Lajmet

​Deputetët mblidhen në seancë, pritet miratimi i rregullores së Kuvendit

Pritet miratimi edhe i marrëveshjes ndërkombëtare me Komisionin Evropian për IPA III.

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, e para nga dy që do të mbahen këtë javë.

Në seancën e sot me do të bëhet shqyrtimi i dytë i rregullores së re të Kuvendit dhe po ashtu Projektligjit për financimin e partive politike.

Ndërsa pritet miratimi edhe i marrëveshjes ndërkombëtare me Komisionin Evropian për IPA III.

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi nga Uashingtoni edhe ratifikimin e marrëveshjes me MÇ, por kjo mbetet për t’u parë nëse do të arrije të kalojë procedurat dhe të përfshihet që sot apo të presë seancën e radhës.

Lidhur me rregulloren e re të Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se është gjetur konsensusi nga grupet parlamentare për t’i dhënë dritë të gjelbër, pasi edhe janë hequr të gjitha dualizmat që kanë mundur ta sfidojnë atë në Gjykatën Kushtetuese.

Janë dakorduar që të gjitha dualizmat apo mundësitë që të çojnë në shqyrtim, apo sfidim të kësaj rregullore në Gjykatë Kushtetuese të hiqen. E di që në grupin punues ka pasur frymë të bashkëpunimit dhe dakordim final”, tha ajo ditë më parë.

Përkrahje miratimit të rregullores së re të Kuvendit, i dha edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Ajo tha se presin që përmes të njëjtës të rritet funksionaliteti i legjislativit.

Konsiderojmë që do të jetë një rregullore që do të ndihmojë funksionalitetin e këtij institucioni të rëndësishëm. Jemi munduar që të bashkëpunojmë me akterë të shoqërisë civile gjatë punës që është bërë për disa muaj me radhë. Besoj shumë se në seancë do të merr mbështetjen e deputetëve. PDK ka dhënë qëndrimin e saj se ne do të mbështesim rregulloren e re të punës së Kuvendit. Presim që të rritë funksionalitetin e këtij institucioni”, shtoi Blerta-Deliu.

Në rend të ditës, në seancën e së enjtes do të jetë edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Lajmet

Opozita refuzon të marrë pjesë në seancën për diskutimin e presidentit

Published

on

By

Deri sa po pritet të fillojë seanca e thirrur në Kuvendin e Kosovës për diskutimin e zgjedhjes së presidentit, partitë opozitare kanë zgjedhur të mos marrin pjesë, duke e konsideruar këtë thirrje si joserioze dhe spektakël politik.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi shkurtimisht se partia e tij nuk do të jetë pjesë e këtij procesi:“Nuk marrim pjesë në seancë. Kjo është show propagandues i VV-së.”

Nga AAK-ja, Besnik Tahiri akuzoi kryeministrin se po e shndërron Kuvendin në arenë për debate të brendshme partiake

“Kurti në vend se të flasë në organe të partisë, do që platformën e Kuvendit ta kthejë në diskutim të brendshëm”, u shpreh Tahiri.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të qartë se pa marrëveshje paraprake nuk ka lëvizje nga qëndrimet e tyre.

“Kemi thënë që fillimisht të ketë marrëveshje mbi parime të caktuara dhe pastaj të vijmë e t’i propozojmë emrat”, tha Hamza.

Me bojkotin e shpallur nga tri partitë kryesore opozitare, mbajtja e seancës mbetet në pikëpyetje, pasi pa prezencën e 80 deputetëve rrezikohet dështimi i procesit vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues.

Continue Reading

Lajmet

Dështon shmangia e procedurave për ligjin e energjisë: Përplasje mes pozitës dhe opozitës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë shmangen e afateve procedurale për Projektligjin për Energjinë Elektrike, pasi propozimi mori vetëm 63 vota për, përballë 45 votave kundër të opozitës.

Opozita e cilësoi këtë nxitim si të dëmshëm dhe me prapavijë politike. Ferat Shala nga PDK-ja kritikoi mungesën e dëgjimeve publike, ndërsa Janina Ymeri nga LDK-ja u shpreh se votojn kudër pasi ky ligj prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in.

“Votojmë kundër shmangies sepse ligji prek sigurinë energjetike dhe atë kombëtare në raport me KOSTT-in. Nuk mbështesim shmangien nga procedura e rregullt”, u shpreh Ymeri.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri nga AAK-ja theksoi se vendosja në agjendë përmes shmangies është vetëm humbje kohe në prag të përfundimit të mandatit. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, akuzoi opozitën për bllokim të qëllimshëm të reformave.

“Ky është vendim politik. Po i humbni shtetit 9 milionë euro dhe po pengoni integrimin në tregun rajonal dhe atë të Bashkimit Evropian”, sipas Tahirit.

Përveç këtij ligji, Kuvendi nuk miratoi as shmangien e afateve për Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

 

Continue Reading

Lajmet

FSK rrit gatishmërinë për ndërhyrje emergjente në male

Published

on

By

Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ka përfunduar Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke përfshirë: orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.

Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Të kërkuara