarit është i mitur, kurse tjetri është i moshës madhore.

Sipas saj, Prokuroria bashkë me të gjitha institucionet relevante kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurores kujdestare nga departamenti për të mitur e njëjta ka ndaluar dy persona të përfshirë në këtë rast. Njëri prej tyre është i moshës madhore, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa personi tjetër i dyshuar i mitur, është ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale të dhunimit e paraparë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht viktima në këtë rast është e mitur. Ndaj këtij rasti Prokuroria bashkë me të gjitha institucionet e tjera relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që ta sqarojnë në plotni këtë çështje penale. Aktualisht veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë dhe varësisht prej hetimeve edhe do t’iu mbajmë të njoftuar”, theksoi ajo.

E nga Rrjeti i Grave të Kosovës thonë se raste e tilla po tregojnë se institucionet e Kosovës nuk po punojnë sa duhet në trajtimin e dhunuesve.

Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës(RrGK) tha se si organizatë nuk kanë shumë informacione për viktimën, përveç asaj që ajo është e sigurt dhe se tani ndodhet në strehimore.

Breznica u shpreh se sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth 70% e rasteve që kërkojnë ekzaminim për dhunim janë të mitura.

Padyshim që është e frikshme dhe e trishtë kur ne shohim lajme të tilla madje edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore tregon se 70 % të rasteve që kërkojnë të ekzaminohen në këtë institut janë të mitura dhe kjo na lënë shumë të kuptojmë se si institucionet tona vazhdojnë t’i trajtojnë rastet e dhunimit dhe abuzimit seksual, sidomos kur kemi të përfshirë të mitur, ne e dimë që rasti është i strehuar dhe është i sigurt tani për tani, por nuk kemi të dhëna më tutje”, u shpreh Breznica.

Breznica tha se është shumë shqetësues fakti se deri tani janë arrestuar vetëm dy të dyshuar, kurse tre të tjerë janë në liri.

Ajo kërkoi nga institucionet e Kosovës që për dhunuesit të japin dënime meritore sipas Kodit Penal të Kosovë dhe ligjeve tjera.

“Rastet e tilla duhet të dënohen apo duhet të dalin menjëherë në paraburgim dhe jo të lirohen brenda 24 apo 48 orëve. Deri në vendimin e gjykatës, personat e dyshuar duhet të jenë në arrest të plotë. Gjithashtu, për Rrjetin e Grave është mjaftueshëm shqetësuese fakti që deri tani vetëm dy nga të dyshuarit janë të arrestuar, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë të jenë të lirë. Duke qenë që vazhdimisht kemi rast në rritje, vlen të theksohet se institucionet tona nuk janë duke punuar mjaftueshëm me trajtim të dhunues apo duke dhënë dënime meritore për raste të tilla. Institucionet tonë duhet të punojnë më shumë dhe duhet të japin dënime meritore sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës apo ligjeve të tjera”, tha ajo.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila duke e konsideruar si akt çnjerëzor kërkoi hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.

Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët. Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryerësit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra. Për fat të keq, në raste të caktuara, për vite me radhë, mostrajtimi i barabartë i jetës së grave dhe i asaj të burrave, fajësimi i viktimës e jo i dhunuesit e deri të rastet me dënime edhe më të ulëta se sa ato që parashihen me ligj, vetëm sa i ka inkurajuar keqbërësit e dhunuesit. Prandaj, kërkoj nga organet e drejtësisë që ta eliminojnë në tërësi seksizmin dhe pabarazinë në vendimet gjyqësore si dhe nga institucionet e sigurisë që të rrisin nivelin e mbrojtjes për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës. Është koha po ashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve .Është përgjegjësi e jona kolektive të kujdesemi që të gjithë fëmijëve t’u garantojmë fëmijëri të dinjitetshme dhe të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore”, ka shkruar ajo në Facebook.

E në raportimin 24-orësh të Policisë së Kosovës ishte raportuar edhe për një rast tjetër të dhunimit në Fushë-Kosovë.

Lajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Published

on

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.

Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara