Shëndeti

​Depresioni mund të shkaktohet nga mungesa e një vitamine

Studimi tregon se niveli i ulët i vitaminës B12 lidhet me simptomat e depresionit, por gjithashtu tregon se acidi folik nuk lidhet me depresionin.

Published

on

Studiuesit nga Studimi Longitudinal i Plakjes në Irlandë (TILDA) kanë publikuar një studim të ri që shqyrton lidhjen midis statusit të acidit folik dhe vitaminës B12 dhe lidhjen e tij me një prevalencë më të lartë të simptomave depresive te grupi i të moshuarve.

Studimi tregon se niveli i ulët i vitaminës B12 lidhet me simptomat e depresionit, por gjithashtu tregon se acidi folik nuk lidhet me depresionin.

Gjetjet zbulojnë informacione të rëndësishme për të moshuarit, shëndetin publik dhe politikë-bërësit për të kuptuar më mirë se si të identifikojnë rrezikun dhe të miratojnë masa mbrojtëse për të përmirësuar rezultatet shëndetësore për njerëzit mbi 50-vjeç.

Studimi përfshiu njerëz mbi 50-vjeç, nivelet e folatit dhe vitaminës B12 të të cilëve u matën gjatë katër vjetëve dhe u testuan për depresion. Njerëzit me nivele të ulëta të B12 janë zbuluar se kanë një rrezik 51 për qind më të lartë për të zhvilluar simptoma depresive brenda katër vjetësh, por një lidhje e tillë nuk është vërejtur te njerëzit me mungesë folate.

Është e qartë se rritja e marrjes së kësaj vitamine ose suplementi mund të shmangë shumë raste të depresionit te të moshuarit dhe pasojat që ai sjell.

Profesoresha Rose Ann Kenny, një studiuese kryesore në TILDA, tha se “avantazhi kryesor i këtij studimi është se ai bazohet në një mostër të madhe, përfaqësues kombëtar të të moshuarve në Irlandë, të vëzhguar gjatë katër vjetëve.”

Eamon Laird, autori kryesor i studimit, tha se ky studim është shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh prevalencën e lartë të depresionit aksidental te të moshuarit që jetojnë në Irlandë, veçanërisht pasi provat tregojnë se një në tetë njerëz të moshuar ka nivele jashtëzakonisht të ulëta të B12, dhe se kjo është një nxitje për të futur një politikë të fortifikimit të detyrueshëm të ushqimit me vitamina B në Evropë dhe Britaninë e Madhe.

Shëndeti

Zbulohet trajtimi për alergjinë e fëmijëve nga kikiriku

Published

on

Siç e di çdo prind që ka fëmijë me alergji ndaj kikirikut, ju duhet të jeni jashtëzakonisht vigjilentë, gjatë gjithë kohës. Edhe kur fëmijët janë mjaft të rritur për të ditur si të shmangin kikirikët dhe ushqime të tjera potencialisht të pasigurta, ekziston mundësia e ekspozimit aksidental.

Pasojat mund të jenë të ndryshme nga kruajtja deri tek dhimbjet e barkut dhe tronditja anafilaktike, gjë që është e tmerrshme për një prind qoftë edhe ta mendojë. Por një studim i ri po ofron shpresë për parandalimin e reaksionit të rëndë alergjik.

Edwin Kim MD, një profesor ndihmës i mjekësisë në UNC School of Medicine, ka dy fëmijë me alergji nga arrorët dhe e di sa e frikshme mund të jetë për prindërit.

Ai drejtoi studimin për këtë imunoterapi sublinguale, e cila ndihmon në desensifikimin e sistemit imunitar në sasi më të mëdha të proteinave të kikirikut.

Procesi përfshin vendosjen e një sasie të vogël të proteinave të lëngshme të kikirikut nën gjuhë, që përthithen menjëherë në rrjedhën e gjakut. Mjekët fillojnë me sasi shumë të vogla, pastaj e rritin ngadalë me kalimin e kohës.

Kim paralajmëron që edhe në një skenar të rastit më të mirë, kjo nuk do të shërojë alergjitë e askujt.

Ka pasur disa efekte anësore të vogla me SLIT, por asgjë të dëmshme: Më e zakonshme ishte kruajtja përreth gojës, e cila zgjati rreth 15 minuta dhe nuk kërkonte ndonjë trajtim. Studimi u bë gjatë një periudhe prej disa vitesh dhe efektet e vogla anësore nuk e trembin asnjë nga pjesëmarrësit.

“Pjesëmarrësit e SLIT toleruan midis 10 e 20 herë më shumë proteina të kikirikut sesa do të duhej që dikush të sëmuret”, tha Kim. Ai dhe ekipi i tij po studiojnë gjithashtu SLIT në fëmijët e moshave 1 deri në 4 vjeç, sepse të dhënat sugjerojnë se fëmijët më të vegjël kanë një përfitim më të fortë dhe më të qëndrueshëm për imunoterapinë.

“Ne përqendrohemi në idenë se nuk ka asnjë ilaç të përsosur për alergjinë ushqimore,” paralajmëroi ai. “Do të duhet të ketë shumë vendime të përbashkëta midis mjekëve, pacientëve dhe prindërve se cila metodë e trajtimit është më e mira për secilin pacient”.

Ndërsa nuk mendon se kjo do t’i ndihmojë të gjithë, beson se do të ndihmojë disa dhe për prindërit e shqetësuar, ky mund të jetë një lajm shumë i mirëpritur

Continue Reading

Shëndeti

Si të largoni celulitin me disa hapa të lehtë?

Published

on

Format për të luftuar celulitin variojnë nga ato natyralet deri tek ato mjekësoret. Për të evituar efektin e këmbëve apo duarve që ngjajnë si lëkura e portokallit ndiqni mënyrat e duhura.

Përtej trajtimeve estetike dhe ndërhyrjeve mjekësore e rëndësishme është mirëmbajtja e trupit në çdo kohë me metoda natyrale.

Celuliti formohet kur qelizat e trupit që magazinojnë dhjamin e mbledhin atë në mënyrë jo të rregullt duke formuar kështu toptha dhjami.

Konsumoni shumë ujë

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji. Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup. Mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, pini rreth 2 litra ujë në ditë.

Ujë me limon

Një mënyrë tjetër e thjeshtë e shkrurjes së dhjamit të celulitit është edhe ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil

Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuarnë pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në tharjen e celulitit nga trupi.

Vitaminat

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin?

Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.

Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë e stimulon shkrirjen e dhjamit.

Konsumoni mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.

Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.

Ushqimet që duhet të evitoni nëse keni celulit janë ushqimet e pasura me karbohidrate apo ato shumë të proçesuara.

Kafe me limon

Ju ndihmon kundër simptomave të celulitit, merni llumin e kafesë e bashkoni me lëng limoni. Përzieni lëngun e kafesë me të limonit e lëreni të pushojë 10 minuta. Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore. Sasinë e kafes vendosni në bazë të pjesës së trupit që do të masazhoni.

Përdorni dy apo tre lugë gjelle llum kafeje dhe një lugë lëng limoni. Bëni këtë trajtim tre herë në javë gjatë dushit, shpërlani lëkurën me ujë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çka është “ecja japoneze” që po këshillojnë ekspertët e shëndetit?

Published

on

Nëse po kërkon mënyrë të thjeshtë, pa kosto dhe jashtë palestrës për të përmirësuar shëndetin dhe formën fizike, trendi më i fundit që po bën namin në TikTok mund të jetë zgjidhja ideale për ty.

Quhet “Japanese walking” ose ecja japoneze dhe ekspertët janë të njëzëri: është një nga format më efikase dhe të qëndrueshme të ushtrimit.

Çfarë është “Japanese walking”?

Pavarësisht emrit, kjo formë ecjeje nuk është e re. Ajo bazohet në stil të quajtur ecje me intervale, që është përdorur për vite me radhë në Japoni dhe më gjerë.

Metoda është shumë e thjeshtë:

– Ec me intensitet të lartë (shpejt) për 3 minuta,

– Pastaj ec me ritëm më të ngadaltë për 3 minuta,

-Përsërite këtë cikël për të paktën 30 minuta, 4 herë në javë.

-Ky kombinim i ritmeve e bën trupin të punojë më fort dhe sjell përfitime më të mëdha në më pak kohë.

Pse ekspertët e pëlqejnë kaq shumë?

Sipas specialistëve të fushës, “Japanese walking” është kaq popullore sepse është:

-E lehtë për t’u zbatuar, pa pajisje apo ambiente të veçanta,

-E përballueshme nga çdo moshë dhe gjendje fizike,

E shkurtër, por shumë efektive – vetëm 30 minuta disa herë në javë sjellin ndryshime të dukshme.

Laura Richardson, specialiste e fiziologjisë së ushtrimeve në Universitetin e Miçiganit, shprehet:

“Është e qëndrueshme dhe praktike. Nuk ke nevojë për palestër dhe përfitimet janë të shumta.”

Çfarë përfitimesh sjell?

Studimet tregojnë se ky stil ecjeje:

-Forcon muskujt e këmbëve dhe kofshëve,

-Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionin e zemrës,

-Ul tensionin e gjakut dhe yndyrnat e dëmshme në trup,

-Rrit kolesterolin e mirë (HDL) dhe ul nivelin e yndyrës në bark (viscerale),

Përmirëson cilësinë e gjumit, ndihmon në luftimin e depresionit dhe ruan shëndetin mendor – sidomos me kalimin e moshës.

Continue Reading

Shëndeti

Sheqeri në pije më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

Published

on

Një studim i publikuar në Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet, ka raportuar WomensHealthMag.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.

Rezultatet ishin tronditëse: Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind. Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind.

Tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve, nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet por pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?

Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.

“Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.

Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare, dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkool Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.

“Përdorimi i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për person mesatarisht të shëndetshëm. Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, tha Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.

Ajo ka shtuar se përveç diabetit e sëmundjeve të zemrës, sheqeri shkakton inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.

Continue Reading

Të kërkuara