Kulturë

​Charles e familja mbretërore marrin mbi 50 mijë letra pas vdekjes së Elizabeth

Mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.

Published

on

Mbreti Charles dhe familja mbretërore kanë marrë mbi 50 mijë letra dhe karta që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, ka zbuluar një postim në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram.

Mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator dhe tani një ekip i dedikuar korrespondence po kalon nëpër sasinë e madhe të postës që është dërguar nga anëtarët e publikut për të shprehur ngushëllimet e tyre ose për të ofruar mbështetje gjatë javëve të fundit.

Një postim në llogarinë zyrtare të Familjes Mbretërore në Instagram tregonte një përzgjedhje të kartave dhe letrave dhe u shoqërua me një mbishkrim ku shkruhej:

“Mbi 50 mijë letra dhe karta i janë dërguar mbretit, bashkëshortes së mbretëreshës dhe anëtarëve të familjes mbretërore pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth. Një ekip i vogël, por i përkushtuar i korrespondencës po rendit, lexon dhe u përgjigjet me kujdes mesazheve kur ato mbërrijnë”.

Gjatë javës, u publikua portreti i parë zyrtar i Mbretit Charles, Mbretëreshës Consort Camilla dhe Princit dhe Princeshës së Uellsit.

Pallati Buckingham ndau një imazh të ri të tyre, i cili u bë një natë përpara funeralit të Elizabeth muajin e kaluar, disa orë përpara se katër anëtarët më të vjetër të familjes mbretërore të organizonin një pritje për krerët e shteteve në Pallatin Buckingham.

Mbreti, gruaja e tij, Camilla, djali i tij i madh, Princi William dhe nusja Catherine, janë të gjithë të veshur me të zeza në foto pasi ishin ende në periudhën zyrtare të zisë pas vdekjes së mbretëreshës më 8 shtator, por ende dukej i relaksuar.

Fotografia është bërë në shkallët e ministrave në Pallatin Buckinham, përballë portreteve të monarkëve të kaluar.

Një burim nga pallati i tha gazetës Mail On Sunday se fotografia ishte bërë për të regjistruar “momentin historik” privatisht për familjen.

Magazinë

Johnny Depp në bisedime për rikthim në filmin “Piratët e Karaibeve”

Published

on

Producenti Jerry Bruckheimer ka zbuluar se ka folur me aktorin Johnny Depp për të riluajtur rolin e tij si Kapiten Jack Sparrow në filmin e gjashtë të serisë “Piratët e Karaibeve”.

“Nëse i pëlqen mënyra se si është shkruar roli, mendoj se do ta bënte. Gjithçka ka të bëjë me atë që është në letër…”, tha producenti.

Filmi i fundit në serinë “Pirates of the Caribbean” ishte “Dead Men Tell No Tales” i vitit 2017, dhe spekulimet për një pjesë të gjashtë kanë vazhduar që nga viti 2019.

Kthimi i Depp-it do të shënonte një ndryshim të madh si për Disney ashtu edhe për aktorin. Disney i ndërpreu lidhjet me të gjatë padisë shumë të publikuar për shpifje midis Deppit dhe Heardit.

 

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Do të luajë Lady Gaga si Ophelia në ‘Wednesday’? E reja që fsheh të vërteta të errëta

Published

on

Në sezonin e dytë të Wednesday, një emër i ri ka ngjallur mister: “Ophelia”. Sipas komikëve origjinalë, “Ophelia” është motra e Morticias, me flokë të artë dhe një stil të kundërt.

Ajo është frymëzuar nga personazhi i tragjik i Shakespeare-it, duke e bërë rolin e saj të mbushur me mister dhe pafajësi të rreme.

Në sezonin 2, pjesa e parë, zbulohet se “Ophelia” ka aftësi psiqike të ngjashme me Wednesday-n dhe ka kaluar në spitalin psikiatrik Willow Hill. Ajo është një enigmë që nuk ka qenë aty për dekada, por tani është kthyer, duke shtuar kaos.

Spekulimet janë shtuar për Lady Gaga, pasi fansat mendojnë se ajo mund të luajë këtë personazh, pas një deklarate nga Jenna Ortega që përjashtoi mundësinë e saj si mësuese e re në Nevermore.

Nëse Lady Gaga është “Ophelia”, hyrja e saj mund të sjellë shumë zbulime të reja rreth familjes Addams dhe Nevermore.

Pjesa e dytë do të dalë më 3 shtator 2025.

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara