Sport

​Botërori rikthehet fuqishëm, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë

Në fakt sot do të mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të këtij kompeticioni.

Published

on

Kampionati Botëror i futbollit që po zhvillohet në Katar rikthehet sot pas një pauze dyditore me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante. Në fakt sot do të mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të këtij kompeticioni.

Nga ora 16:00 në “Education City Stadium” do të ballafaqohen Kroacia me Brazilin, një sfidë kjo që premton spektakël duke pasur parasysh stilin e lojës që e aplikojnë.

Brazili do të jëtë në këtë ndeshjes ma Jesus, Telles dhe Alex Sandro për shkak të lëndimeve, kurse te Kroacia mungojnë Sosa dhe Stanisic.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në mbrëmje, përkatësisht nga ora 20:00. Në “Lusail Iconic Stadium” Holanda do të ballafaqohet me Argjentinën.

Lautaro Martinez, Papu Gomez dhe De Paul nuk do të jenë në gjendje ta ndihmojnë Messin me shokë për shkak të lëndimeve, kurse te Holanda mungon vetëm Sefan De Vrij.

Sport

Dukagjini vazhdon krizën e thellë të Prishtinës

Published

on

By

Dukagjini ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Altin Merlaku duke ia siguruar tri pikë të reja skuadrës së trajnerit Ismet Munishi.

Kjo humbje e zhytë në krizë edhe më të thellë Pirshtinën e cila në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy humbje duke mbetur në kuotën e 31 pikëve në pozitën e gjashtë, aq sa tani ka edhe Dukagjini në pozitë më poshtë, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Dritën, teksa prishtinasit përballen me Gjilanin.

Continue Reading

Sport

​Duka thyen heshtjen për Etnik Brrutin

Published

on

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për herë të parë në lidhje me kalimin e Etnik Brrutit nga Kosova tek Shqipëria që ngjalli reagime të shumta në Kosovë.

I pari i FSHF-së ka thënë se dera e kombëtares është e hapur për të gjuthë.

“Kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria (rasti i Brrutit) – Pashë një status të babait të lojtarit dhe mendoj që ishte i duhuri. Akuza për mua apo FSHF-në ka në të dyja drejtimet, pse e keni marrë këtë lojtar apo pse nuk e keni marrë. Edhe kur i merr, edhe kur nuk i merr, gjysma e njerëzve janë pro dhe gjysma kundër. Nëse je i bindur që ke bërë më të mirën, duhet të vazhdosh ta bësh. A e kam marrë unë Brrutin? Unë jam një nga ata që vendos për politikat e FSHF-së dhe një nga politikat tona është që dera e Kombëtares është e hapur për këdo. Ne marrim vetëm futbollistët shqiptarë, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne”, ka thënë Duka.

“Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Evropës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore”, ka thënë Duka.

Continue Reading

Sport

​Enrique: Edhe Liverpooli e meritoi kualifikimin tutje

Published

on

By

Trajneri i Paris St Germain, Luis Enrique tha se skuadra e tij dhe Liverpool meritonin një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Spanjolli u ndie krenar për mënyrën sesi skuadra e tij u rikthyer nga një gol në disavantazh pas ndeshjes së parë të javës së kaluar për eliminuar Liverpoolin pas fitores 4-1 në penallti në “Anfield Road”.

“Të dyja skuadrat e merituan të shkonin në fazën tjetër, ata luajnë më mirë se ne këtu, por mendoj se skuadra ime në “Anfield”, në një stadium të veçantë, tregoi personalitet dhe karakter të madh ”, tha ai.

“Ne u përpoqëm të luanim më të mirën tonë, por ishte e vështirë pasi ato janë kaq intensiv. Të dyja skuadrat meritonin të kualifikoheshin”, shtoi Enrique pas ndeshjes.

Liderët e Ligue 1 PSG nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve, duke humbur nga Bayern Munich në finalen e vitit 2020, ndërsa fituesi i 2019-ës Liverpool u konsiderua si favorit për të avancuar pasi kryesoi tabelën në fazën e ligës me tetë ndeshje.

“Kur shorti na tregoi për ndeshjen kundër Liverpool-it dhe PSG-së, të dy trajnerët menduan të njëjtën gjë – një nga ndeshjet më të mira që mund të shikoni në Evropë ”, tha Luis Enrique. “Mendoj se të dyja skuadrat ishin të shkëlqyera.

Continue Reading

Sport

Trajneri i Liverpoolit tregon arsyen e humbjes nga PSG

Published

on

By

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, e quajti eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve nga Paris Saint-Germain të martën si “ndeshja më e mirë” në të cilën ai ka qenë i përfshirë, por pranoi se liderët e Premierligës nuk kishin fat në gjuajtjen e penalltive.

PSG kishte dominuar ndeshjen e parë një javë më parë, por erdhi në “Anfield” me disavantazh 1-0 pasi Harvey Elliott rrëmbeu fitoren për “Reds” në “Parc des Princes”.

Rolet u ndryshuan të martën pasi Slot mbeti duke u ankuar pasi goli i Ousmane Dembele në minutën e 12-të ishte i vetmi i realizuar brenda 90 minutave të rregullta, derisa as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati.

PSG më pas triumfoi 4-1 me penallti pasi DarWin Nunez dhe Curtis Jones panë goditjet e tyre të mbrojtura nga Gianluigi Donnarumma.

“Ishte loja më e mirë e futbollit në të cilën jam përfshirë ndonjëherë. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, veçanërisht nëse e krahasoni me javën e kaluar ,” tha Slot pas ndeshjes.

“Kishte gjithçka që doje nga një lojë. Nga perspektiva e Liverpool-it, ne mund të kishim dashur të paktën një barazim pas 90 minutash . Ne po krijonim raste dhe më pas ishim në disavantazh 1-0. Ishim pa fat pas javës së kaluar”, shtoi ai.

Liverpooli kryesoi tabelën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi shtatë ndeshjet e para. Slot, megjithatë, vuri në pikëpyetje nëse formati i ri shpërblen përfundimin në krye pasi u çiftua me një nga skuadrat më të mira evropiane në 16-shen e fundit.

“Ne dalim në një mënyrë që e impresionuam Evropën, por është diçka që duhet marrë parasysh se sa ia vlen të përfundosh i pari në tabelën e ligës nëse përballesh me PSG-në në raundin tjetër ”, shtoi holandezi.

“Sigurisht që është një tronditje te eliminohesh. Mund të them se sezonin e kaluar ne nuk ishim të përfshirë në Champions League, dy sezone më parë dolëm kundër Madridit duke humbur 5-2 në shtëpi”, tha në fund ai.

Continue Reading

Të kërkuara