Lajmet

​Çfarë i tërheq dhe i largon mushkonjat?

Published

on

Asgjë nuk “përshtatet” si një birrë e ftohtë në verë, si për njerëzit ashtu edhe për mushkonjat. Sipas rezultateve të një studimi japonez, njerëzit që pinë birrë janë më tërheqës për pirësit e gjakut.

Meqenëse u pëlqejnë aromat e frutave dhe lules, birra është një biletë fituese për mushkonjat. Sekreti qëndron në dyoksidin e karbonit që ato ndiejnë në dhjetëra metra, nivelin e rritur të etanolit në djersë dhe temperaturën më të lartë të trupit.

Kur vishemi në rroba me ngjyra të errëta, mushkonjat na shohin më mirë. Nëse doni të jeni të padukshëm për to, harrojini rrobat e zeza ose blu të errëta. Bluzat e bardha prej liri ose bluzat më të lehta janë një zgjedhje më e mirë sesa veshjet “më të errëta”.

Nëse harroni rutinën e përditshme, do të jeni më tërheqës për gjakpirësit, të cilët janë veçanërisht të lumtur për ata që harruan të vendosin deodorant. Përbërësit që gjenden në djersë dhe urinë shërbejnë si një alarm që është koha e drekës.

Steroidet dhe nxehtësia e trupit të mushkonjave janë si një tortë ditëlindjeje, kështu që nuk duhet të habiteni nëse ndesheni pas një vrapimi në mbrëmje ose ushtrimeve në një ambient të hapur.

Mushkonjat mbërrijnë në skarë të fundit, vetëm kur nuk ka më tym pasi ai i “mbyt” shqisat e tyre, gjë që e bën të vështirë për ato të na gjejnë. Nëse jeni diku në natyrë ku mund të ndizni një zjarr, është e dobishme të shtoni bimë që do t’i largojnë ato, të tilla si livando, rozmarinë ose borzilok.

Lajmet

Ursula von der Leyen pritet në Prishtinë nga Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas takimit me Haxhiun, shefja e ekzekutivit evropian u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Dy krerët kanë zhvilluar  një takim dypalësh, pas takimeve Ursula von der Leyen ka mabjtur një konferencë të përbashkët për media me kryeminstrin Kurti.

 

Foto: Ekonomia online

Continue Reading

Lajmet

Foda me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit: Rikthehet Avdullahu, mbetet në dyshim Muriq

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e përditësuar të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sontme përballë Izraelit.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA është përfshirë mesfushaari Leon Avdullahu, i cili është rikthyer me ekip pas një shkëputjeje të përkohshme për arsye familjare. Po ashtu, në listë janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, ndërsa jashtë grumbullimit për këtë sfidë kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu.

Në dyshim për këtë përballje mbetet portieri Arijanet Muriq, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Austrisë.

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, në stadiumin e Debrecenit në Hungari, nga ora 20:45. Pasi e nisën edicionin me fitore 1:0 ndaj Irlandës dhe pësuan humbje 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë, “Dardanët” do të presin Austrinë në Prishtinë më 4 tetor.

Continue Reading

Lajmet

Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Prishtinë për shkak të protestës për UÇK-në

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në kryeqytet, për shkak të protestës gjithpopullore që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Protesta organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, varësisht nga zhvillimet në terren dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të trafikut edhe në rrugë të tjera ndërlidhëse.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymeri’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve

Continue Reading

Lajmet

Sot shënohet 29-vjetori i protestave studentore të 1 Tetorit 1997

Published

on

By

Sot shënohet 29-vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore, të cilat vlerësohen si një nga kthesat më të mëdha historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Protesta paqësore e 1 tetorit të vitit 1997 u organizua si përgjigje ndaj masave të dhunshme të regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili kishte dëbuar studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare, duke imponuar me forcë plan-programin serb.

E prirë nga rektori i atëhershëm, Ejup Statovci, së bashku me drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, marshimi paqësor u ndërpre dhe u shpërnda me dhunë brutale nga policia serbe. Si pasojë e ndërhyrjes policore, dhjetëra studentë dhe profesorë mbetën të lënduar e të arrestuar.

Akti i guximshëm i studentëve mori një jehonë të jashtëzakonshme në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke tejkaluar çdo zhvillim tjetër politik të asaj periudhe. Kjo ngjarje historike konsiderohet si një pikë kthese që vendosi çështjen e Kosovës në krye të agjendës diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara