Kronikë e zezë
Dhunimi i 11-vjeçares, kërkohet ashpërsim i ligjit për dhunuesit e fëmijëve
Viktima e mitur e cila u dhunua nga pesë persona aktualisht ndodhet në strehimore.
Published
4 years agoon
By
UBT.NewsGjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy prej pesë të dyshuarve për dhunimin e të miturës 11-vjeçare. Ndërsa, për kryesit e këtyre veprave nga Rrjeti i Grave të Kosovës po kërkohet dënim meritor.
Viktima e mitur e cila u dhunua nga pesë persona aktualisht ndodhet në strehimore.
Zëdhënësja për medie në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha se njëri nga të arrestuarit është i mitur, kurse tjetri është i moshës madhore.
Sipas saj, Prokuroria bashkë me të gjitha institucionet relevante kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Me urdhër të prokurores kujdestare nga departamenti për të mitur e njëjta ka ndaluar dy persona të përfshirë në këtë rast. Njëri prej tyre është i moshës madhore, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa personi tjetër i dyshuar i mitur, është ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale të dhunimit e paraparë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht viktima në këtë rast është e mitur. Ndaj këtij rasti Prokuroria bashkë me të gjitha institucionet e tjera relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që ta sqarojnë në plotni këtë çështje penale. Aktualisht veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë dhe varësisht prej hetimeve edhe do t’iu mbajmë të njoftuar”, theksoi ajo.
E nga Rrjeti i Grave të Kosovës thonë se raste e tilla po tregojnë se institucionet e Kosovës nuk po punojnë sa duhet në trajtimin e dhunuesve.
Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës(RrGK) tha se si organizatë nuk kanë shumë informacione për viktimën, përveç asaj që ajo është e sigurt dhe se tani ndodhet në strehimore.
Breznica u shpreh se sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth 70% e rasteve që kërkojnë ekzaminim për dhunim janë të mitura.
“Padyshim që është e frikshme dhe e trishtë kur ne shohim lajme të tilla madje edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore tregon se 70 % të rasteve që kërkojnë të ekzaminohen në këtë institut janë të mitura dhe kjo na lënë shumë të kuptojmë se si institucionet tona vazhdojnë t’i trajtojnë rastet e dhunimit dhe abuzimit seksual, sidomos kur kemi të përfshirë të mitur, ne e dimë që rasti është i strehuar dhe është i sigurt tani për tani, por nuk kemi të dhëna më tutje”, u shpreh Breznica.
Breznica tha se është shumë shqetësues fakti se deri tani janë arrestuar vetëm dy të dyshuar, kurse tre të tjerë janë në liri.
Ajo kërkoi nga institucionet e Kosovës që për dhunuesit të japin dënime meritore sipas Kodit Penal të Kosovë dhe ligjeve tjera.
“Rastet e tilla duhet të dënohen apo duhet të dalin menjëherë në paraburgim dhe jo të lirohen brenda 24 apo 48 orëve. Deri në vendimin e gjykatës, personat e dyshuar duhet të jenë në arrest të plotë. Gjithashtu, për Rrjetin e Grave është mjaftueshëm shqetësuese fakti që deri tani vetëm dy nga të dyshuarit janë të arrestuar, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë të jenë të lirë. Duke qenë që vazhdimisht kemi rast në rritje, vlen të theksohet se institucionet tona nuk janë duke punuar mjaftueshëm me trajtim të dhunues apo duke dhënë dënime meritore për raste të tilla. Institucionet tonë duhet të punojnë më shumë dhe duhet të japin dënime meritore sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës apo ligjeve të tjera”, tha ajo.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila duke e konsideruar si akt çnjerëzor kërkoi hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës.
“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët. Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryerësit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra. Për fat të keq, në raste të caktuara, për vite me radhë, mostrajtimi i barabartë i jetës së grave dhe i asaj të burrave, fajësimi i viktimës e jo i dhunuesit e deri të rastet me dënime edhe më të ulëta se sa ato që parashihen me ligj, vetëm sa i ka inkurajuar keqbërësit e dhunuesit. Prandaj, kërkoj nga organet e drejtësisë që ta eliminojnë në tërësi seksizmin dhe pabarazinë në vendimet gjyqësore si dhe nga institucionet e sigurisë që të rrisin nivelin e mbrojtjes për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës. Është koha po ashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve .Është përgjegjësi e jona kolektive të kujdesemi që të gjithë fëmijëve t’u garantojmë fëmijëri të dinjitetshme dhe të eliminojmë dhunën mbi baza gjinore”, ka shkruar ajo në Facebook.
E në raportimin 24-orësh të Policisë së Kosovës ishte raportuar edhe për një rast tjetër të dhunimit në Fushë-Kosovë.
Policia e Kosovës brenda 24 orëve njofton se janë raportuar një seri vjedhjesh të rënda, duke përfshirë banesa, lokale, kompani dhe infrastruktura publike. Një nga rastet ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, ndërsa hetimet për të gjitha ngjarjet e tjera vazhdojnë.
Në Prishtinë, në rrugën “Malush Kosova”, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Ndërkohë, në një rast tjetër në rrugën “Agim Ramadani”, pas hetimeve policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme ari nga një lokal. Nga ai është sekuestruar edhe një veturë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raste vjedhjesh janë raportuar edhe në Fushë Kosovë, përkatësisht në fshatin Sllatinë, ku është vjedhur një trafo e energjisë elektrike nga një shtyllë, si dhe naftë nga një kamion dhe makineri të tjera pune.
Në Gjilan, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e një kompanie në rrugën “Enver Rexhepi”, prej nga kanë vjedhur fije metalike të bakrit.
Ndërsa në Ferizaj, është raportuar se janë vjedhur para nga një arkë, ku përveç kësaj janë shkaktuar edhe dëme materiale duke dëmtuar dy dyer.
Të gjitha rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente në koordinim me prokurorin.
Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti është raportuar mbrëmjen e 30 marsit në fshatin Vrosh.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:03 dhe ka përfshirë dy automjete. Si pasojë, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka pësuar lëndime trupore. I njëjti, pasi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, është përplasur me një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.
I dyshuari aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa është edhe nën mbikëqyrjen e policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Lajmet
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Fushë Kosovë
Published
14 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Fushë Kosovë.
Rasti kishte ndodhur më 10 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, dhe i dyshuari ndodhej në kërkim që nga ajo kohë.
Më 30 mars 2026, ai është paraqitur për intervistim me ftesë të prokurores.
Pas bisedës me autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar direkt në mbajtje.
Kronikë e zezë
Arrestohet shtetasi i huaj, me substancë narkotike
Published
2 days agoon
March 30, 2026By
UBT NewsNjë rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar dje në Vermicë.
Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje gjatë një kontrolli të një mashkulli shtetas i huaj, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 40 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
