Lajmet

​Dëshmitari i nëntë fillon dëshminë në Hagë në çështjen Thaçi dhe të tjerët

Karshi këtij dëshmitari, ZPS-ja ka paraparë dy orë kohë për parashtrimin e pyetjeve të saj.

Published

on

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur dhënien e dëshmisë së tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01602.

Karshi këtij dëshmitari, ZPS-ja ka paraparë dy orë kohë për parashtrimin e pyetjeve të saj, ndërsa mbrojtësi i viktimave ka kërkuar 15 minuta e ekipet e mbrojtjes të të akuzuarve kanë paraparë 6 orë pyetje.

Për shkak të masave mbrojtëse u kërkua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që marrja në pyetje e këtij dëshmitari fillimisht të bëhet në seancë të mbyllur për publikun, prandaj edhe seanca po zhvillohet e mbyllur.

E para se të fillojë dëshminë e tij dëshmitari i nëntë i ZPS-së, trupi gjykues në seancën e sotme gjyqësore në seancë publike trupi gjykues parashtroi disa pyetje për dëshmitarin e tetë në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Gjykatësi, Fergal Gejnor kërkoi të di se në qendrën e ndalimit në Bajgorë kush i shikonte personat e ndaluar. Më pas, dëshmitari tha se kjo ishte përgjegjësi e policisë ushtarake.

Gejnor: Kush e kishte në dorë dhe kush e vendoste se kush hynte dhe i shikonte të ndaluar.

Dëshmitari: Policia ushtarake ishte.

Po ky gjyqtar parashtroi disa pyetje për mënyrën e komunikimit si dhe për marrëdhëniet që kishte brigada ku dëshmitari tetë ishte anëtarë me policinë ushtarake. Lidhur me këtë dëshmitari u shpreh se përmes personit katër zhvillohet komunikimi.

Gejnor: A keni mundësi të përshkruani se cila ishin marrëdhëniet e punës midis togut apo brigadës tuaj dhe policisë ushtarake, si do t’i përshkruani këto marrëdhënie të punës.

Dëshmitari: Ne kemi qenë disa grupe të togeve të cilat kemi pasur një përgjegjës. I kemi pasur katër apo pesë toge, nuk më kujtohet sigurisht përmes personit 4 është bërë komunikimi tek personi dhe kjo ka qenë forma e komunikimit, sa i përket policisë ushtarake vetëm e di se kanë për kohën që kanë pas e di qenë edhe për rregull ushtarak.

Sa i takon mënyrës se si informoheshin për zhvillimet gjatë ditës, dëshmitari tetë deklaroi se informacionet i merrnin përmes mediave të shkruara.

Ndërsa, gjykatësi tjetër, Genël Metro krahas disa pyetjeve specifike për disa të ndaluar kërkoi të di se kush bënte roje për personat e ndaluar, dëshmitari i tetë i ZPS-së u shpreh se këtë e bënte policia ushtarake.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara