Lajmet

​COVID, afër 30 raste aktive

Dje u regjistrua vetëm një rast i ri me COVID-19.

Published

on

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 27.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në të gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 240 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,337 qytetarë.

Deri më sot 824 mijë e 714 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 208 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 789 persona.

Continue Reading

Lajmet

Kurti mirëpriti ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministrin e Irlandës për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Thomas Byrne.

Temat qendrore të bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, dhe fuqizimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes.

Duke rikujtuar takimin e parë në korrik të vitit 2022, kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën e sërishme ministrin Byrne, që tregon për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, partneritetin dhe miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës.

Ai e falënderoi për kontributin e Irlandës për paqe dhe siguri në vend përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Kosovë, dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministri foli për rritjen e ekonomisë që Kosova ka shënuar në katër vitet e fundit dhe avancimin e demokracisë si dhe reformat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – me këtë rast theksoi rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për Kosovën mbi bazën e meritokracisë.

Gjithashtu foli për investimet në mbrojtje dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas kritereve dhe standardeve të vendeve anëtare të NATO-s, dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Irlandën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Potenciali i vendit tonë në fushën e teknologjisë, mundësitë për investime që ofron dhe roli i diasporës ishin po ashtu pika të diskutimit, në të cilat u theksua shembulli i mirë që Irlanda përfaqëson në zhvillimin e industrisë së teknologjisë nga i cili mund të përfitojë Kosova, dhe modeli irlandez i organizimit të diasporës, të cilin po e zbaton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takoi shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, diskutuan për rëndësinë e sundimit të ligjit

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në vend.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që raportet e OSBE-së të pasqyrojnë me saktësi realitetin në terren, dhe që incidentet e raportuara të jenë të bazuara në fakte të verifikuara dhe të konfirmuara edhe nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

Presidentja diskutoi edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe adresimin e ndërhyrjeve ilegale nga Serbia, përfshirë presionin që ushtrohet nga Serbia ndaj qytetarëve serbë në Kosovë me qëllim të pengimit të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

Tutje, Presidentja Osmani theksoi se përkushtimi i institucioneve të Kosovës për paqe, stabilitet dhe gjithëpërfshirje mbetet i palëkundur.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet trupi i pajetë i mërgimtarit që u hodh nga ura e Ujmanit

Published

on

By

Pas dy ditësh kërkimi intensiv, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të 33-vjeçarit që u mbyt të dielën në Liqenin e Ujmanit.

Operacioni i kërkimit u zhvillua me angazhim të lartë nga njësitë e specializuara të FSK-së dhe ekipet e zhytësve, të cilët bënë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Continue Reading

Lajmet

Sindikata e ATK-së kundër deklaratave të ministrit Murati: “Rritja e pagave, mashtrim për opinionin”

Published

on

By

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se paga e shërbyesve publikë është rritur për 110 euro nga ky muaj – dy herë nga 55 euro, në janar dhe tash nga gushti.

Sipas Sindikatës, këto deklarata janë të pavërteta dhe të pasakta, pasi shumica e punonjësve të ATK-së – institucion që siç theksohet “e mbush arkën e shtetit” – nuk kanë përfituar asnjë cent rritje page gjatë mandatit aktual qeveritar.

Nuk është e vërtetë që të gjithë shërbyesve publikë u është rritur paga. Në fakt, në ATK vetëm një pjesë e vogël ka përfituar, ndërsa pjesa dërrmuese e stafit nuk ka marrë asnjë rritje”, thuhet në reagim.

Sindikata shprehet e zhgënjyer nga mosrespektimi i premtimit të ministrit në detyrë Murati për nënshkrimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, që nga muaji shkurt i vitit 2024 ka mbetur në sirtarët e Ministrisë së Financave.

Sipas Sindikatës, mungesa e kësaj rregulloreje ka bërë që angazhimi i stafit të ATK-së të mos vlerësohet, pavarësisht vëllimit të madh të punës. Kjo situatë, sipas tyre, ka ndikuar në dorëheqje të shumta të punëtorëve të kualifikuar dhe në rënie të ndjeshme të numrit të zyrtarëve – nga mbi 850 sa ishin, aktualisht janë nën 700, duke përfshirë edhe pensionimet.

Ky neglizhim i stafit të ATK-së nga ana e ministrit është i pakuptueshëm dhe ka krijuar zhgënjim të thellë te punëtorët,” vijon reagimi.

Sindikata është e gatshme të publikojë dëshmi për të vërtetuar pretendimet e saj, duke bërë të ditur se mund të ofrojë para mediave të dhëna konkrete për pagat para dhe pas deklarimeve për rritje, për të dëshmuar se rritja e përfolur nuk është aplikuar për shumicën.

Në një postim në Facebook të hënën, Murati kishte thënë se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës publikë, e cila u zbatua në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

Continue Reading

Të kërkuara