Kulturë

​Çeku: Dedikimi i fuqishëm nga perandori Justinian u zbulua në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana

Sipas tij, mbishkrimi dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës.

Published

on

Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ai ka thënë se ekipi i arkeologëve ka zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike.

Çeku ka shkruar në Facebook se mbishkrimi dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës.

“Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij”, ka shkruar Çeku në Facebook.

lajme

Studentët e vitit të parë të Modës në UBT promovojnë qëndrueshmërinë përmes dizajnit kreativ

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të programit të Modës, në lëndën Bazat e Teknikave të Qepjes me Prof. Ardita Rizvanolli, me mysafire në punëtori MSc në Dizajn, Zana Maxhuni, realizuan një punëtori njëditore të fokusuar në riciklimin dhe ripërdorimin kreativ të materialit xhins.

Gjatë punëtorisë, studentët transformuan veshje të vjetra xhinsi në krijime të reja dhe atraktive, duke demonstruar kreativitet, aftësi profesionale dhe vetëdije për rëndësinë e modës së qëndrueshme. Punimet e realizuara u ekspozuan në fund të aktivitetit në hollin e Kampusit në Lipjan, ku tërhoqën vëmendjen e studentëve, stafit akademik dhe vizitorëve.

Kjo nismë synon të inkurajojë qasjet inovative në dizajn, të promovojë riciklimin si praktikë të përgjegjshme dhe të nxisë studentët të eksplorojnë mundësitë krijuese që ofrojnë materialet e ripërdorshme.

Continue Reading

lajme

“Hapësira si Kujtesë” – studentët e vitit të dytë prezantojnë instalacione që dialogojnë me vendin dhe kujtesën

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit në UBT, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Art dhe Dizajn, nën mentorimin e profesorit Burim Berisha, kanë hapur ekspozitën “Hapësira si Kujtesë”, e cila sjell para publikut një seri instalacionesh bashkëkohore të zhvilluara gjatë Semestrit IV.

Ekspozita bazohet në qasjen artistike site-specific, ku veprat janë krijuar në raport të drejtpërdrejtë me historinë, arkitekturën dhe karakterin e hapësirës ku prezantohen. Përmes kësaj qasjeje, studentët kanë eksploruar mënyrat se si hapësira mund të shndërrohet në bartëse të kujtesës, përvojave dhe narrativave të ndryshme.

Punimet e ekspozuara ndërtojnë ura komunikimi ndërmjet vendit, kujtesës dhe shikuesit, duke përdorur një gamë të gjerë mediumesh bashkëkohore, si ndërhyrje hapësinore, zë, reflektim, video dhe materiale të ndryshme artistike. Çdo instalacion paraqet një interpretim unik të marrëdhënies ndërmjet individit dhe hapësirës, duke ftuar publikun të reflektojë mbi mënyrën se si vendet ruajnë gjurmë të së kaluarës dhe ndikojnë në perceptimin tonë të së tashmes.

Përmes kësaj ekspozite, studentët dëshmojnë aftësitë e tyre kreative dhe konceptuale në fushën e instalacionit, duke sjellë projekte që sfidojnë format tradicionale të ekspozimit dhe krijojnë përvoja të drejtpërdrejta e interaktive për vizitorët.

Continue Reading

Kulturë

Flaka Goranci mahnit publikun në Hamburg me koncertin “Jehona e Origjinës”

Published

on

Artistja Flaka Goranci ka mbajtur një koncert të veçantë në Hamburg të Gjermanisë, ku prezantoi projektin e saj muzikor “Jehona e Origjinës” para një publiku të gjerë.

Mbrëmja u karakterizua nga emocione të forta, atmosferë e ngrohtë dhe interpretim artistik që u prit me entuziazëm nga të pranishmit.

Pas koncertit, Goranci shprehu mirënjohje për publikun dhe organizatën “Kosova in Hamburg” për mbështetjen në realizimin e ngjarjes, duke theksuar se ngrohtësia dhe reagimi i audiencës e bënë këtë natë të paharrueshme.

Ajo premtoi se do të rikthehet sërish në Hamburg, ndërsa koncerti u vlerësua si një dëshmi e fuqisë së muzikës për të bashkuar njerëz dhe kultura përtej kufijve.

Continue Reading

Lajmet

Përurohet Muzeu i Masakrës në Mitrovicë, ruan gjurmët e krimit të vitit 1999

Published

on

Pas gati një dekade përpjekjesh, është përuruar Muzeu i Masakrës në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, në shtëpinë ku në prill të vitit 1999 forcat serbe vranë nëntë civilë shqiptarë.

Objekti, pronë e Mustafë Sahitit dhe i vendosur në territorin e Mitrovicës së Veriut, është shndërruar në një institucion kujtese me investim të Ministrisë së Kulturës në vlerë prej afro 150 mijë eurosh. Restaurimi është realizuar duke ruajtur gjendjen autentike të shtëpisë, ashtu siç kishte mbetur pas luftës, ndërsa tabelat përkujtimore me emrat e viktimave nuk janë prekur.

Ndërhyrjet kryesore janë bërë në hapësirat përreth objektit, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së tij nga dëmtimet e kohës. Shtëpia tashmë është rrethuar me elemente mbrojtëse prej xhami dhe pajisje të tjera që garantojnë ruajtjen afatgjatë të saj.

Në ceremoninë e përurimit, kryeministri Albin Kurti tha se ky projekt përfaqëson një investim në kujtesën kolektive dhe edukimin e brezave të rinj.

“Ky projekt, në vlerë prej afro 150 mijë eurosh, në këtë vend të kujtesës, është investim në vetëdijen historike të shoqërisë sonë dhe në edukimin e brezave të rinj. Sepse pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi të plotë, ndërsa pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme”, deklaroi Kurti.

Përpjekjet për shndërrimin e kësaj shtëpie në muze kishin nisur vite më parë. Në vitin 2019, Komuna e Mitrovicës dhe organizata “Zëri i Prindërve” vendosën gurthemelin simbolik të projektit, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të viktimave dhe qytetarë.

Me këtë rast, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, kishte theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për krimet e luftës, duke e cilësuar muajin prill si një nga periudhat më të dhimbshme në historinë e Kosovës.

Ndërkaq, ish-këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, kishte deklaruar se muzeu do të merrte formën që e meritojnë dëshmorët dhe martirët e kombit, ndërsa Bajram Çerkini, në atë kohë kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve në Mitrovicë, kishte shprehur pakënaqësinë për mungesën e drejtësisë ndaj autorëve të krimit.

Përurimi i Muzeut të Masakrës në Mitrovicë vjen vetëm pak ditë pasi u përurua edhe shtëpia-muze e shkrimtarit Ymer Elshani në Korroticën e Poshtme të Drenasit. Elshani u vra së bashku me familjen e tij dhe 46 civilë të tjerë në Masakrën e Poklekut më 17 prill 1999.

Sipas Ministrisë së Kulturës, këto institucione të kujtesës shërbejnë si pika referimi për ruajtjen e së vërtetës historike dhe për edukimin e brezave të ardhshëm mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në ceremoninë e përurimit të shtëpisë-muze të Ymer Elshanit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje të veçantë për Teuta Elshanin, të vetmen të mbijetuar të familjes, e cila ka ruajtur me përkushtim kujtimet dhe sendet personale të familjarëve të vrarë.

Continue Reading

Të kërkuara