Lajmet

​Deri më tani në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 103 persona

Published

on

Në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, nga mëngjesi e deri më tani janë vaksinuar rreth 93 profesionistë shëndetësorë, ndërsa në total 103 persona janë vaksinuar në këtë qendër me Astra Zeneca, vaksinë kjo e cila ka arritur të dielën në Kosovë.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi ka deklaruar se po vazhdon imunizimi i profesionistëve shëndetësorë të kujdesit primar. Vetëm gjatë ditës së sotme është paraparë të vaksinohen në sallën “1 Tetori rreth 700 persona”. Ai tha se këto lista i kanë pranuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Qendrat e Mjekësive Familjare.

“Deri më tani aktualisht janë të vaksinuar 103 persona, (10 kanë qenë dje) dhe 93 deri në këtë moment që po flasim dhe për nga numri. Ne kemi listat e ndërtuara që kanë ardhur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në varësi të numrit që i kemi të paraparë aty dhe ardhjes së tyre. Ne aq sa vijnë do i realizojmë gjatë ditës së sotit sepse ashtu kanë qenë të parapara. Por nuk do të mund të thirremi në numra të saktë sepse janë në orare të punës dhe si do të mbulohen ato ngelet çështje e vetë menaxhmentit. Me numrin e paraparë nga fillimi pritet të jenë rreth 700”, theksoi Bardhi.

Bardhi po ashtu tha se deri në këto momente në këtë qendër të vaksinimit gjithçka ka shkuar sipas planit pa asnjë parregullsi. Ai tha se ekipet e imunizimit punojnë me dy turne, duke nisur me orarin nga 08:00 deri në orën 19:30.

“Aktualisht i kemi katër ekipe mjekësore që janë të gatshme për aplikimin e vaksinimit dhe deri më tani ka vijuar shumë mirë dhe nuk kemi pasur ndonjë parregullsi apo ndonjë gjë që ka qenë për t’u shqetësuar apo diskutuar. Orari zyrtar që e kemi ne çdo ditë nga sot e tutje deri kur të përmbyllet kjo pjesa e parë të vaksinimit me këto dozat e ardhura, është nga ora 08:00 deri në 19:30. Ne i kemi ekipet e ndara në dy grupe, që është turni i paradites dhe turni i pasdites. Turni i paradites edhe pak kohë iu ngelet dhe e përmbyllin dhe pastaj vjen turni i pasdites deri në orën 19:30”, deklaroi ai.

Koordinatori i qendrës “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi po ashtu tha se nga të gjithë personat që kanë marr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, asnjëri nuk ka pasur ndonjë reaksion shqetësues.

“ Deri më tani sipas asaj që kemi përcjellë dhe keni parë edhe ju, që 15 minutëshin e parë gjithmonë i përcjellim nuk kemi pasur reaksione të tillë. E kanë numrin kontaktues tonë dhe gjatë plotësimit të formularit që e bëjnë”, u shpreh koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”.

Krahas profesionistëve shëndetësorë, me 24 mijë vaksinat e dhuruara nga COVAX do të vaksinohen edhe personat e moshës mbi 80 vjeç.

Lajmet

Peci: Të gjithë e shohim Nismën si partner eventual, ka pasur takime me Limajn

Published

on

By

Ministri në detyrë, Faton Peci ka thënë se Vetëvendosje e sheh Nismën si partner eventual.

Për negociatat me Nismën Socialdemokrate negociatat e zhvillon Lëvizja Vetëvendosje ose kryeministri Albin Kurti. Ka pasur takime me Fatmir Limajn, para dy a tri ditësh. Nuk e di se në çfarë niveli është realizuar.  Është konfirmuar edhe nga akterët e Vetëvendosje. Deri në këtë fazë nuk jam në dijeni të ketë lëvizur diçka. Ne të gjithë e shohim Nismën si partner eventual”, deklaroi Peci.

“Çdo herë vijmë me shpresën se ka lëvizur diçka nga kampi opozitar. E vërteta është që qytetarët presin që ne me ju ofru zgjidhje, ne nuk kemi bërë lëvizje në këtë drejtim. Tash, në vazhdimësi kemi komunikim. Unë nuk jam prej atyre që kam zhvilluar bisedime”, theksoi ai.

I pyetur se pse nuk po e ndërrojnë kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Peci tha se “nuk është fundi i botës që opozita ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe të marrë pjesë në votim”.

E kemi dhënë sqarimin, nuk është fundi i botës që deputetët të marrin pjesë në votim dhe ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur delegacionet ndërkombëtare të cilat do të marrin pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ceremonia zyrtare e hapjes së Forumit do të mbahet nga ora 10:00 dhe do të mirëpresë mbi një mijë pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete të ndryshme të botës.

Ky forum, që tashmë është shndërruar në një platformë ndërkombëtare me ndikim për çështjet e grave dhe sigurisë globale, këtë vit zhvillohet nën temën “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”.

Continue Reading

Lajmet

​Sot tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Për herë të njëzet e pestë deputetët sot do t’i drejtohen ulëseve të tyre në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet 9 shkurtit.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Vazhdimi i radhës sot pritet të mbahet në orën 10:30. Vazhdimet e kaluara kanë qenë të shkurtra, për shkak të mos votimit të komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut – të cilin po e kërkon Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, por që nuk po votohet nga partitë e tjera parlamentare.

Këto të fundit po këmbëngulin që të ndërrohet emri i kandidatit për të parin e Kuvendit, duke thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tashmë e ka dërguar në Kushtetuese për interpretim mënyrën e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Istvan Dux.

Gjatë ceremonisë, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Dux, duke theksuar faktin se Hungaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Osmani vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu përkushtimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në arsim dhe ekonomi, raporton KosovaPress.

Continue Reading

Të kërkuara