Lajmet

​Çmimet e derivateve për 24 orët në vijim

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës.

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, kurse nafta dhe benzina janë liruar nga dy cent krahasuar me një ditë më parë.

1.Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1. 76 euro për litër

2.Çmimi maksimal I lejuar i produktit Benzinë 1. 69 për euro litër dhe

3.Çmimi maksimal I lejuar i produktit Gas 0. 78 euro për litër

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë të vlefshme për 24 orë.

MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Lajmet

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e KosovaPress një kamion duket se ka dalë nga rruga.

Bazuar në pamje shihet se në aksident janë përfshirë dy kamionë

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima nga ky aksident.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje./KP

Continue Reading

Lajmet

​Rritet importi i energjisë elektrike, bie prodhimi i thëngjillit në Kosovë

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjatë muajit gusht të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 502.12 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 411.92 GWh ose 1.29 për qind më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.78 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se importi i energjisë elektrike në gusht të këtij viti është rritur 69.95 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas ASK-së ka shënuar rënie prodhimi bruto nga termocentralet në KEK.

ASK njofton po ashtu se importi i energjisë elektrike në gusht të vitit 2025 ishte 360.623 GWh, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi ishte 212,197 GWh ose 148. 432 GWh më shumë.

Kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 243.28 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasitë e transmisionit).

Ndërsa, sipas ASK-së prodhimi i thëngjillit për muajin gusht 2025 ishte rreth 495.66 mijë ton, që paraqet një rënie prej 18.68 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar./KP

Continue Reading

Lajmet

Gjermania konfiskon 720 milionë euro nga asetet e ngrira të bankës ruse

Published

on

By

Gjykata e Lartë gjermane synon të konfiskojë rreth 720 milionë euro nga asetet e ngrira të një institucioni financiar rus, njoftoi sot sistemi gjyqësor në landin qendror Hesen.

Sipas autoriteteve, janë hapur procedura të posaçme me kërkesë të Zyrës Federale të Prokurorit të Përgjithshëm, raporton ATSH.

Banka ishte përfshirë në listën e embargos së Bashkimit Evropian ndaj Rusisë në qershor të vitit 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të atij viti, thuhet në një deklaratë.

Si pasojë, të gjitha pasuritë e kompanisë në institucionet financiare dhe kreditore evropiane u ngrinë në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës.

Pak pas vendosjes së sanksioneve, persona të panjohur në bankë thuhet se kanë tentuar të tërheqin fondet, por urdhri përkatës elektronik i transferimit nuk është ekzekutuar.

Sipas procedurave, paratë do të konfiskohen në favor të arkës shtetërore./KP

Continue Reading

Lajmet

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Published

on

By

Në muajin gusht të këtij viti janë regjistruar 2 mijë e 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 mijë e 284 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 232 lindje janë femra.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6.4 për qind, krahasuar me muajin korrik 2025.

Ndërkaq, gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve.

Po ashtu sipas ASK-së, në muajin gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë 972 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht ka rritje të numrit të kurorëzimeve për 59,5%.

Ndërsa, në këtë periudhë janë regjistruar 97 raste të shkurorëzimeve në Kosovë, ku krahasuar me muajin korrik 2025 ka rënie të numrit të shkurorëzimeve për (-45,2%)./KP

Continue Reading

Të kërkuara