Lajmet

​COVID-19 dhe migrimi kanë ndikuar në rënien e lindjeve në Kosovë

Published

on

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në rënien e lindjeve në gjithë botën përfshirë edhe Kosovën. Në Kosovë në uljen e shifrave të lindjeve ka ndikuar edhe migrimi i të rinjve. Kështu u tha me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, në një tryezë të organizuar nga UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me temën “Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigja. Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjave, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qëndron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve”.

Udhëheqësja e Zyrës së Fondi për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në Kosovë, Visare Mujko-Nimani tha se COVID-19 e ka përshpejtuar trendin global drejt niveleve më të ulëta të lindjeve.

Ajo tha se në uljen e lindjeve në Kosovë ka ndikuar edhe aspekti i migrimit, prandaj ajo kërkoi që institucionet e vendit të krijojnë politika të qartë që do ndihmojnë të rinjtë në planifikimin e të ardhmes së tyre.

“Të gjithë e dimë që pandemia COVID-19 mund ta ketë përshpejtuar së paku përkohësisht trendin global drejt niveleve më të ulëta të fertilitetit. Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të numri të lindjeve në shumë vende evropiane në fund të vitit 2020 nëntë muaj pas mbylljeve të para. Lajmet në lidhje me rënien e lindjeve nga COVID-19 kanë nxitur ankth dhe shqetësim në disa shtete, goditja e pandemisë dhe ndikimi i saj në zgjidhjen riprodhuese të njerëzve erdhën në një kohë kur nivelet e lindshmërisë veçse ishin shumë të ulëta në mbarë botën. Në Evropën Lindore ky problem është rritur edhe nga emigracioni. Njerëzit jo vetëm që nuk kanë fëmijë por edhe janë larguar masivisht nga vendet e tyre në kërkim të mundësive më të mira diku tjetër, për pasojë popullsitë e këtyre vendeve janë zvogëluar. Edhe Kosova si gjitha vendet e Ballkanit po përballet me çështjen e migrimit dhe institucionet duhet të krijojnë politika që do ofrojnë një mjedis në të cilin të rinjtë kosovar do të ndihen të sigurt për të planifikuar të ardhmen e tyre dhe për të krijuar familjen e tyre”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku derisa tha se pandemia edhe në Kosovë ka ndikuar në rënien e fertilitetit u shpreh se qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa konkrete për ringjalljen ekonomike që do ndikoj edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe planifikimin familjar. Ajo tha se si qeveri po punojnë në luftimin e krimit dhe korrupsionit me qëllim që të krijohen më shumë për të rinjtë.

“Mendoj që si parakusht që ne t’i realizojmë të gjitha këto është që vërtetë njëri nga zotimet kryesore që i kemi dhënë në fushatë dhe do i qëndrojmë besnik deri në fund është që mos të keqpërdoret paraja publike sa do që kemi qenë edhe të varfër ne më shumë kemi qenë të vjedhur dhe unë supozoj se qeveria mazhoranca aktuale e ka luftimin e krimit, korrupsionin e organizuar institucional nëse arrijmë këto t’i minimizojmë mendoj që do kemi shumë më shumë mundësi t’i mbështesim këto familje që të vendosin të rinjtë dhe të rejat që të krijojnë familje dhe të mbesin këtu që popullata të rritet në mënyrë të natyrshme duke e parë perspektivën jo me shtytje por të mundësojmë edhe në ruajtjen e shëndetit riprodhues”, tha Kollçaku.

Koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrike Richardson tha se tkurrja e popullatës do qëndroj edhe për një kohë, prandaj sipas saj politika ekonomike dhe fuqizimi i gruas do luante rol kyç që situata në këtë aspekt të përmirësohej. Ajo tha se edhe migrimi i të rinjve është sfidë për Kosovë.

“Kemi parë që është zvogëluar numri i lindjeve dhe kjo është diçka që të gjithë ne duhet të pajtohemi dhe besojmë që ky zvogëlim i lindjeve do qëndroj për një kohë, familjet tani më nuk kanë fëmijë aq sa kanë pasur më përpara dhe të në të njëjtën kohë COVID ka shkaktuar tkurrje edhe më të madhe të këtij zvogëlimi të fertilitetit, pra në disa shtet ka tendenca që të bëhet rikthimi pak a shumë nuk e di deri në cilën shkallë ky trend do qëndroj kështu por disa nga gjërat që neve i dimë dhe kjo është ai veprimi për balancim….Kur e shohim tkurrjen e popullatës e dimë edhe në Ballkanin Perëndimor vërehet kur të rinjtë largohen dhe kjo kombinohet me normat e ulëta të fertilitet… Të rinjtë që po largohen kjo është sfidë se do ta keni një popullatë të vjetër se kush do kujdeset për ta, nëse investoni në kujdesin shëndetësor mund të jeni produktiv deri në moshën 70 sepse nuk u duhet të keni mbështetje, apo të jeni barrë e sistemit shëndetësor nëse investoni në kujdesin shëndetësor, kujdesi shëndetësor është i rëndësishëm”, tha ajo.

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha tha se regjistrim i popullsisë i cili ishte planifikuar të realizohej këtë vit, për shkak të pandemisë është shtyrë për vitin e ardhshëm

“Bëjmë edhe regjistrimin e popullsisë ku nxjerrim një numër të madh të treguesve demografik, social ekonomik, aktualisht ASK është e angazhuar në projektin e regjistrimin e popullsisë, si projekti më i madh i saj që ka qenë në plan të realizohet këtë vit, por për shkak të kushteve me COVID është shtyrë, por ne jemi në vlugun e aktiviteteve tona”, theksoi Berisha.

11 korriku shënon Ditën Botërore të Popullsisë, dheqëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë. Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë.

Vendi

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e kartonit të gjelbër për mërgatën

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe këtë vit mbulimin e policës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë për vizitë në vendlindje gjatë sezonit veror.

Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar të mbajtur këtë të mërkurë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se për zbatimin e kësaj mase janë ndarë tre milionë euro.

“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare apo kartonin e gjelbër për mërgatën tonë që vijnë me vetura. Propozim-vendimi parasheh ndarjen e 3 milionë eurove për zbatimin e masës 4.5 për mbështetjen e mërgatës, në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike”, deklaroi Murati, duke sqaruar se këto mjete transferohen direkt në dikasterin që ai udhëheq.

Përveç lehtësirave për diasporën, në këtë mbledhje u miratuan edhe 13 pika të tjera të rendit të ditës. Ndër to vlen të theksohet shqyrtimi i nismës për Marrëveshjen e Grantit që synon forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Po ashtu, ekzekutivi ka aprovuar ndarjen e buxhetit për financimin e disa projekteve kapitale në komunat: Mitrovicë e Jugut, Shtime, Pejë dhe Podujevë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve nisin diskutimet për Qeverinë dhe Presidentin

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet nga të gjithë dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet sa më shpejt në institucione funksionale e demokratike.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë të mërkurë, Kurti theksoi se vota e qytetarëve ishte një mesazh i qartë. Ai përsëriti qëndrimin e tij se Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, duke shtuar se vetë rezultati i fundit e dëshmoi një gjë të tillë.

“Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike për zhvillim e mirëqenie”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, hapat konkretë drejt formimit të strukturave të reja udhëheqëse do të nisin menjëherë pas përmbylljes së procesit zyrtar nga KQZ-ja.

“Porsa të certifikohet rezultati, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve – konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit/es”, u shpreh ai.

Nga procesi zgjedhor i 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvend, e pasuar nga PDK-ja me 22, LDK-ja me 18 dhe AAK-ja me 7 deputetë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

U kap në Aeroportin e Prishtinës me pasaportë të falsifikuar, arrestohet shtetasi turk

Published

on

By

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi ka tentuar të udhëtojë me dokumente të falsifikuara.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur i dyshuari ka prezantuar dokumentin e udhëtimit që dyshohet se ishte i falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës dhe Pejës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar katër raste të dhunës në familje, të cilat janë regjistruar në rajonin e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Në njërin prej rasteve në Prishtinë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë në kryeqytet, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar një grua. Rasti është denoncuar nga vetë viktima, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar tjetër, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit është regjistruar në Pejë, ku i dyshuari, përveç se ka ushtruar dhunë në familje, ka kanosur viktimën (grua) si dhe ka dëmtuar një derë dhe një dritare të shtëpisë së saj. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara