Lajmet

​Çfarë janë bombat e fosforit?

Kjo armë ka një efekt të frikshëm.

Published

on

Raportime të shumta që vijnë nga të dyja palët thonë se mijëra njerëz kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë. Raportet sugjerojnë gjithashtu se, megjithëse të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha në beteja, shumica e të vdekurve – qytetarë ukrainas – janë civilë.

Në mes të akuzave të ndërsjella, bie në sy ajo që është përsëritur disa herë nga pala ukrainase se Rusia përdor bomba fosfori në sulmet ndaj objektivave në Ukrainë.

Kjo armë ka një efekt të frikshëm: përveç një shpërthimi të fuqishëm, shkakton edhe lëndime shumë të rënda te personat që gjenden pranë saj.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, fosfori i ndezur krijon flakë që digjen në temperatura deri në 800 gradë Celsius. Zjarri që ata shkaktojnë mund të përhapet në një zonë të madhe, deri në disa qindra kilometra katrorë.

Përdorimi i këtyre armëve mund të shkaktojë lëndime të rrezikshme për jetën.

Sipas protokolleve që lidhen me Konventën e Gjenevës të vitit 1977, bombat me fosfor të bardhë nuk duhet të përdoren nëse ekziston mundësia e rrezikimit të civilëve.

Në kontakt me oksigjenin, fosfori i bardhë ndizet dhe digjet duke krijuar një tym të bardhë të trashë me një erë specifike të ngjashme me erën e hudhrës. Ky tym ndërhyn në spektrin infra të kuq dhe sistemet e gjurmimit të armëve, duke mbrojtur kështu njësitë ushtarake nga armët e drejtuara si raketat.

Armët që përmbajnë fosfor të bardhë mund të digjen dhe mbyllin rrugët e frymëmarrjes, me lëndime të drejtpërdrejta të shkaktuara nga grimcat në kontakt me lëkurën.

Në rast se grimcat e një arme të tillë hyjnë në trup, edhe nëse një personi merr ndihmë, shanset për të mbijetuar janë të pakta. Grimcat e fosforit të bardhë digjen dhe vazhdojnë të digjen për aq kohë sa janë në kontakt me oksigjenin.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Rahovec dhe Malisheve.

Në rastin e parë në Rahovec është arrestuar një person pasi kishte sulmuar nenën e tij dhe me pas kishte tentuar të vetëvritet.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pagarushë të Malishevës, lidhur me rastin e datës 18.05.2026, për dhunë në familje është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Lipjan dyshohet se bashkëshorti i viktimës kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me leje të skaduar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen disa qytetarë serb në Graçanicë për dyshime për presion ndaj votuesve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj votuesve me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor.

Sveçla tha se zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht sfidave dhe bllokadave politike që kanë ndodhur në raste të caktuara, vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht në raportet ndërkombëtare për standardin e organizimit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

Ai përshëndeti veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e të dyshuarve në Graçanicë, duke theksuar se ata “përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve”.

Sipas Sveçlës, veprime të tilla që targetojnë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë janë rezultat i “direktivave të orkestruara nga Serbia”, të cilat, sipas tij, synojnë të cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik”, deklaroi ai.

Në fund, ministri në detyrë theksoi se institucionet do të garantojnë që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrjet e jashtme.

Continue Reading

Lajmet

Diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë sot në Kosovë

Published

on

By

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira më të dendura priten kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara