Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit në Jakarta të Indonezisë ku mori pjesë në edicionin e 9-të të Forumit Botëror të Paqes është takuar me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, Jose Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.
Përmes një postimi në Facebook ajo tha se ka falenderuar atë për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës që erdhi gjatë mandatit të saj presidencial.
“Në përfundim të qëndrimit tim në Jakarta, Indonezi, u takova me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, z. José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.E falënderova z. Ramos-Horta për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, një njohje që u realizua gjatë mandatit tim presidencial“, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Në përfundim të qëndrimit tim në Jakarta, Indonezi, u takova me Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, z. José Ramos-Horta, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1996.
E falënderova z. Ramos-Horta për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, një njohje që u realizua gjatë mandatit tim presidencial.
Ndër të tjera, i kërkova Presidentit Ramos-Horta mbështetje, duke pasur parasysh figurën e tij me ndikim të madh ndërkombëtar, që të na mbështet dhe të angazhohet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga vende si Filipinet, Vietnami, Kamboxhia, Sri Lanka dhe Mianmari.
Marrëdhëniet e mira me shtetet e tjera të botës kanë qenë dhe mbeten një kusht thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare./KP