Sport

​Chelsea-Real Madrid, formacionet e mundshme

Published

on

Sot zhvillohet ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve, ku Chelsea pret në “Stamford Bridge” gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Në ndeshjen e parë, të dy skuadrat dolën pa fitore nga stadiumi “Alfredo Di Stefano”, 1:1, me golat nga Christian Pulisic te Chelsea, e Karim Benzema te Real Madridi.

Të dy skuadrat rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në ligat e tyre përkatëse, ku Chelsea mposhti Fulham 2:0, ndërsa Real Madridi me rezultat të njëjtë korri fitore kundër Osasunas.

Për ndeshjen e sotme, trajneri Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit kroat Mateo Kovaçiq, ndërsa për Zidanen e Realit nuk do të paraqiten Dani Carvajal, Lucas Vasquez dhe Raphael Varane.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në finale me skuadrën angleze Manchester City.

Formacionet e mundshme:

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Silva, Rudiger, Christensen; Azpilicueta, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Pulisic; Havertz

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Odriozola, Militao, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr

21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)

Sport

Haxhiu pret Federatën e Kickbox-it pas suksesit në Kupën e Botës në Turqi

Published

on

By

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e Federata e Kickbox-it të Kosovës, pas suksesit të sportistëve kosovarë në Turkish WAKO World Cup të mbajtur në Antalya.

Haxhiu vlerësoi paraqitjen e Kosovës në një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të kickbox-it, ku morën pjesë rreth 3 mijë garues nga mbi 40 shtete të botës.

Në kuadër të këtij takimi, ajo ndau mirënjohje institucionale për federatën dhe sportistët që përfaqësuan Kosovën me sukses në këtë garë prestigjioze.

Sipas saj, Art Dulaj fitoi medaljen e artë në kategorinë “Full Contact”, duke regjistruar tri fitore me nokaut dhe duke dominuar konkurrencën.

Ndërkohë, Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti siguruan medalje të bronzta në disiplinën “Lowkick”, pasi arritën deri në gjysmëfinale me fitore bindëse 3:0.

Kosova u përfaqësua denjësisht edhe në aspektin e referimit, ku Albin Musa ishte pjesë e panelit ndërkombëtar të gjyqtarëve.

Haxhiu shprehu mirënjohje edhe për kryetarin e federatës Fatmir Makolli, si dhe për selektorët Nesret Salihaj dhe Ilir Menxhiqi, për kontributin dhe drejtimin profesional të ekipit.

“Ky sukses dëshmon se përfaqësimi dinjitoz i Kosovës ndërtohet me disiplinë, përkushtim dhe punë të përbashkët”, ka deklaruar Haxhiu.

Continue Reading

Sport

Guardiola i jep fund epokës te City, largohet pas 10 vitesh historike

Published

on

By

Pep Guardiola ka njoftuar largimin nga Manchester City F.C., duke i dhënë fund një epoke të jashtëzakonshme dhjetëvjeçare në futbollin anglez.

Trajneri spanjoll largohet nga “Etihad” një vit para përfundimit të kontratës së tij, pas një periudhe historike në të cilën fitoi plot 20 trofe dhe e shndërroi Manchester Cityn në një nga klubet më dominues në Evropë.

Vendimi i Guardiolës vjen pas një sezoni ku City fitoi FA Cup dhe EFL Cup, por humbi titullin e Premier League ndaj Arsenal F.C. së drejtuar nga Mikel Arteta, në një garë dramatike që u vendos vetëm në javët e fundit të kampionatit.

Gjatë qëndrimit të tij në Manchester, Guardiola zhvilloi 592 ndeshje dhe fitoi gjashtë tituj të Premier Ligës, tre Kupa FA, pesë Kupa të Ligës dhe tre Community Shield.

Kulmi i suksesit erdhi në vitin 2023, kur ai i solli Cityt trofeun e parë të UEFA Champions League në histori. Përveç kësaj, ai fitoi edhe UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup.

Një tjetër moment historik ishte sezoni 2023/24, kur Guardiola udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të katërt radhazi në Premier Ligë, duke e bërë klubin anglez të parin në histori që arrin një sukses të tillë.

E ardhmja e teknikut spanjoll mbetet ende e paqartë, megjithëse mediat evropiane e lidhin atë me mundësinë e drejtimit të kombëtares së Italy national football team.

Sipas raportimeve të shtypit anglez, pasuesi i Guardiolës pritet të jetë Enzo Maresca, ish-ndihmësi i tij, i cili ka krijuar përvojë si trajner te Leicester City F.C. dhe Chelsea F.C..

Continue Reading

Sport

Bardghji mbetet jashtë Kupës së Botës, disiplinimi nga Potter trondit Suedinë

Published

on

By

Vendimi i përzgjedhësit të Sweden national football team, Graham Potter, për ta lënë jashtë listës së Kupës së Botës talentin Roony Bardghji ka shkaktuar reagime të mëdha në opinionin sportiv suedez.

Sipas raportimeve të gazetës suedeze Aftonbladet, arsyeja e përjashtimit nuk lidhet me aspektin sportiv, por me sjelljen dhe disiplinën e futbollistit.

Konflikti mes Bardghjit dhe stafit teknik nisi që në muajin mars, kur sulmuesi i ri ishte pjesë e kombëtares, por nuk mori asnjë minutë lojë. Kjo bëri që ai të kërkonte me tone të ashpra një shpjegim nga trajnerët për statusin e tij në ekip.

Situata u tensionua edhe më shumë gjatë darkës festive të organizuar pas kualifikimit të Suedisë në Kupën e Botës. Sipas raportimeve, Bardghji shfaqi pakënaqësi të dukshme dhe nuk iu bashkua atmosferës festive të skuadrës, gjë që u interpretua negativisht nga stafi teknik.

Potter besohet se ka vlerësuar se sjellja e lojtarit vinte interesat personale mbi ato të ekipit, duke ndikuar në harmoninë e grupit dhe atmosferën në dhomat e zhveshjes.

I njohur për filozofinë e tij se disiplina dhe uniteti i skuadrës janë mbi individualitetin, trajneri suedez mori vendimin drastik për ta lënë 20-vjeçarin jashtë turneut më të madh të futbollit.

Ky përjashtim konsiderohet një goditje e rëndë për Bardghjin, i cili pas transferimit te FC Barcelona nga FC Copenhagen verën e kaluar për 2.5 milionë euro, zhvilloi një sezon pozitiv me klubin katalanas.

Me fanellën e Barcelonës këtë edicion, Bardghji regjistroi 28 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe dy asistime, statistika që e kishin bërë atë një nga emrat më të përfolur për listën e Kupës së Botës.

Continue Reading

Sport

Tuchel publikon listën e Anglisë për Kupën e Botës, shumë yje mbeten jashtë

Published

on

By

Trajneri i Kombëtares së Anglisë në futboll, Thomas Tuchel, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës, ndërsa përzgjedhja e tij ka sjellë shumë surpriza dhe mungesa të bujshme.

Siç pritej, në listën e publikuar mungojnë disa prej emrave më të njohur të futbollit anglez, përfshirë Cole Palmer, Phil Foden, Morgan Gibbs-White, Harry Maguire, Lewis Hall dhe Trent Alexander-Arnold.

Në anën tjetër, Tuchel ka vendosur t’u besojë disa lojtarëve me përvojë, duke rikthyer në ekip veteranë si Jordan Henderson dhe Dan Burn.

Një tjetër emër që ka tërhequr vëmendje është ai i Noni Madueke, futbollistit të Arsenal F.C., i cili ka siguruar një vend në listën përfundimtare.

Po ashtu, befasi konsiderohet edhe ftesa për John Stones, i cili përfshihet në skuadër pavarësisht spekulimeve për mungesën e tij.

Publikimi i listës ka nxitur reagime të shumta në opinionin sportiv anglez, ndërsa mbetet të shihet nëse zgjedhjet e Tuchel do t’i sjellin sukses Anglisë në turneun më të madh të futbollit botëror.

Continue Reading

Të kërkuara