Sport

​Chiellini njofton pensionimin nga Kombëtarja e Italisë

Qendërmbrojtësi do të mbushë 38 vjet në muajin gusht dhe kontrata e tij aktuale do të zgjasë deri në qershor 2023.

Published

on

Giorgio Chiellini pranon se nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë me Juventusin, do të pensionohet apo do të rifillojë karrierën e tij diku tjetër sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi do të mbushë 38 vjet në muajin gusht dhe kontrata e tij aktuale do të zgjasë deri në qershor 2023.

“Do të ulem me familjen time dhe do të kuptoj se çfarë është më e mira për të gjithë, por ndeshja ime e fundit me Italinë do të jetë kundër Argjentinës”, konfirmoi Chiellini.

Duke folur për “Sky Sport Italia” pas fitores 2-1 kundër Sassuolos, Chiellini u pyet nëse lidhjes së tij me Juventusin po i vinte fundi.

“Lidhja ime e dashurisë me Juventusin nuk ka fund. Nuk do të përfundojë kurrë! Dashuria është aq e fortë sa për mua, por edhe i mendoj ata, nuk do të mbarojë kurrë”, tha ai duke qeshur.

“Sigurisht, nga tani deri në fund të sezonit duhet të vlerësoj gjithçka, të flas me familjen time për atë që është më e mira. Le të arrijmë së pari vendin e katërt dhe të fitojmë Kupën e Italisë, më pas do të ulemi me dy familjet e mia në shtëpi dhe Juventusin për të kuptuar se çfarë është më e mira për të gjithë”, theksoi ai.

“Ishte e njëjta gjë verën e kaluar, mora kohë dhe nuk e firmosa kontratën e re deri pas Kampionatin Evropian. Në moshën time, nuk mund të shikosh shumë larg në planin afatgjatë, por kjo është e natyrshme, gjithçka është në rregull”.

Chiellini foli gjithashtu për “DAZN” dhe konfirmoi tërheqjen e tij nga kombëtarja pas ndeshjes midis Italisë dhe Argjentinës në stadiumin “Wembley” në qershor.

“Do t’i them lamtumirë kombëtares në “Wembley”, ku përjetova kulmin e karrierës sime duke fituar Kampionatin Evropian. Do të doja t’i them lamtumirë “Azzurrëve” me një kujtim të bukur. Kjo sigurisht do të jetë ndeshja ime e fundit me Italinë”, tha Chiellini në fund.

Lajmet

Shpaloset lista e Shqipërisë për ballafaqim me Serbinë

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për ditën e sotme.

Gjithashtu sot në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa, miqësorja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Shaqiri shkëlqen në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Published

on

FC Basel ka marrë fitoren e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Europa League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0.

Albian Ajeti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë pas një gabimi në mbrojtjen gjermane. Stuttgart pati mundësinë të barazonte me penallti në minutën e 35-të, por Marwin Hitz priti goditjen e Ermedin Demirović.

Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri vulosi fitoren e zviceranëve me një gol nga afërsia, duke i dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të Baselit në Evropë.

Stuttgart humbi pas tri fitoreve radhazi dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Stamboll për t’u përballur me Fenerbahçen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Liga Konferenca, Drita nxjerr një pikë si mysafire

Published

on

Drita e Gjilanit ka nisur mbarë sezonin historik të klubit gjilanas në Ligën Konferenca duke luajtur baras në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj skuadrës finlandeze KuPS.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Tammela në Tempere të Finlandës, me kapacitet prej tetë mijë ulësesh.

Polaku Piotr Parzyszek solli KuPS në epërsi në minutën e 74-të, pas asistimit nga Voutilainen.

Skuadra gjilanase u rikthye në lojë me golin e Albert Dabiqajt në minutën e 80-të, pas asistimit të Blerton Shejit.

Njëherësh Dabiqaj shënoi golin historik për Dritën në Ligën Konferenca pasi ky është goli i parë i skuadrës gjilanase në debutimin e saj në këtë ligë, e cila ka 36 ekipe evropiane,/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara