

Sport
Brahimi kërkon dorëheqjen e Bordit të Federatës së Boksit, përgjigjet Krasniqi
Ai ka thënë se ndërhyrje të tilla nuk mund t’i pranojë në punën e tij nga ana e bordit të federatës.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKombëtarja e Kosovës në boks ka mbetur pa trajner pasi Besim Brahimi ka dhënë dorëheqje. Këtë vendim Brahimi thotë se e mori për shkak se ka pasur ndërhyrje direkte nga kryetari i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi në përzgjedhjen e boksierëve për garat ndërkombëtare, por edhe për shkak të mos pagesës me pagë të rregull.
Ai ka thënë se ndërhyrje të tilla nuk mund t’i pranojë në punën e tij nga ana e bordit të federatës dhe se kjo ka sjellë deri në vendimin për dorëheqjen e tij.
“Presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës më është përzier në shumë gjëra, edhe në përzgjedhje. Jam kapërdirë për hatër të boksit, por janë disa gjëra që edhe nuk mundesh më të kapërdihesh dhe pak edhe jam lodhur sepse të punosh për shtatë vite pa pagë, unë e kam bërë këtë. Ne edhe si familje kemi bërë shumë edhe për shtetin e Kosovës, mirëpo jam lodhur në këtë aspekt për shkak se nuk është e drejtë një selektor të punojë pa pagë…Mëditje vetëm kur shkon në ndonjë Kampionat Evropian apo Botëror”, tha Brahimi.
Tutje Brahimi ka thënë se kryetari i Federatës së Boksit Enver Krasniqi, ka caktuar edhe emrat e boksierëve që duhet të marrin pjesë në kampionate evropiane e botërore.
“Kishim për të shkuar në Kampionat Botëror NË Indi, që nuk na lejuan dhe u vendos që të shkojnë vetëm dy boksierë dhe vendosa që t’i dërgojë dy vëllezërit Bajoku, desha ta dërgojë edhe Patriot Behramin, këta tre sepse këta janë që kanë përvojë më të madhe, thanë jo vetëm dy, pastaj në dy ditët e fundit ma sollën një boksier tjetër që i mirë është edhe ai djalë, mirëpo nuk është më i mirë se Patriot Behrami, nuk ka eksperiencë dhe më thanë ;këtë duhet ta marrësh, bordi ka vendosur’. Thash bordi nuk mund të përzihet në punët e mia”, deklaroi Brahimi.
Por kryetari i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje nga ana e tij në përzgjedhjen e boksierëve, derisa ka thënë se Brahimi dëshironte që vetëm boksierët e klubit të tij ta përfaqësonin Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa sa i përket pagës, Krasniqi ka thënë se bordi ka paraparë që trajnerët mund të paguhen ose të marrin mëditje vetëm nëse ka donatorë nga jashtë.
“Dëshira e tij, sa kemi vërejtur kohëve të fundit ka qenë që vetëm klubi i tij ta përfaqësojë Kosovën. Ne në bord kemi vendosur që selektori duhet të jetë selektor i të gjithë Kosovës, jo i vetëm një ekipi…Kemi ankesa prej boksierëve të klubeve të tjera që pyesin ‘pse ne jo’, kështu që duhet dhënë secilit nga një shans…Pagat me kontratë nuk kemi. Nëse kemi donatorë të jashtë, edhe në bord edhe në vendim e kemi që do t’iu japim paga apo mëditje. Derisa Ministria e Sportit mjetet që na i ndanë, i ndanë vetëm për gjërat që i parasheh ajo, ushtrime, udhëtime jashtë vendit të sportistëve dhe trajnerëve, kurse paga nuk lejon të jepen, prandaj ne nuk guxojmë t’i japim pagë atij”, theksoi Krasniqi.
Brahimi ka paralajmëruar se në drejtim të tij dhe të boksierëve ka ardhur një ofertë nga Maqedonia e Veriut dhe se mund të marrin vendim që të largohen nga Kosova për ta përfaqësuar këtë shtet.
“Nëse ky bord, ky president nuk e bëjnë një ndryshim, ose të sjellin të ardhura ose të japin dorëheqje nga kjo punë, unë mund t’i marr sportistët dhe të shkojë për Maqedoninë të boksojë sepse na kanë ofruar pagë shumë të mirë edhe sportistëve edhe mua”, theksoi Brahimi.
Sa i përket kësaj çështje, kryetari i Federatës së Boksit thotë se ky është një vendim i trajnerit dhe se mund të bëjë çfarë të dojë.
“Ai është vendim i tij dhe nëse mendon të shkojë, le të shkojë nuk është problem. Unë mendoj që në Kosovë ka të rinj që janë duke e ndjekur këtë rrugë të sportit dhe sporti as nuk ka filluar as atëherë në ish-Jugosllavi me Mehmet Bugujevcin dhe as nuk do të mbarojë me Besim Brahimin”, ka thënë Krasniqi.
Pas këtyre zhvillimeve, Krasniqi ka bërë të ditur se së shpejti Bordi i Federatës së Boksit do të mblidhet për të emëruar trajnerin e ri të Kosovës.
Sport
Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president!
Published
41 minutes agoon
September 6, 2025By
UBT News
‘Ylli’ i UFC-së, Conor McGregor, synon të kandidojë për president të Irlandës, por përballë tij qëndron një pengesë e madhe: ai nuk ka përmbushur ende kriteret ligjore për t’u futur në listën e kandidatëve.
Kandidatura e tij, e bazuar në një platformë populiste dhe kundër immigracionit, kërkon mbështetjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve që të kontaktojnë këshilltarët lokalë për t’i siguruar nominimin.
McGregor publikoi një video jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin, ku rikonfirmoi qëndrimet kundër politikave aktuale të vendit dhe premtimin për të adresuar rritjen e fëmijëve pa strehë në Irlandë nëse zgjidhet president.
Në mesazhin e shoqëruar me videon, ai u bëri thirrje mbështetësve të kontaktojnë këshilltarët lokalë për t’ia siguruar nominimin.
Sipas ligjit zgjedhor irlandez, çdo qytetar duhet të jetë të paktën 35 vjeç dhe të nominohet nga të paktën 20 anëtarë të Oireachtas (parlamenti i Irlandës) ose nga të paktën katër autoritete lokale për t’u futur në listën zgjedhore.
Yamal shqetëson Barcelonën, dëmtohet në ndeshjen me Spanjën. McGregor, i cili deklaroi se kishte siguruar nominimin, kërkon ndihmë publike për ta arritur këtë. Ai u shpreh se këshilltarët lokalë janë shtylla kurrizore e komuniteteve dhe duhet të përfaqësohen më mirë.
Lajmet
Irlanda e Veriut triumfon ndaj Maltës në kualifikuese të Botërorit 2026
Published
22 hours agoon
September 5, 2025By
UBT News
Një fitore miqësore 3-0 ndaj Maltës erdhi nga Irlanda e Veriut në kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku Jordan Jones, Gavin Whyte dhe Ali McCann shënuan në Austri.
Pjesa më e madhe e ndeshjes u zhvillua në një mënyrë tipike miqësore të fundsezonit dhe nuk pati lojtarë që të spikasnin gjatë gjithë 90 minutave.
Dallasi arriti një fitore si kapiten i Irlandës së Veriut në mungesë të Steven Davis dhe kjo është një përvojë jetësore për lojtarin në formë të mirë të Leeds.
Jones shfrytëzoi mbrojtjen e dobët për të shënuar një gol të hershëm përpara se Josh Magennis të shihte penalltinë e tij të pritej nga portieri i Maltës, Henry Bonello, në një pjesë të parë kryesisht të çrregullt.
Irlanda e Veriut u përmirësua në pjesën e dytë me dy gola në tre minuta.
Fitorja në 90 minuta më në fund erdhi për trajnerin e Irlandës së Veriut, por ishte e pakëndshme ta shikoje në pjesën e parë pavarësisht golit të hershëm.
Pasimi i gabuar i Ferdinando Apap i dha mundësinë Jones dhe anësori i Rangers e shfrytëzoi me një gjuajtje të ulët që e rrëzoi Bonellon përpara se të fluturonte drejt portës.
Bonello u ul për të pritur penalltinë e Magennis në minutën e 21-të – e akorduar për faullin e Kurt Shaw ndaj Whyte – dhe humbja e penalltisë përmblodhi një fillim të vështirë prej 45 minutash nga Irlanda e Veriut.
Malta hyri në ndeshje 127 vende poshtë kundërshtarëve të saj në renditjen botërore, por ata e kaluan pjesën e parë me Joseph Mbong dhe Luke Montebello që u afruan shumë.
Irlanda e Veriut kishte më shumë shpejtësi dhe vendosmëri në rifillimin e ndeshjes dhe Whyte shënoi me shpejtësi nga një pasim i Stuart Dallas për ta bërë rezultatin 2-0 pas 53 minutash.
Pastaj u pasua shpejt nga numri tre, pasi McCann u kap nga Paddy McNair dhe ai dha një gjuajtje të shkathët përtej Bonellos për ta çuar ndeshjen përtej një skuadre të Maltës që po shkatërrohej./S.K/BBC/
Lajmet
Lautaro tejkalon Maradonën me gola për Argjentinën
Published
22 hours agoon
September 5, 2025By
UBT News
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, shënoi si zëvendësues për Argjentinën në fitoren 3-0 ndaj Venezuelës mbrëmë, duke tejkaluar Diego Armando Maradonën dhe duke u bërë golashënuesi i pestë më i mirë me ekipin kombëtar.
Lautaro Martinez kontribuoi në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës mbrëmë, duke shënuar vetëm dy minuta pas futjes së tij nga stoli në pjesën e dytë.
Kapiteni i Nerazzurrëve gjeti rrjetën me një gjuajtje me kokë, duke shënuar golin e tij të 33-të ndërkombëtar dhe duke tejkaluar legjendën e Argjentinës dhe Napolit , Maradonën, i cili kishte shënuar 32 gola.
Siç e vuri në dukje me krenari Interi në faqen e tyre të internetit, vetëm Lionel Messi (114 gola), Gabriel Omar Batistuta (55), Sergio Agüero (41) dhe Hernan Crespo (35) kanë shënuar më shumë gola për Argjentinën sesa Lautaro./S.K/KP/
Lajmet
Kosova organizon garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova 2025”
Published
1 day agoon
September 5, 2025By
UBT News
Në Prishtinë ka nisur gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour of Kosova 2025”, e cila zhvillohet l deri më 6 shtator, nën organizimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Sportit.
Në ceremoninë hapëse mori pjesë Ministri Çeku, i cili u uroi mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës.
Ai theksoi se gara të tilla janë dëshmi e potencialit të madh sportiv që ka Kosova dhe një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030, ku pritet pjesëmarrje e gjerë ndërkombëtare.
“Tour of Kosova 2025” është garë e kategorisë 2.2 të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI). Starti u dha nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, duke vazhduar rrugën nëpër autostradën “Ibrahim Rugova” dhe autostradën “Arbën Xhaferi”.
Në këtë edicion po marrin pjesë 16 ekipe me gjithsej 124 çiklistë nga skuadra elitare evropiane, duke garantuar garë të fortë dhe spektakël sportiv./S.K/EO/

Një tjetër surprizë! Justin Bieber publikon albumin e ri

Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president!

Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

Si të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët?

A ka Meghan Markle një vajzë sekrete? Dukesha u përgjigjet thashethemeve

Google shmang shitjen, por duhet të ndajë të dhëna me rivalët

Ecin dorë për dore! Zoe Kravitz dhe Harry Styles fotografohen në Brooklyn

Cilat Janë llojet më të mira të Aloe Verës, bimës së mrekullueshme?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës