Sport

​Çmimi i Abraham shumë i lartë për West Ham

Published

on

Trajneri i West Ham United, David Moyes ka thënë që sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham do të ishte shumë i shtrenjtë për klubin, pasi që “Blutë” janë duke kërkuar 46 milionë euro për shërbimet e tij.

Është raportuar kohëve të fundit që Abraham do të largohet gjatë verës nga Chelsea, dhe se klubi i tij i radhës mund të jetë West Ham, por trajneri Moyes e shprehu të kundërtën, duke treguar se çmimi i lojtarit është i papërballueshëm.

“Sigurisht që do të na largonte nga gara. Nëse është shuma të cilën jemi duke e dëgjuar nga spekulimet e shumta, ne nuk jemi në garë për të. Nuk kemi buxhet të mjaftueshëm, nuk mund të blejmë një sulmues me atë shumë parash. A do të jetë ajo shumë se çfarë kemi në dispozicion këtë verë? Ndoshta edhe mund të jetë, këtu nuk mund ta dish atë gjë”, shtoi trajneri i West Ham.

Spekulohet se Abraham është top synimi i shumë skuadrave nga Premier Liga angleze, pasi që si duket nuk është më pjesë e planeve tek “Blutë”, por interesimi i shumtë mund të zbehet nëse Chelsea nuk pranon që të ul shumën që po kërkon për të.

Sport

Anis Mehmeti refuzon Wrexhamin, synon transferimin në Premier League

Published

on

By

Anis Mehmeti ka refuzuar një tjetër mundësi për të vazhduar karrierën në Championship, pasi sulmuesi shqiptar synon të bëjë hapin e madh drejt Premier League.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Mehmeti ka vendosur të mos e pranojë ofertën e Wrexhamit, pavarësisht se klubi uellsian kishte arritur marrëveshje me Ipswich Town për transferimin e tij.

“Për momentin, Anis Mehmeti nuk ka dashur të luajë në Championship. Mehmeti ka refuzuar gjithashtu Wrexhamin, pasi ata kishin arritur marrëveshje me Ipswich Town”, ka raportuar Jacobs.

25-vjeçari, i cili është pjesë e Ipswich Town, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në futbollin anglez dhe duket se objektivi i tij kryesor është të luajë në elitën e futbollit anglez.

Refuzimi i Wrexhamit e lë të hapur të ardhmen e Mehmetit, i cili pritet të shqyrtojë alternativa të tjera para përfundimit të afatit kalimtar.

Nëse synimi i tij është një transferim në Premier League, ditët e fundit të afatit kalimtar mund të sjellin zhvillime të reja për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Sport

Basketbolli kosovar në lëvizje, afati veror sjell ndryshime të mëdha

Published

on

By

Afati kalimtar veror në basketbollin kosovar ka sjellë një numër të konsiderueshëm lëvizjesh, me skuadrat e ProCredit Superligës që kanë bërë ndryshime të rëndësishme në përbërjet e tyre për sezonin e ri.

Peja është skuadra që ka regjistruar më së shumti basketbollistë gjatë këtij afati kalimtar, duke synuar të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ri.

Një prej lëvizjeve më të veçanta është rikthimi i Edmond Azemit te Sigal Prishtina. Në moshën 45-vjeçare, Azemi rikthehet te klubi me të cilin ka shkruar një pjesë të rëndësishme të historisë së basketbollit kosovar.

Ndryshime ka edhe në basketbollin e femrave. Bashkimi ka regjistruar dy basketbolliste të huaja, duke e përforcuar skuadrën për sezonin e ri dhe duke synuar rezultate më të mira në garat vendore.

Afati kalimtar ka sjellë lëvizje të shumta te klubet kosovare, ndërsa vëmendja tashmë është te sezoni i ri dhe mënyra se si përforcimet e reja do të ndikojnë në garën për trofetë e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Baton Zabërgja protagonist me dy gola në fitoren e Metalist Kharkiv

Published

on

By

Baton Zabërgja ka qenë protagonist i fitores së Metalist Kharkiv, duke realizuar dy gola në triumfin 3:0 ndaj Zorya Luhanskit.

Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e dytë në minutën e 54-t, ndërsa vetëm 11 minuta më vonë realizoi edhe golin e tretë të skuadrës së tij.

Zabërgja luajti deri në minutën e 76-të, ndërsa në këtë ndeshje u aktivizua edhe Ermir Rashica, i cili hyri në lojë në minutën e 62-të.

Këto ishin dy golat e parë të Zabërgjës në edicionin e ri të kampionatit ukrainas. Ai ka kontribuar edhe në Kupën e Ukrainës, ku ka regjistruar një gol dhe dy asistime.

Një paraqitje e madhe për Zabërgjën, i cili po e nis sezonin duke lënë gjurmë te Metalist Kharkiv.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova e mbyll me fitore garimin në hendboll në Taranto 2026

Published

on

By

Hendbollistët e Kosovës e kanë përfunduar me fitore paraqitjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova triumfoi të hënën ndaj Qipros me rezultat 31:27, në ndeshjen për vendin e shtatë, duke regjistruar fitoren e parë në këtë turne pas katër humbjeve radhazi.

Egzon Gjuka, Arbios Mushkolaj dhe Jon Vokshi ishin golashënuesit më të mirë të Kosovës, me nga gjashtë gola secili. Suad Pajaziti shënoi pesë gola, ndërsa Alban Haziri realizoi katër. Në portë, Olt Kabashi regjistroi shtatë pritje.

Kosova e kishte përfunduar fazën grupore me tri humbje, ndaj Italisë, Egjiptit dhe Portugalisë, ndërsa në ndeshjen për plasman pësoi humbje edhe nga Tunizia.

Megjithatë, fitorja ndaj Qipros i dha Kosovës mundësinë që ta mbyllë turneun me një rezultat pozitiv dhe me vendin e shtatë në konkurrencën e hendbollit për meshkuj, ku garuan gjithsej tetë përfaqësuese.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara