Teknologji
Cilat brende të veturave në Evropë gjenerojnë më shumë CO2?
Published
3 years agoon
By
Betim GashiProdhuesit e veturave janë nën presion të vazhdueshëm për zvogëlimin e emetimeve të dëmshme. Dhe sa ato arrijnë në vit është studiuar nga platforma online e krahasimit të çmimeve Uswitch me seli në Britani të Madhe.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit për emetimet CO2 të veturave të reja të pasagjerëve dhe duke i kombinuar këto të dhëna me kilometrazhin mesatar vjetor (11.909 km), u morën të dhëna se sa prodhues të caktuar ndotin ajrin.
Në radhë të parë midis 54 prodhuesve, në përgjithësi, ishte Ford me 30.160 kg CO2 në atmosferë, pasuar nga Volkswagen dhe Mercedes.
Sigurisht, shifrat totale ndikohen nga numri i veturave të shitura, kështu që brenda një viti Ford pati 236.072 modele, ndërsa Volkswagen 201.786, të cilat ishin përgjegjëse për 24.549 kg CO2 në atmosferë.
Me 171.515 vetura të shitura, Mercedesi në vendin e tretë dërgoi në ajër 24.265 kg CO2. Emetimet vjetore të vlerësuara të CO2 për automjet për Ford janë 1514 kg, Volkswagen 1453 kg dhe Mercedes 1487 kg.
Ford, me një shkarkesë mesatare prej 0.13 kg/km për veturë, ndot sa një aeroplan që fluturon nga Londra në Athinë (2456 km), dhe nga një analogji e ngjashme Volkswagen konsumon CO2 sa një aeroplan që fluturon 1999 km, ndërsa për Mercedes ekuivalenti i fluturimit është 1976 km.
Në vendin e katërt, të pestë dhe të gjashtë renditen BMW, Opel dhe Audi, ndërsa lista e 10 ndotësve më të mëdhenj mbyllet nga Land Rover, Kia dhe Nissan.
Sigurisht, kur i shohim veturat individualisht, lista është krejtësisht e ndryshme, kështu që prijnë konsumatorët e mëdhenj, si: Bugatti (0.52 kg/km), Rolls-Royce (0.35), Lamborghini (0.34), Ferrari (0.30) dhe Chevrolet (0.27 kg/km).
Interesante, Jaguar, për shembull, mburret me vetëm 0.09 kg/km të emetimeve mesatare CO2 ose rreth 1120 kg për veturë në vit.
Kuriozitete
Google Maps bëhet produkti i radhës i kompanisë që arrin 2 miliardë përdorues
Published
9 hours agoon
October 31, 2024By
UBT NEWSGjatë publikimit të raportit financiar për tremujorin e tretë, CEO i Alphabet, Sundar Pichai, shpalli se Google Maps është produkti më i fundit që kalon kufirin e 2 miliardë përdoruesve. Kjo arritje e rëndësishme e bën Google Maps një nga platformat më të përdorura në botë, duke u bashkuar me një grup të ngushtë produktesh të njohura që përfshijnë Google Search, Gmail, Android, Chrome, Play Store dhe YouTube.
Pichai nënvizoi se deri në maj 2024, Google kishte vetëm 6 produkte me mbi 2 miliardë përdorues, të gjitha duke shfrytëzuar modelet e avancuara të inteligjencës artificiale, të njohura si Gemini. Ai theksoi përkushtimin e kompanisë për të vazhduar përmirësimin e performancës dhe funksionaliteteve të këtyre produkteve, duke i dhënë përdoruesve një eksperiencë më të pasur dhe më të efektshme.
Gjithashtu, Google ndau informacione të tjera interesante rreth produkteve të saj. Opsioni “Circle to Search” është tani i disponueshëm në 150 milionë pajisje Android, duke lehtësuar procesin e kërkimit për përdoruesit. Ndërsa Google Lens, një shërbim i njohur për kërkimet vizuale, përdoret për më shumë se 20 miliardë kërkesa në muaj.
Pichai gjithashtu njoftoi rritjen e të ardhurave nga reklamat dhe abonimet e YouTube, të cilat tani kanë arritur në 50 miliardë dollarë, duke reflektuar suksesin e vazhdueshëm të platformës në tregun e mediave./UBTNews/
Pronari i X dhe Tesla, Elon Musk, ka shpallur se Wikipedia është në “kolaps”, duke u përgjigjur ndaj akuzave që enciklopedia online lejon artikuj që e cilësojnë kandidatin republikan për president, Donald Trump, si “fashist”. Komentet e Musk vijnë pas publikimit të një artikulli nga shkrimtarja Ashley Rindsberg në Pirate Wires, i titulluar “Redaktorët e Wikipedia zyrtarisht e konsiderojnë Trumpin fashist”.
Musk, i cili ka shprehur mbështetje të plotë për ish-presidentin para zgjedhjeve të nëntorit, theksoi përmbajtjen e disa artikujve në Wikipedia, duke përfshirë “Trumpizmin”, “Pikëpamjet racore të Donald Trump” dhe “Donald Trump dhe fashizmi”. Artikulli “Donald Trump dhe fashizmi” u botua në të njëjtën ditë kur The Guardian publikoi një ese të gjatë mbi këtë temë, duke sugjeruar se ka një përputhje të konsiderueshme mes të dyja.
Faqja e Wikipedia-s “Donald Trump dhe fashizmi” përmban krahasime mes sulmit të 6 janarit në Capitol Hill nga mbështetësit e Trumpit dhe Beer Hall Putsch, një grusht shteti të dështuar nga Adolf Hitler në vitin 1923. Rindsberg thekson se përmbajtja e artikujve ka tendenca për të portretizuar ideologjinë e Trumpit si autoritare dhe nacional-populiste, bazuar në burime që gjithashtu përshkruajnë të kundërtën.
Musk, në një postim në X, e quajti Wikipedia-n si një platformë që “kontrollohet nga aktivistët e majtë” dhe u bëri thirrje njerëzve që të ndalin dhuratat për këtë shërbim. Kritikat e tij vijnë pas një raporti nga Instituti Manhattan, i cili zbuloi se artikujt në gjuhën angleze shpesh lidhin liderët e krahut të djathtë me fjalë negative si “zemërim” dhe “neveri”. Këto tendenca, sipas studiuesve, po ndikojnë në përgjigjet e modeleve të gjuhës së inteligjencës artificiale./UBTNews/
Teknologji
Rusia dënon Google-n me gjobë marramendëse, numri ka 34 zero
Published
10 hours agoon
October 31, 2024Një gjykatë në Rusi ka dënuar gjigantin Google, për kufizim të kanaleve të mediave shtetërore ruse në YouTube dhe shuma me të cilën është gjobitur kompania është më e lartë se e gjithë pasuria në botë.
Google-s i është thënë të paguajë 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë, dhe kjo shumë astronomike është e paarsyeshme, njëjtë si e papërballueshme për Google-n.
Vlera e Google-s raportohet të jetë 2 trilionë dollarë, ndërkaq pasuria e përgjithshme në botë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar është 110 trilionë dollarë, gjoba ka arritur në nivel kaq të lartë pasi, sipas medias Tass, ajo dyfishohet çdo ditë që nuk paguhet.
BBC-ja deklaron se ka kërkuar të marrë një qëndrim zyrtar të kompanisë Google, por kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet, gjoba ndaj Google-s lidhet me kufizimin e përmbajtjes së 17 kanaleve të mediave ruse në YouTube. Ky kufizim filloi në vitin 2020, dhe u përshkallëzua pas pushtimit të plotë të Ukrainës. /UBT News/
Kuriozitete
Pse Apple vendos orën 9:41 kur prezanton iPhone?
Published
12 hours agoon
October 31, 2024iPhone është një nga produktet më të njohura të Apple, i prezantuar për herë të parë në vitin 2007, ai është një smartphone që kombinon dizajn elegant me një sistem operativ të fuqishëm, iOS.
Por, a e dini arsyen pse Apple vendos gjithmonë orën 9:41 kur prezanton një model të ri të iPhone?
Nëse keni qenë një fans i Apple që nga fillimi, e keni vënë re një detaj që ka vazhduar gjithë evolucionit të tij.
Sa është ora? Është 9:41, gjithmonë. Mund të duket si kohë e rastësishme, rezulton se ky detaj daton që nga debutimi i iPhone e ka mbetur i pandryshuar, nga modeli origjinal e deri te iPhone 16 , koha e çuditshme specifike është shfaqur në prezantime, tabela e postera përgjatë vijës kohore të Apple.
Historia thotë se përpara debutimit të iPhone 2007, ekipi kaloi një test të prezantimit, që deri në zbulimin e Iphone mori rreth 40 minuta, duke i dhënë vetes liri veprimi, ekipi vendosi prezantimin kryesor të lexonte 9:42 për të përafruar kohën kur audienca do të shihte iPhone-in e parë ndonjëherë.
Trendi i 9:42 të mëngjesit u përhap në gjithë marketingun e Apple për rreth tre vjet derisa iPad bëri debutimin e tij, rezulton se shënimi i 40 minutave ishte i saktë, kështu që kur u publikua iPad, ekipi ndryshoi prezantimin për të lexuar 9:41 të mëngjesit.
Me saktësinë e arritur, 9:41 u bë koha zyrtare e shfaqjes në marketingun e Apple dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. /UBT News/
A është e gabuar të flini me qenin tuaj?
Masa drastike, tifozëve të Napolit nuk u lejohet të jenë në “San Siro” për supersfidën e 10 nëntorit
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Këto përfitime i merrni nëse pini kafe turke
Si ta ndërprisni oreksin? Ja mënyrat natyrale
Google Maps bëhet produkti i radhës i kompanisë që arrin 2 miliardë përdorues
Kurti takohet me drejtues të kompanive të njohura në Zvicër
Musk: Wikipedia është në ‘kolaps’
Steinmeier kërkon falje për mizoritë naziste
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë4 weeks ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman