Kronika e zezë

​Dënohet me dy vjet burgim personi që ngacmoi seksualisht të miturën në Prizren

Në dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 29 tetor 2021 e tutje.

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren, ka dënuar me dy vjet burgim të akuzuarin T.Th., pasi i njëjti më 20 dhe 25 tetor të vitit 2021 kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Prizren, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 29 tetor 2021 e tutje.

Në një komunikatë për medie thuhet se i akuzuari me veprimet e tij viktimës i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues degradues dhe poshtërues.

“Me datë 20 dhe 25 tetor të vitit 2021, ngacmon seksualisht personin tjetër (viktimë e ndjeshme për shkak të moshës), ashtu që i akuzuari T.Th., përfshihet në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës – e moshës 12 vjeçare, në atë mënyrë që me datë 20 tetor në orët e mesditës derisa i akuzuari ishte me biçikletë i afrohet të dëmtuarës e cila ishte e vetme duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi dhe e ngacmon me fjalë, po ashtu me datë 25 tetor në orët e mesditës derisa e dëmtuara ishte e vetme i akuzuari i del para, i bën me vetulla dhe i qeshet në fytyrë, e dëmtuara e frikësuar kërkon një telefon, e në atë moment i akuzuari e dëgjon dhe ik nga aty, veprime këto me të cilat të dëmtuarës i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues degradues dhe poshtërues”, thuhet në komunikatë.

Me këtë ka kryer veprën penale ngacmimi seksual nga neni 183 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Aktualitet

Fushë Kosovë, burri sulmon fizikisht gruan

Published

on

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, kur një burrë shtetas i Kosovës, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase e Shqipërisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Fushë Kosovë 05.08.2025 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dhe më pas kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”.

Continue Reading

Aktualitet

​Gjendet pa shenja jete një 63-vjeçar në Jezerc

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një vilë private në Jezerc është gjetur pa shenja jete një person.

Kanun Veseli nga policia rajonale e Ferizajt, ka thënë se personi i moshës 63-vjeçare është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, ka thënë ai.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.

Continue Reading

Aktualitet

​Punonjësi 55-vjeç gjendet pa shenja jete në Parkun Inovativ në Prizren

Published

on

Një 55-vjeçar me inicialet B.B. është gjetur pa shenja jete në hapësirat e Parkut Inovativ në Prizren ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person B.B., i gjinisë mashkullore, rreth 55-vjeç. Sipas informatave fillestare, i ndjeri kishte qenë punonjës në atë park. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si hetim i vdekjes dhe po ndërmerr veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Aktualitet

​Arrestohen dy persona për sulm në Ferizaj, dy të tjerë vihen në kërkim

Published

on

Dy persona janë kapur nga Policia e Ferizajt nën dyshimet për sulm fizik, incident ky ku thuhet se ka ndodhur më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në një kafiteri në sheshin e qytetit të Ferizajt, ku viktima, 41-vjeçar, punonjës sigurimi, është sulmuar nga katër persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur mjete të forta dhe një mjet të mprehtë thikë.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Pas analizës së pamjeve të siguruara, policia ka identifikuar katër të dyshuar, ku dy prej tyre, K.M. (33) dhe E.K. (26), janë arrestuar, intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuarit tjerë, tashmë të njohur për policinë, janë shpallur në kërkim policor.

Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e rastit dhe policia do të vazhdojë me veprime të mëtejme për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara