Lajmet

​Demonstratat e ‘81-shit bazë e shtetit të Kosovës, vihet gurthemeli që kujton lëvizjen e para 40 viteve

Published

on

Në 40-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, tek mensa e studentëve ku kishte nisur gjithçka, është vendosur sot gurthemeli për monumentin që i kushtohet “Pranverës Shqiptare ‘81”.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni tha se sot janë bashkuar të gjithë ata që 40 vite më parë e bënë kthesën e madhe për liri e pavarësi.

Dita e sotme, ai tha se ngjason me ditën e 40 viteve më parë, e që tha se njësoj edhe sot përzihet dimri i acartë me pranverën në ardhje.

Ngjarja e 40 viteve më parë, Hyseni tha se kishte edhe koston e vet për studentët, por që tha se kishte kosto edhe për pushtetin serbomadh që përpiqej të thyente studentët me dhunë të paparë edhe gjenocidale. Ai tha se muaji mars, ndër vite ka ngjarje të veçanta për popullin shqiptar.

“Në të kaluarën shqiptare marsi ka pasur një domethënie gjithmonë të veçantë, ishte diçka mes acarit dhe pranverës që po vinte, mes dimrit dhe asaj që po sillte behari. Së paku tri prej (muajve) mars të rëndësishëm historik na vijnë natyrshëm në kujtesën tonë. Ishte Epopeja e lavdishme e Mihal Gramenos, që ishte frymëzim për brezat pasues dhe kanë kaluar (muaj) mars të tjerë me këtë frymëzim. Për të ardhur tek brezi i ‘81-shit, te marsi i vitit ‘81, marsi që bëri kthesën historike në plejadën e lavdishme të rinisë studentore që e kuptimsojë edhe një herë ndryshimin e stinëve, i tha një herë e përgjithmonë jo Jugosllavisë dhe asaj që përfaqësonte dhe paralajmëroi ndryshimin e madh me kërkesat e tyre, edhe të natyrës sociale, edhe të natyrës politike, atdhetare edhe identitare. Kaluan (muaj) mars të ndryshëm për të ardhur tek marsi i madh i fundviteve ‘90, marsi i Prekazit që ishte po ashtu vazhdimësi e përpjekjeve të brezave”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Maqedoni, Fazli Veliu, në këtë ngjarje përkujtoi angazhimin ilegal që kishin bërë në atë kohë.

“Djemtë dhe vajzat e Kosovës vazhduan rrugën e Shotë Galicës, ata e treguan heroizmin e tyre që nga Ylfete Humolli deri tek Hyrije Emini e të tjera e të tjera të shumë nënave e vajzave të trojeve tona”, tha ai.

Në emër të studentëve foli Ramadan Gashi, i cili tha se të gjithë duhet ta kenë të qartë se ajo protestë që shënoi një kthesë të madhe është organizuar nga vet studentët. Ai tha se studentët e Universitetit të Prishtinës janë përballur me diskriminime të shumta, e që kishin nxitur reagimin e tyre.

“11 marsi i vitit 1981 ishte një revoltë studentore me kërkesa sociale fillimisht, po në esencën e tyre shfaqeshin pakënaqësitë për pozitën e pabarabartë të Kosovës dhe popullit të saj. Ato ishin thirrje për shkëputje nga ajo situatë që i bëhej Kosovës. Këtë më së miri e dëshmojnë parullat e asaj nate dhe të tjerave në vazhdim siç ishin ‘Barazi për shqiptarët’, ‘Lironi shokët tanë’, ‘Kosova punon Beogradi ndërton’, ‘Kosova Republikë’. Duhet ta kenë të qartë të gjithë se demonstratat e 11 marsit 1981 i kanë organizuar studentët e Universitetit të Prishtinës”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se demonstratat e vitit ’81 është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të popullit shqiptar. Ai tha se është i lumtur që në Prishtinë do të kenë një memorial të tillë, që përkujton një ngjarje që është bazë e shtetit të Kosovës.

“Demonstratat e ’81-shit më të vërtetë janë bazë e shtetit të Kosovës, jo vetëm nga ajo që çka u kërkua në ato demonstrata, por ishin shenjë e një populli që jeton. Për të ngritur kohën që nga mensa e deri tek demonstratat në kohën e Jugosllavisë patjetër që nuk ishte e lehtë, patjetër se të gjithë ata edhe rrezikonin jetën për idealin dhe po them që se përcjellim gjithë historinë pas asaj në fakt bazën e kanë tek këto demonstrata, tek kjo revoltë dhe tek këto kërkesa. Prandaj, për neve si Komunë e Prishtinës për ne është nder që të kemi një memorial të tillë apo një përkujtim të tillë dhe që përkujtojmë sot në 40-vjetorin e demonstratave të vitit 1981”, tha Ahmeti.

Studentët e Kosovës më 4 mars 1981, organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981. Demonstratat gjithë popullore të marsit dhe prillit shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara