Lajmet

​Dhoma e Tregtisë kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave nga Superpuna

Shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesat e pagesave për punëtorët e rekrutuar përmes kësaj platforme.

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm i pagesave për të gjitha bizneset të cilat tashmë kanë rekrutuar staf përmes platformës Superpuna.

Përmes një komunikate për media, pas ankesave të vazhdueshme të pranuara nga bizneset, Dhoma e Tregtisë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vonesat e pagesave për punëtorët e rekrutuar përmes kësaj platforme, pagesa këto të cilat fillimisht duhet të kryhen nga bizneset në mënyrë vetanake për të gjithë të punësuarit e tek më pas të bëhet rimbursimi nga Qeveria e Kosovës.

“Aktualisht, subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill. Proces ky i cili po zvarritet, konkretisht tek në muajin Maj është bërë subvencionimi i kompanive për muajt shkurt dhe mars”, thuhet aty.

Dhoma e Tregtisë thekson se bizneset nuk duhet të detyrohen të hyjnë në borxhe në banka për të kryer paga dhe më vonë të presin kompensimin nga Qeveria me data të paqarta.

“Duke pasur parasysh kostot rreth përgatitjes së kërkesës, aprovimit, pagesës e tek me vonë kompensimit, ne mendojmë se ky proces do të duhej të thjeshtësohet duke bërë që autoritetet të paguajnë praktikantët direkt në vend se të përllogaritet pensioni e taksa bashkë me shumën e subvencionuar e cila për nga natyra nuk do të duhet të ishte e tatueshme… Për më tepër të gjitha kompanitë për të punësuar staf përmes plaformës Superpuna, duhet të mos kenë obligime në Administratën Tatimore të Kosovës, sfidë që e kanë shumica e bizneseve në këtë situatë të jashtëzakonshme për të bërit biznes”, thuhet në komunikatë. 

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara