Sport

​Del Piero: Momente dramatike për futbollin italian

“Nuk është një moment i lumtur. Në njëfarë mase, është dramatike”, tha ish-sulmuesi i Juventusit.

Published

on

Legjenda e Italisë, Alessandro Del Piero i ka cilësuar si dramatike momentet nëpër të cilat po kalon futbolli italian.

Ish-nr.10 ishte në “Jeddah Street Circuit” për të marr pjesë në ceremoninë “Çmimi i Madh në F1” dhe foli për “Sky Sport Italia” për fiaskon e “Azzurrëve” në play-off të Kupës së Botës.

“Nuk është një moment i lumtur. Në njëfarë mase, është dramatike”, tha ish-sulmuesi i Juventusit.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kanë mbetur lojëra të tjera. Kombëtarja duhet të kthehet për të luftuar siç kanë bërë gjithmonë dhe të marrë përgjegjësinë. Këta djem do ta bëjnë këtë. Është e vështirë të mendosh për këtë pas një disfate kaq zhgënjyese”, shtoi Del Piero.

Sipas raportimeve në Itali, Roberto Mancini nuk do të japë dorëheqjen pas eliminimit të Italisë dhe do të qëndrojë në krye të saj deri në fund të kontratës së tij në vitin 2026.

Lajmet

Foda: Duam playoff-in e Botërorit, Zhegrova do të ketë më shumë minuta te Kosova

Published

on

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur sot konferencën për media para përballjes me Slloveninë, e cila do të zhvillohet më 15 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në fjalën e tij, Foda theksoi se kjo ndeshje do të jetë një test i rëndësishëm për të parë nivelin dhe kualitetin real të skuadrës.

“Kjo ndeshje do të tregojë se ku qëndrojmë si kombëtare. Synimi ynë është i qartë, ta sigurojmë fazën e play-offit drejt Botërorit,” deklaroi ai.

Trajneri gjerman foli edhe për rikthimin e kapitenit Amir Rrahmani, duke e cilësuar atë si një përforcim të madh për ekipin. Ai u ndal edhe te forma e Edon Zhegrovës, i cili së fundmi po luan më shumë minuta te Juventusi.

“Jam shumë i lumtur që Zhegrova po luan më shpesh në klubin e tij. Kjo është shumë pozitive, dhe ai do të ketë më shumë minuta edhe me Kosovën,” shtoi përzgjedhësi.

Nga ana tjetër, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, bëri të ditur se Federata e Futbollit të Kosovës ka paraparë bonuse të veçanta për futbollistët në rast se sigurohet faza e play-offit.

Kosova do të përballet me Slloveninë, në një ndeshje vendimtare për ambiciet e saj drejt Botërorit 2026./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar i NBA-së

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens në moshën 88-vjeçare dhe për vdekjen e Wilkens njoftoi familja e tij.

Wilkens, kishte qenë edhe lojtar në NBA, ku luajti ndër vite për skuadra si St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.

Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallë kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.

Ai më pas menaxhoi edhe skuadrat si Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo

Published

on

Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.

Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tifozët e Sunderlandit i këndojnë Xhakës pas barazimit me Arsenalin

Published

on

Sunderland bëri një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke e barazuar rezultatin me liderin aktual, Arsenalin.

Futbollisti që e ka marrë tërë vëmendjen te “Macet e Zeza” është pa dyshim Granit Xhaka, i cili me paraqitjet e tij fantastike ka bërë që ai të shndërrohet në futbollistin e preferuar të gjithë tifozëve të Sunderland.

Madje dje pas ndeshjes, tifozët edhe i kënduan këngë Xhakës, duke kënduar njëzëri “Sepse ne e kemi Granit Xhakën”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara